Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar:
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Investigim >
Investigim

Published: November 25, 2026
Shpërndaje

​I nderuar Zoti Ambasador,

Pikë së pari, mirë se erdhët në Shqipëri. Ne të DITA-s jemi tradicionalë. Mikun e respektojmë dhe e nderojmë në krye të oxhakut, por zot shtëpie jemi vetë. Pritëm sa të shlodheshit nga rruga e të pastronit pluhurin e saj nga këpucët për t’ju uruar mirëseardhjen. Meqë jemi te tradita, e cila thotë se fjalët e shumta janë fukarallëk, po hyjmë drejt e në temë.

Zoti Ambasador,

- Publicitet -

Prej ditës së parë që keni mbërritur në Tiranë, keni shkuar tri herë në SPAK. Dhe padyshim që duhet të shkoni edhe më shpesh. Ne jemi nga ata që e kemi mbështetur SPAK-un në të mirë e në të keq, sepse e shohim si investimin amerikan për shqiptarët, shpresën pas vitesh të gjata errësire, një projekt mbi 100 milionë dollarë që vendi juaj, dashamirës i Shqipërisë prej më shumë se një shekulli, e ka mbështetur.

Gjatë muajve kur ju nuk keni qenë në Tiranë, kemi botuar disa investigime që kanë rënë në veshë të shurdhër, ndaj sot duam t’i riprezantojmë përfundimet e tyre, bashkë me disa gjetje të reja, në formën e pyetjeve të drejtpërdrejta për kreun e BKH-së, z. Joni Keta.

Dje, në sallën e SPAK-ut, përballë Kryeprokurorit Klodian Braho dhe Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit, Joni Keta, ju mbajtët një fjalim të qartë. Folët për rrjetet që sjellin kokainën nga kartelet e Amerikës së Jugut në Evropë. Folët për kompanitë amerikane që largohen kur tenderat dhe kontratat manipulohen. Folët për paratë kriminale dhe kompanitë guackë. Dhe e mbyllët me një apel të prerë: “Ndiqni provat. Ndiqni paratë. Bazojini vendimet tuaja vetëm te provat dhe ligji, kurrë në bazë të pozicionit, lidhjeve apo rëndësisë së një personi.”

Në emër të këtij standardi dhe në emër të të vërtetave të botuara që nuk morën asnjë reagim institucional kur ende nuk ishit këtu, po ngremë publikisht, këtë herë në vëmendjen tuaj, këto pyetje për kreun e BKH-së:

1. Rreth karteleve të drogës dhe trafikut ndërkombëtar:

A ka qenë kunati i Drejtorit të BKH-së, shtetasi Alban Peza (bashkëshorti i motrës së tij, Stela Keta), i dënuar në Greqi në vitin 1999 për trafikim ndërkombëtar narkotikësh, në një episod të organizuar dhe dokumentuar nga DEA ku u kapën 50 kilogramë heroinë e pastër?

2. Rreth kontrabandës dhe pengmarrjes:

A ka qenë po ky kunat i Drejtorit të BKH-së i arrestuar në Shqipëri deri në vitin 2004 për kontrabandë nafte dhe për heqje të paligjshme të lirisë (pengmarrje)?

3. Rreth kompanive amerikane të dëbuara dhe arbitrazheve:

Dje ju deklaruat se kur praktikat e biznesit janë korruptive dhe kontratat shkelen, ofertuesi amerikan tërhiqet dhe Shqipëria humbet. A jeni në dijeni se po kunati i kreut të BKH-së, përmes kompanisë Anio Oil & Gas dhe manovrave përmbarimore në bashkëpunim me ish-ministrin Damian Gjiknuri, “zhduku” nga fusha e naftës investitorët amerikanë të GBC Oil, një aferë që i kushtoi buxhetit të shtetit shqiptar 13 milionë euro dëmshpërblim në Arbitrazhin Ndërkombëtar dhe kallëzimin e KLSH-së që u mbyll në mënyrë të dyshimtë në SPAK?

4. Rreth lidhjeve me trafikun e kokainës nga Amerika Latine:

Çfarë e lidh Drejtorin e BKH-së dhe kunatin e tij Alban Peza me personazhin e njohur të trafikimit të kokainës në sasi të mëdha nga Amerika Latine drejt Evropës, të njohur si “Tor Lushnjari”?

5. Rreth takimeve të pashpjeguara:

A është takuar personalisht Drejtori i BKH-së, në mënyrë periodike, në një lokal në periferi të Tiranës me njeriun e afërt të “Torit”, dhe çfarë është biseduar në këto takime që zgjasin me nga 45 minuta?

6. Së fundmi, rreth vetë meritokracisë:

A e dini se në dosjen zyrtare të garës për kreun e BKH-së (Vendimi nr. 24, datë 28.07.2025), z. Joni Keta nuk ka dalë i pari, por i parafundit (i 6-ti nga 7 kandidatë) me 69.99 pikë, plot 24.33 pikë më pak se kandidati i renditur i pari (Gentian Ndoi me 94.32 pikë) dhe me rezultatin më të dobët në testimin e zgjeruar me shkrim (vetëm 15.33 pikë)?

Dhe se ky rezultat u përmbys në KLP, ku babai i tij, prokurori Hysen Keta, mban detyrën e Këshilltarit të Etikës pranë kolegëve dhe miqve të tij të vjetër?

​Zoti Ambasador, këto pyetje kemi ne sot për Jonin, në emër të atyre parimeve të drejtësisë së barabartë që ju artikuluat dje me kaq forcë. E dimë që mund të mbeten pa përgjigje, por ne do të pyesim sërish, për të gjithë ata që mendojnë se do vazhdojnë t’i fusin shkopinj nën rrota progresit të Shqipërisë.

Me respekt,
Redaksia e Gazetës DITA

Foto shoqëruese: Ambasadori i SHBA-së, z.Eric Wendt, mes drejtuesit të SPAK-ut, z.Klodian Braho, dhe kreut të BKH-së, z.Joni Keta, pas takimit të djeshëm

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • (no title)
  • Shoqatat e transportit urban në protestë, nesër në mëngjes kyçen autobusët
  • “Askush s’është mbi ligjin”, Rama flet nga Brukseli për Ballukun
  • Çfarë ka patur parasysh dje në SPAK ambasadori amerikan kur foli për manipulimin e tenderave dhe pabarazinë përpara ligjit?
  • VIDEO: “Të derdhen në sheshe në 28 maj”… Apo në 28 nëntor?

Komentet e Fundit

  1. ANA on Çfarë ka patur parasysh dje në SPAK ambasadori amerikan kur foli për manipulimin e tenderave dhe pabarazinë përpara ligjit?
  2. demo on Çfarë ka patur parasysh dje në SPAK ambasadori amerikan kur foli për manipulimin e tenderave dhe pabarazinë përpara ligjit?
  3. SKRAPI i Berishes on Çfarë ka patur parasysh dje në SPAK ambasadori amerikan kur foli për manipulimin e tenderave dhe pabarazinë përpara ligjit?
  4. Sahati on VIDEO: “Të derdhen në sheshe në 28 maj”… Apo në 28 nëntor?
  5. fery on VIDEO: “Të derdhen në sheshe në 28 maj”… Apo në 28 nëntor?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?