Kryeministri Edi Rama ka publikuar një fotografi nga Vlora për 114-vjetorin e shpalljes së Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë me 28 Nëntor.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, kreu i qeverisë ka përcjellë një urim për qytetarët shqiptarë, duke e lidhur festën kombëtare me aspiratën europiane të vendit.
“Mirëmëngjes dhe me 28 Nëntorin më të afërt me Europën e Bashkuar, ju uroj fundjavë të gëzuar”, shkruan Rama.
j.l./ dita
