Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: 5 vende vakante për shef komisariati, nga 42 kandidatë vetëm 17 u kualifikuan
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > 5 vende vakante për shef komisariati, nga 42 kandidatë vetëm 17 u kualifikuan
AktualitetKronike

5 vende vakante për shef komisariati, nga 42 kandidatë vetëm 17 u kualifikuan

Published: July 4, 2025
Shpërndaje

Zbardhet lista me emrat fitues që garuan për postin e shefit të Komisariatit në 5 vende vakate në të gjithë vendin.

Komisioni i Vlerësimit në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit përfundoi fazën e pikëzimit, sipas ligjit të Policisë së Shtetit, për garuesit. Fillimisht, për të qenë shef komisariati në 5 vendet vakante, Komisariati nr. 2 Tiranë, Rinas, Himarë, Komisariati i Kufitit Dibër dhe Komisariati i Kufirit Sarandë, aplikuan 50 oficerë policie me gradat “nënkomisar”, “komisar” dhe “kryekomisar”.

Pas fazës paraprake për verifikimin e dokumentacionit, komisioni kualifikoi 46 oficerë. Por, në fazën intervistuese morën pjesë 42 prej tyre, pra 4 punonjës policie u tërhoqën nga gara.

- Publicitet -
Tashmë, në përfundim të procesit, kufiri minimal kualifikues për të marrë një emërim të mundshëm, duhej të ishte 70 pikë. Në këto kushte, nga 42 garues në total, vetëm 17 prej tyre kaluar pragun prej 70 pikësh.

Listën fituese e kryeson zëvendësdrejtori i Policisë së Tiranës, Idris Daulle, me 74 pikë. Pasohet nga Përparim Dema, shef aktual në Komisariatin e Rinasit. Kjo është hera e parë që shefi i Komisariatit të Rinasit zgjidhet me garë. Në listën fituese nuk mungojnë as emra të tjerë që më herët kanë qenë shefa komisariatesh, si Oltion Agolli e Bledar Rreshka. Në listë është e vetmja grua që garon për shef komisariati, Ediona Dano, aktualisht shefe seksioni për parandalimin e dhunës në familje dhe mbrojtjes së të miturve në DVP Tiranë.

Në garë është edhe shefi aktual i krimeve në Komisaritin nr. 2, Ermal Kenaçi. Pas pikëzimit të kandidatëve, ata kanë afat 5 ditë për ankimimin. Në vijim, është detyrë e kryepolicit Ilir Proda për emërim në mesin e 17 vetave, 5 emrat fitues.

Lista e pikëzimit për 42 kandidatët:
1. Kryekomisar Idris Daulle – 74
2. Kryekomisar Perparim Dema – 73
3. Kryekomisar Faik Ruko – 72
4. Komisar Ermal Gjoka – 72
5. Komisar Elvid Shehu – 72
6. Kryekomisar Florian Dano – 72
7. Nënkomisar Ferit Merkaj – 71
8. Komisar Kliton Zharri – 71
9. Kryekomisar Artur Mersini – 70
10. Komisar Behar Gançi – 70
11. Kryekomisar Oltjon Agolli – 70
12. Kryekomisar Pllumb Kovacica – 70
13. Kryekomisar Bledar Rreshka – 70
14. Kryekomisar Ardjan Cela – 70
15. Nënkomisar Ermal Kenaçi – 70
16. Komisar Edjona Dano – 70
17. Komisar Feliks Hoda – 70
18. Komisar Sokol Myrta – 68
19. Komisar Orgert Thoma – 68
20. Komisar Arjan Demçe – 67
21. Kryekomisar Elvin Karaj – 67
22. Komisar Roland Alushani – 67
23. Kryekomisar Alfred Cenaj – 66
24. Komisar Albert Hoxha – 66
25. Komisar Arben Kadu – 65
26. Kryekomisar Artan Kuka – 64
27. Komisar Petrit Hala – 61
28. Komisar Arenc Qordja – 61
29. Kryekomisar Skelzen Mefushi – 59
30. Komisar Saimir Koçiaj – 58
31. Komisar Ylli Bici – 58
32. Nënkomisar Armand Zegirllari – 55
33. Komisar Klodian Dani – 54
34. Kryekomisar Armand Kerçani – 53
35. Komisar Belina Nurja – 53
36. Komisar Kelton Liçkollari – 51
37. Komisar Aldo Habip – 50
38. Komisar Jeton Marku – 50
39. Komisar Artan Redhaj – 50
40. Komisar Bekim Selimaj – 49
41. Komisar Admir Goduni – 49
42. Nënkomisar Thoma Zisi – 48

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Sa është pasuria e deklaruar nga kryeministri Rama për 2025
  • Protesta, Brukseli dhe BE!
  • Mazniku nga Korça: Reforma që po bëjmë sot impakton dekadat e ardhshme, synojmë zhvillim të ekuilibruar të bashkive
  • Mbi 200 akademikë nga e gjitha bota, letër publike në mbështetje të protestave masive në Shqipëri
  • Bota e trilluar, përballë realitetit njerëzor: Një skicë e antropologjisë së dinjitetit

Komentet e Fundit

  1. K R on Rama i publikoi foton nga protesta, ministri Lamallari shpall “Non Grata” shtetasen nga Kosova
  2. K R on Rama sfidoi protestuesit me flamingot në Facebook, ‘Neomalësorja’ e ironizon me kullën në Tiranë
  3. Phoenix on A ka bërë Goxhaj deklarata pro regjimit iranian dhe a është dëshmitar kundër Thaçit në Hagë
  4. Dajti on Bota e trilluar, përballë realitetit njerëzor: Një skicë e antropologjisë së dinjitetit
  5. 3D on ​“‘Ma vrave babën për së dyti!” / Reagimi i ashpër i vajzës së dëshmorit të UÇK-së pas deklaratës së Taulant Ballës

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?