Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Irani nuk përmbush detyrimet, miratohet rezoluta ndëshkuese në OKB
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Irani nuk përmbush detyrimet, miratohet rezoluta ndëshkuese në OKB
BoteLajmi i fundit

Irani nuk përmbush detyrimet, miratohet rezoluta ndëshkuese në OKB

Published: June 12, 2025
Shpërndaje

Agjencia e OKB-së për Energjinë Atomike doli të enjten në përfundimin se Irani nuk po përmbush detyrimet e tij me programin bërthamor, për herë të parë në 20 vjet.

Lëvizja mund të çojë në rritjen e tensioneve dhe të vërë në punë mekanizmat për rivendosjen e sanksioneve të OKB-së ndaj Republikës Islamike më vonë gjatë vitit.

19 vendet anëtare të bordit të Agjencisë së OKB-së votuan pro rezolutës, sipas disa diplomatëve që folën në kushte anonimati për të përshkruar rezultatin e votimit të mbajtur me dyer të mbyllura.

Gjatë procesit, Rusia, Kina dhe Burkina Faso e kundërshtuan rezolutën, 11 abstenuan, ndërsa 2 vende nuk votuan.

- Publicitet -

Teherani iu përgjigj menjëherë Agjencisë duke deklaruar se do të ngrejë një impiant të ri për pasurimin e uraniumit, në një “lokalitet të sigurt”.

“Republika Islamike e Iranit nuk ka rrugë tjetër veçse t’i përgjigjet kësaj rezolute politike”, deklaroi Ministria e Jashtme iraniane në një komunikatë.

Në rezolutën e Agjencisë, e cila është parë nga disa media, bordi i saj përsërit thirrjen drejtuar Iranit që të japë pa asnjë vonesë përgjigje për hetimin afatgjatë mbi pasurimin e uraniumit.

Fuqitë perëndimore dyshojnë se gjurmët e uraniumit, të konstatuara në disa lokalitete të vendit të Lindjes së Mesme, provojnë se Republika Islamike ka një program bërthamor të fshehtë.

Rezoluta e miratuar u propozua nga Franca, Gjermania, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara.

Në Bruksel, Komisioni Evropian shprehu mbështetjen për përmbajtjen e dokumentit dhe i kërkoi Iranit të rivendosë menjëherë bashkëpunimin me Agjencinë e OKB-së dhe të përmbushë detyrimet e tij.

i.b./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Phoenix says:
    June 13, 2025 at 8:01 am

    Ne vend qe OKB te merret me krimet kunder njerezimit dhe holokaustin qe po ben Izraeli, merret me armet e Iranit si dikur me armet kimike te Sadamit, qe nuk u gjeten kurre. Me sa duket OKB eshte dyqan i Cifuteve Internacionaliste. Po c’fare pret, kur OKB u krijua dhe ndertua mbi nje toke te dhuruar ne Manhattan nga David Rockefeller, i cili ishte nje kripto Hebre dhe dashnorja Amerikane e Rothschildeve.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Vendimi i Sylvinhos, ish-trajneri i Kombëtares refuzoi kthimin te klubi i njohur brazilian
  • Milan Radoiçiç shfaqet krah djalit të Vuçiçit në tubimin e SNS-së në Serbi
  • Goditën me vezë makinën e Ramës, Gjykata shpall të paligjshëm arrestimin e dy aktivistëve
  • I shoqëruar nga senatorë, ambasadori i SHBA-ve shkon në SPAK
  • Jared Kushner flet për projektin e Zvërnecit

Komentet e Fundit

  1. ANA on Dorën në zjarr!
  2. SHKODRANI on VIDEO: Jo çdokush është i denjë t’i rri afër, kryeministri paraqet veten si luan që komunikon me Zotin
  3. Deni on Aksidentohet gazetarja e emisionit Fiks Fare që u konfliktua në rrugë me Belinda Ballukun
  4. epo kjo pune on Dorën në zjarr!
  5. Q'ashtu osht... on Dorën në zjarr!

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?