Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: 28 Nentori/ Veliaj me kryetarët e bashkive shqiptare: Sot jemi në ditët tona më të mira
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Komunitet > 28 Nentori/ Veliaj me kryetarët e bashkive shqiptare: Sot jemi në ditët tona më të mira
Komunitet

28 Nentori/ Veliaj me kryetarët e bashkive shqiptare: Sot jemi në ditët tona më të mira

Published: November 28, 2024
Shpërndaje

Pak para  nisjes së Paradës së Shqiptarëve, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në një takim kryetarët, nënkryetarët dhe kryetarët e këshillave komunalë anëtare të Unionit të Bashkive Shqiptare në Rajon, si dhe përfaqësuesit nga komunat arbëreshe.

Në fjalën e tij, Veliaj theksoi rëndësinë e bashkimit dhe bashkëpunimit mes shqiptarëve kudo që ndodhen, si një akt patriotik që forcon themelet e kombit tonë. Ai theksoi se sot shqiptarët po jetojnë ditët e tyre më të mira.

“Sot nuk kërkohet, ashtu si Isa në vakt, që të kalojmë malet. Sot nuk kërkohet që të marrim pushkën dhe të luftojmë. Sot jemi në ditët tona më të mira, jo në ditët tona perfekte, por në ditët tona më të mira. Shqipëria është një vend që do të jetë ndoshta anëtari i ardhshëm i BE-së, Kosova është e lirë dhe e pavarur, sot kemi mundësi të lëvizim dhe të takohemi me njeri-tjetrin, mundësi që  nuk i kemi pasur më përpara. Tirana përpara 2 vitesh ishte Kryeqyteti Europian i Rinisë, vjet ishte Kryeqyteti i Sportit, sivjet ka drejtuar gjithë bashkitë e Ballkanit me B-40 dhe në vitin tjetër Tirana do të jetë Kryeqyteti i Kulturës. Sot jemi në ditët tona më të mira, ndaj është e rëndësishme të kuptojmë nga kemi ardhur edhe të frymëzohemi ku duam që të shkojmë” u shpreh kryebashkiaku.

- Publicitet -

Veliaj solli në vëmendje frymën e bashkimit që ka karakterizuar shqiptarët në momente historike, duke përmendur një episod nga shpallja e pavarësisë së Shqipërisë. Ai e cilësoi këtë moment si një shembull të qartë se progresi dhe puna për të mirën e përbashkët duhet të vazhdojnë pavarësisht sfidave dhe kufizimeve.

“Teksa shoh kaq miq nga Kosova, duke filluar nga Përparimi në Prishtinë deri te kolegët nga Mitrovica, m’u kujtua historia e Isa Boletinit teksa rrugëtonte për në Vlorë. Është kjo historia e atyre që vendosin gjithmonë qëllimin mbi përfaqësimin personal, mbi prezencën personale, mbi ambicien personale. Dhe fakti që të gjithë delegatët e Kosovës thanë njëzëri: Vazhdoni me pavarësinë se nuk pret ajo punë derisa të vijnë të gjithë të ftuarit. Është një shembull i asaj urgjence që ne kemi për punët që nuk presin. Sot ndoshta jo të gjithë kanë pasur mundësi të vijnë, ama festa do të vazhdojë edhe për ta. Nesër ndoshta jo të thotë do të jenë të mundur për punë, por puna do të vazhdojë edhe për ta. Ndoshta pasnesër ndoshta jo të gjithë janë gati për progresin, por progresi duhet të ecë përpara, duhet të vazhdojë edhe për ta. Ju falenderoj me gjithë zemër që jeni këtu”, tha ai.

Në mënyrë të veçantë, Veliaj falënderoi përfaqësuesit arbëreshë, të cilët kanë ruajtur gjuhën, kulturën dhe traditat shqiptare. “Dua të falënderoj të gjithë po i quaj tani delegatë, ashtu siç i quante Ismail Qemali, të gjithë delegatët që na kanë ardhur nga vist tona arbëreshe, kështu që faleminderit shumë, një duartrokitje për të gjithë miqtë arbëreshë që prej 500 vitesh ruajnë gjuhën, ruajnë kulturën, ruajnë ritet tona. Ju falënderoj me zemër që që jeni këtu kaq të shumtë dhe jeni bërë pjesë kaq e fortë e komunitetit tonë” tha ai.

Veliaj vuri theksin te roli kyç i Unionit të Bashkive Shqiptare, duke theksuar se ky organizëm përfaqëson shumicën e shqiptarëve, duke i cilësuar kryetarët e bashkive si ambasadorë të progresit dhe dinjitetit kombëtar. “Sot ky union, bashkimi ynë, përfaqëson shumicën e qytetarëve që kanë kombësi shqiptare. Kjo do të thotë që shumica e shqiptarëve qeverisen prej zyrave tuaja, prej vendimeve tuaja, prej skuadrave tuaja. Kjo do të thotë që keni përsipër një mision të jashtëzakonshëm, për t’i dhënë dinjitet kombit tonë, pavarësisht kufijve shtetërorë, pavarësisht ndarjeve kufitare për t’i dhënë secilës hapësirë ku jetojnë shqiptarët, ku studiojnë nxënësit tanë, ku pensionojnë të moshuarit tanë, ku kalojnë kohë në universitet, ku mjekohemi në spitale, ku shëtisim në parqe, në secilën prej hapësirave që prek dora jonë, le të jetë kjo me dinjitet dhe të jetë kjo një vepër patriotike” shtoi Veliaj.

Takimi u zhvillua në kuadër të aktiviteteve festive që po zhvillohen në Tiranë.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  • Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?
  • VIDEO: Kur protesta flet me gjuhën e dashurisë
  • E FUNDIT: Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri
  • Deklarata e Wizz Air mbi Marrëveshjen për Reformën e të Drejtave të Pasagjerëve Ajrorë në BE

Komentet e Fundit

  1. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  2. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  3. Pensionisti i Porcelanit on Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?
  4. Valbona on Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  5. Deni on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?