Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: 400 mln euro nga buxheti i shtetit për Portin e Durrësit, Rama: Ne nuk i bëjmë këto për xhepin tonë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > 400 mln euro nga buxheti i shtetit për Portin e Durrësit, Rama: Ne nuk i bëjmë këto për xhepin tonë
Lajmi i funditPolitike

400 mln euro nga buxheti i shtetit për Portin e Durrësit, Rama: Ne nuk i bëjmë këto për xhepin tonë

Published: March 22, 2024
Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama u shpreh dje në “Opinion” se ndërtimi i Portit tregtar në Durrës do të financohet nga shteti. Sipas tij, ka pasur dy opsione, e para t’ua jepnin të huajve, por që shteti nuk do ishte pronare dhe opsioni i dytë ta investojë vetë shteti. Kurse për portin ushtarak, kreu i qeverisë u shpreh se po lobojnë që ta financojë NATO.

“Porti i ri Porto Romanos është investim i rëndësisë strategjike për Shqipërinë. Do të ketë komponentë ushtarake si një bazë e NATO-s, e para bazë e ndërtuar në Evropë për këtë qëllim në këtë kohë. Te financimi i portit, i cili është një port që lidhet me dy porte të tjera të thata, një në Prishtinë dhe një në Maqedoninë e Veriut, ne krijojmë një akses me të shpejtë në raport çfarë ndodh sot. Tek ndërtimi i portit kemi pasur dy opsione. I pari që t’ia jepnim, ta nxirrnim në tender dhe të thoshim kush i huaj të vijë dhe ta investojë, por shteti nuk do ishte pronar dhe opsionin ta investojmë vetë pjesën e portit tregtar, kurse ushtarakun po lobojmë që ta investojë NATO”, – tha Rama.

Ai theksoi se porti i vjetër tregtar i Durrësit duhej të ishte hequr që më parë, ku e ka cilësuar si një burim “shëmtie”. Kreu i shtetit theksoi edhe rëndësinë strategjike të këtij porti.

- Publicitet -

“Porti jo që nuk do të ketë impakt, por do të jetë fitimprurës për shtetin dhe shqiptarët. Porti tregtar i Durrësit nuk është spostuar nga aty ku ishte për t’i thjeshtë hapur rrugë një mundësie për një investim për ta kthyer atë port në një nga marinat më të bukura, por është spostuar sepse ai port është një turp i pashembullt në mes të Europës. Ai port që është një burim ‘shëmtie’ që shkarkon e ngarkon qymyr, çimento mu në zemër të qyetit i përket kohës së një bote që nuk është fare bota ime dhe bota jonë, por që maksimumi është bota e këtyre shkatërruesve. E para që të kuptohet mirë ai port duhej hequr një orë e më parë nga ai vend edhe sikur mos të vinte ai që erdhi për të investuar kur të krijoheshin mundësitë që ne të financonim një port tjetër. Ai duhej hequr që aty. E dyta porti i ri tregtar i Porto Romanos është një investim i një rëndësie strategjike të jashtëzakonshme për Shqipërinë sepse do të krijojë mundësinë e përpunimit të volumeve shumfish më të larta se të volumeve që mund të përpunohen në atë ‘zgëqen’ në mes të Durrësit, e dyta do të ketë komponentë ushtarakë si një bazë e NATO-s, e para bazë ushtarake e NATO-s e ndërtuar në Europë për këtë qëllim në këtë kohë”, – deklaroi kreu i qeverisë.

Lidhur me financimin e portit, Edi Rama deklaroi se: “Tek financimi i portit, i cili është një port mos të harrojmë që lidhet me dy porte të tjera të thata një në Prishtinë dhe një në RMV që e vendos Shqipërinë në një pozitë strategjike jashtëzakonisht të fortë sepse duke pasur parasysh financimet që ne kemi filluar për hekurudhën e ‘Korridorit 8’, duke pasur parasysh lidhjen direkte mes Italisë, Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, Bullgarisë dhe më pas Turqisë ne krijojmë një akses shumë më të shpejtë në raport me atë që ndodh sot. Tek ndërtimi i portit kemi pasur dy opsione: një që ta nxirrnim në tender dhe të thoshim kush do vijë i huaj që ta investojë dhe operojë dhe shteti nuk do të ishte pronar i portit thjesht do merrte të ardhura nga taksat dhe opsioni ta investojmë vetë, të jemi ne pronarë pra shteti që do të thotë që njerëzit ta kuptojnë që ne nuk mendojmë për xhepin tonë sepse po të mendonim për xhepin tonë jua jepnim të huajve. Jo”.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
5 Comments
  • Jo port privat! says:
    March 22, 2024 at 9:22 am

    Varianti i portit jo privat është më i mirë sepse privatizuam gjithëçka! Duhet shtuar edhe se deti është më i thellë në veri se sa aty ku është dhe nuk ka nevojë për të thelluar kanalin e detit të Durrësit. Një vrejtje për emrin Porto Romano. Është i njohur pasioni i shqiptarëve për emrat e huaj, ndryshe nga kombet e tjera. Kishit rast të vendosnit një emër tjetër dhe jo këtë të pagzuar nga italianët gjatë pushtimeve. Ky veprim mund të bëhet tani dhe nuk mund t’a bësh më vonë kur emri është i konsoliduar.

    Reply
  • Arben Tashko says:
    March 23, 2024 at 9:19 pm

    E drejte: Me mire te quhet “Porti i Arbeve” apo “Mire se vini ne portin Shqiperia”.

    Reply
  • capi says:
    March 23, 2024 at 9:58 pm

    Thone qe dhe Hitlerit dikush nga rrethi i ngusht i tha se po bejme shume masakra. Dhe pergjigja dihet tashme “fitoni luften se historine….” Perse e solla kete moment. Edhe atij qe mbahet nje nga xhelatet me te temerrshem te historise, u gjend dikush, mori guximin dhe i tha nje te vertets.
    Ta lidh me kete fyellin tone, nuk ka ndonje nga rrethi i ngusht ti thote: boll se po shkaterron vendin dhe ekonomine.
    Nese do te denohet ndonje dite, ky nuk duhet te denohet per korrupsion, per per tradheti ndaj vendit, e ta varin me kokeposht si Ducen.

    Reply
  • D. Didani says:
    March 24, 2024 at 3:15 am

    O ti “Cjapi” qe je pa dyshim nje berishist trushpelare!
    Kur nuk eshte denuar akoma Bereisha PER:
    *Shkatrimin dhe perfundimin ne skrap te 500 uzinave dhe fabrikave qe u ndertuan per 50 vjet nga populli shqiptar….
    *Per shkatrimin e ushtrise dhe armatimit kolosal ,qe llogaritet me nje vlere 120-140 MILIARD$ ….
    *Per krijimin e FIRMAVE PIRAMIDALE dhe shkatrimin e mbi 450.000 familjeve shqiptare…..
    *Per masakren urbane qe u be ne saj te levizjes se lire dhe pa kontroll te popullsise!!!…..
    *Per Gerdecin apo 21 Janarin……..(Mos me le tere naten te shkruaj gjithe te zezat e Berishes dhe Berishizmit)
    pra kur akoma nuk eshte denuar “legjenda”,,,,mos shpreso qe mund te ndodh dicka per Edi Ramen

    Reply
  • LEON says:
    March 24, 2024 at 3:52 am

    Ashtu o kolopuc,ashtuu!Turp ne mes te Avropes eshte ay Porti Durresit,Me qymyr e me gelqere na beri helaq ,na beri. Edhe Sazani nje cope shkurrishte djerre,qe rrinte kot nasikoti,,Nje shemtire me nje ushtar me dylbi ne majet qe ruante floten e 6 Amerikane.
    Edhe Vlora nje mut ishte me kryetar Dritan Lelin,,gjithe plehra plot kazanat,edhe ne rruge,,poor tani qe iku Dritani u zbukurua me LUNGO MARE,se do vije amerikani ne Sazan dhe pike e yllit e bije e Trapit ne Zvernec.Aaa ti je kurve e nershme mer lale,Ti ke le maskara,,Ja ashtu si debil si i humet qe dukeshe ti i vogel,,por care blunte ajo kaplloqja jote si pus muti .
    Ja,ku shpertheu dhe Puseta jote.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Aksidenti tragjik pranë Tiranës, dyshohet se shoferi i minibusit pësoi infarkt: 12 të plagosur, një fëmijë në gjendje të rëndë
  • Qeveria ndryshon buxhetin: 20.1 miliardë lekë më shumë për pensione, rritje pagash e investime
  • Tensione në protestë, lëng frutash në kokë gruas që dyshohej si “patronazhiste” e PS
  • Protestuesit do shkojnë në SPAK: Kallzim Edi Ramës për “Albanian Files”
  • Erion Braçe: Ajo që ndodhi para Kuvendit është e rëndë, ra shteti

Komentet e Fundit

  1. Kokpalari 21 janarit on Erion Braçe: Ajo që ndodhi para Kuvendit është e rëndë, ra shteti
  2. Vlora 97 on Erion Braçe: Ajo që ndodhi para Kuvendit është e rëndë, ra shteti
  3. K R on Erion Braçe: Ajo që ndodhi para Kuvendit është e rëndë, ra shteti
  4. V L on Zbardhen 13 emrat e “Grupit Koordinues” të protestës që firmosën letrën drejtuar qeverisë dhe ambasadave
  5. Anonymus on VIDEO / Tensione jashtë Kuvendit: Opozitë e shitur! Incident me Tërmet Peçin, e ndjekin nga pas: Hajdut! Protestuesit godasin me vezë makinat e deputetëve

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?