Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: 28 Nëntori mes festës dhe protestës, shqiptarët sot në shesh kundër Ramës, RENEA dhe policia në terren
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > 28 Nëntori mes festës dhe protestës, shqiptarët sot në shesh kundër Ramës, RENEA dhe policia në terren
KronikeLajmi i fundit

28 Nëntori mes festës dhe protestës, shqiptarët sot në shesh kundër Ramës, RENEA dhe policia në terren

Published: November 28, 2026
Shpërndaje

Në Ditën e Pavarësisë, studentë, qytetarë dhe shqiptarë nga brenda e jashtë vendit pritet të mblidhen sot në Tiranë për të protestuar kundër qeverisë.

Tubimi është paralajmëruar të zhvillohet përpara Ministrisë së Arsimit, nga ku pjesëmarrësit pritet të marshojnë drejt godinës së Kryeministrisë. Në disa prej njoftimeve të publikuara në rrjetet sociale është bërë thirrje për nisjen e protestës në orën 10:00, ndërsa në të tjera në orën 12:00.

Prej disa ditësh, organizatorët dhe protestuesit kanë bërë thirrje për pjesëmarrje masive në tubim, ndërsa ndër kërkesat e tyre është edhe dorëheqja e kryeministrit Edi Rama.

- Publicitet -

Në kuadër të zhvillimit të protestës, Policia e Shtetit ka ndërmarrë masa të shtuara për garantimin e rendit dhe sigurisë publike. Sipas raportimeve të fundit, mbi 2500 efektivë policie, përfshirë edhe punonjës policie me veshje civile, pritet të angazhohen në terren.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka zhvilluar një takim me drejtuesit e strukturave përkatëse, gjatë të cilit janë dhënë udhëzimet për mbarëvajtjen e tubimit dhe është hartuar plani i masave.

Efektivëve mësohet se u është kërkuar të ruajnë qetësinë, të mos bien pre e provokimeve të mundshme dhe të veprojnë në përputhje me ligjin.

RENEA dhe FNSH në gatishmëri

Në planin e masave janë përfshirë efektivët e gjashtë komisariateve të kryeqytetit, të cilët do të mbështeten edhe nga strukturat policore të Vorës dhe Krujës.

Në gatishmëri do të jenë Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH), reparti special RENEA, njësitë “Shqiponja” dhe Policia Rrugore. Gjithashtu, janë parashikuar edhe automjetet ujëhedhëse, të cilat mund të përdoren në rast të përshkallëzimit të situatës dhe akteve të dhunshme.

Nën masa të shtuara sigurie do të jenë institucionet kryesore, përfshirë Ministrinë e Arsimit, Kryeministrinë, Kuvendin dhe selinë e Partisë Socialiste.

Kontrolle të shtuara në kufi, angazhohet edhe Antiterrori

Vëmendje e veçantë do t’u kushtohet edhe pikave të kalimit kufitar me Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut, pas informacioneve për pjesëmarrjen e mundshme në protestë të grupeve të organizuara nga këto vende.

Në kontrollet kufitare mësohet se do të angazhohen edhe strukturat e Antiterrorit, në bashkëpunim me Policinë Kufitare.

Sipas burimeve policore të cituara në raportime, kontrollet synojnë identifikimin e personave që kanë bërë thirrje për dhunë apo për të cilët disponohen informacione se mund të përbëjnë rrezik për rendin dhe sigurinë publike.

Angazhimi i forcave policore në terren është parashikuar të nisë që prej orës 07:00 të mëngjesit.

Vëmendja e Policisë Rrugore do të përqendrohet kryesisht në Rrugën e Durrësit dhe në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ndërsa kufizimet dhe devijimet e qarkullimit të automjeteve do të përcaktohen në varësi të itinerarit që do të ndjekin protestuesit.

Masat e shtuara të sigurisë vijnë pas incidenteve të regjistruara gjatë protestave të mëparshme studentore, të cilat në disa raste janë shoqëruar me përplasje mes protestuesve dhe forcave të rendit.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 28 Nëntori mes festës dhe protestës, shqiptarët sot në shesh kundër Ramës, RENEA dhe policia në terren
  • Rubio uron shqiptarët për 28 Nëntorin: SHBA dhe Shqipëria, partnerë të fortë
  • Ministër apo Kryeministër? Saimir Tahiri publikon përgjimin
  • Rama uron shqiptarët: Me 28 Nëntorin më të afërt me Europën e Bashkuar, ju uroj fundjavë të gëzuar
  • Horoskopi 28 Nëntor 2026, zbuloni parashikimin e yjeve për ditën e sotme

Komentet e Fundit

  1. Ernesti on Vlora në nëntor 1912 sipas kujtimeve të Eqerem Vlorës
  2. pacienti qe s’vjedh dot on Në një model socialist, shëndetësia matet me nevojën e pacientit, jo me trashësinë e portofolit
  3. Rebeluesi on Mediat ndërkombëtare i drejtohen SPAK për Sazanin dhe Zvërnecin, kërkojnë dosjen e Artur Shehut
  4. Populli vulos on Në një model socialist, shëndetësia matet me nevojën e pacientit, jo me trashësinë e portofolit
  5. BARSALETA on A kanë ekzistuar Eva dhe Adami? Një udhëtim nga Shkenca, te mendja e Krijuesit

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?