Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: 32 studentë nga Europa në Kolegjin e Europës në Tiranë, Veliaj jep lajmin e mirë: “Tre bursa për të rinjtë ekselentë shqiptarë”; Ambasadori i BE: “Shqipëria është Europë”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Uncategorized > 32 studentë nga Europa në Kolegjin e Europës në Tiranë, Veliaj jep lajmin e mirë: “Tre bursa për të rinjtë ekselentë shqiptarë”; Ambasadori i BE: “Shqipëria është Europë”
Uncategorized

32 studentë nga Europa në Kolegjin e Europës në Tiranë, Veliaj jep lajmin e mirë: “Tre bursa për të rinjtë ekselentë shqiptarë”; Ambasadori i BE: “Shqipëria është Europë”

Published: September 7, 2024
Shpërndaje

U mirëpritën dje, në Kampusin e Kolegjit të Europës në Tiranë, 32 studentët nga 21 vende të ndryshme të Europës, të cilët do të studiojnë në kryeqytetin shqiptar gjatë vitit akademik 2024-25. Në ceremoninë e përurimit të Kampusit të Kolegjit, me seli në godinën “Liria” pranë Qytetit Studenti, mori pjesë Ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, Rektorja e Kolegjit të Europës, Federica Mogherini dhe ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manasterliu.

Në fjalën e rastit, kryebashkiaku Veliaj dha lajmin se, Bashkia e Tiranës, përveç kontributit në krijimin e kushteve të mira për studentët, ka kontribuuar me tre bursa për tre të rinj ekselentë shqiptarë. “Shekullit të 21, gjithnjë e më shumë po i referohemi si shekulli i qyteteve. Pra, njerëzit thonë “Kolegji i Tiranës”, jo më “Kolegji në Republikën e Shqipërisë”. Ne i lidhim këto ngjarje me qytetet, më shumë se sa me shtetet. Prandaj, edhe vendosëm që, përveç ndihmës në krijimin e infrastrukturës së kolegjit, të kontribuojmë edhe me tre bursa”, u shpreh ai.

Veliaj ftoi studentët të bëhen pjesë e aktiviteteve kulturore, që do të zhvillohen në Tiranë vitin e ardhshëm, kur kryeqyteti shqiptar mban titullin “Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut”. “Dy vite më parë ne ishim Kryeqyteti Europian i Rinisë; vitin e kaluar ishim Qyteti Europian i Sportit. Këtë vit kemi presidencën e B40, rrjeti më i madh i kryebashkiakëve të Ballkanit. Por, vitin e ardhshëm, do të jemi Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës, ndaj mezi pres që disa prej jush t’i bashkohen ekipit”, tha kryebashkiaku.

- Publicitet -

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Silvio Gonzato tha se Shqipëria është pjesë e Europës. “Nuk është vetëm një realitet i ri akademik, që ndodh në Tiranë, por ka të bëjë me sjelljen e Bashkimit Europian këtu në Shqipëri dhe këtu në rajon. Ne përdorim një slogan në Delegacionin Europian: “Europa është këtu”. Në fakt është i gabuar sepse duhet të jetë: “Bashkimi Europian është këtu”, pasi Europa është tashmë këtu, sepse Shqipëria është Europë”, tha Gonzato.

Ndërsa, ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu theksoi se hapja e Kolegjit në Tiranë e vendos Shqipërinë në hartën e vendeve që ofrojnë standarde të larta arsimore. “Hapja e Kolegjit të Europës në Tiranë e vendos Shqipërinë në hartën e vendeve që ofrojnë standarde të larta arsimore, duke siguruar një mundësi të re për studentët shqiptarë dhe ata të rajonit. Me Kolegjin e Europës, Europa është këtu. Dëshiroj të shfrytëzoj këtë moment për të falënderuar të gjithë ata që u bënë pjesë e kësaj sfide: Së pari, Bashkimin Evropian dhe Komisionin Evropian për mbështetjen, Kolegjin e Europës për pranimin e ftesës për të vendosur praninë e tij në Tiranë, duke njohur potencialin që ka Shqipëria dhe ndikimin e saj në rajon”, u shpreh ajo.

32 studentët që janë pjesë e Kolegjit të Europës, i cili do të çelë dyert për herë të parë në Tiranë, do të ndjekin studimet në fushën e Transformimeve Europiane dhe Studimet e Integrimit (ETI).

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Dy fjalë për nënkryetarucët e PS-së
  • SPAK: Padia ne Itali ndaj Dumanit, manovër procedurale
  • Prokuroria e Vlorës nis hetimet për punime të paligjshme në Zvërnec
  • Historia e mercenarit që u bë vrasës me pagesë
  • E rrallë: Humbet portofolin në tren, i kthehet me të gjitha paratë brenda pas postimit të nënës

Komentet e Fundit

  1. KTH S on 302 milionë dollarë për mbrojtjen, SHBA ratifikon marrëveshjen me Shqipërinë
  2. Anonymous on 534 shkencëtarë nga 32 vende i kërkojnë qeverisë Rama të ndalojë projektet në deltën e Vjosës
  3. Populli fukara on Bashki që shkrihen, qytete private që ngrihen
  4. Fshatari on Skënder Brataj për Edvin Priftin: Një narcist sociopatik, skizofren patologjik
  5. Socialisti i zhgenjyer on Bashki që shkrihen, qytete private që ngrihen

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?