Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: 50 vite karrierë, Veliaj nderon me titullin “Mirënjohja e Qytetit” kantautorin dhe artistin Ardit Gjebrea
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Komunitet > 50 vite karrierë, Veliaj nderon me titullin “Mirënjohja e Qytetit” kantautorin dhe artistin Ardit Gjebrea
Komunitet

50 vite karrierë, Veliaj nderon me titullin “Mirënjohja e Qytetit” kantautorin dhe artistin Ardit Gjebrea

Published: October 10, 2024
Shpërndaje

Një nga emrat më të njohur të muzikës dhe këngës shqiptare, kantautori Ardit Gjebrea u nderua nga Bashkia e Tiranës me titullin “Mirënjohja e Qytetit”, për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në artin, kulturën dhe muzikën shqiptare. Në ceremoninë e veçantë të rastit, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj tha se Gjebrea ka lënë gjurmë të pashlyeshme në qytet, sidomos duke promovuar artistët e rinj.

“Në Tiranë vërtet jetojnë sot 1 milion njerëz, por qyteti nuk i harron traditat, nuk e harron mirësjelljen, as kulturën e të qenit mirënjohës për dikë që kontribuon për Tiranën. Ndaj, jam shumë i nderuar që vlerësojmë sot me titullin ‘Mirënjohja e qytetit të Tiranës’, një nga ikonat më të mëdha të qytetit tonë, të vendit dhe të kombit tonë, edhe përtej kufijve”, tha Veliaj.

Ai e cilësoi Ardit Gjebrenë si personaliteti, i cili me muzikën e tij ka ndikuar gjithë shoqërinë shqiptare. “Ka njerëz të cilët, jo vetëm lënë shenjë, por edhe shenjojnë kohën kur jetojmë. Kënga ‘Jon’ e Arditit shenjoi një kohë, ishte një gur kilometrik i tranzicionit, i një hapësire epokale në qytetin dhe në vendin tonë”, kujtoi Veliaj.

- Publicitet -

Në fjalën e tij, kryebashkiaku shtoi se me historinë e tij, Gjebrea frymëzon dhe inkurajon shumë njerëz për të kapur suksesin vetëm duke mbështetur njëri-tjetrin.

“Tani që je në kulmin e energjive dhe të punëve të bukura doja të merrnim pak kohë dhe të të themi se të jemi shumë mirënjohës. Në emër të qytetarëve të Tiranës do të doja shumë të të dhuroja diçka simbolike, një piano të stilizuar, nga një qytet që është mirënjohës, që di të falenderojë njerëzit e tij të çmuar dhe të një qyteti që shikon te shembulli yt, modelin që mund të frymëzojë të tjerë, se mund t’ia dalin pa u bërë të këqij, pa sharë e pa fyer, se mund t’ia dalin me djersë, me shumë mund, përpjekje dhe talent”, deklaroi kryetari i bashkisë.

Mes emocionesh, Ardit Gjebrea u kthye pas në fëmijëri, kohë që shënoi edhe hapat e tij të para drejt artit. “Teksa pashë këtë piano m’u kujtua vetja kur studioja – nuk kisha piano në shtëpi, ishte në Pallatin e Pionerëve – dhe këpucët më fusnin teksa vija çdo mëngjes, në 5 të mëngjesit, për të studiuar dhe për të realizuar atë pasion që unë kisha, muzikën”, tha ai.

Ai u shpreh se çdo cep i qytetit i ka dhënë dashuri dhe mbështetje dhe të tillë e konsideroi edhe vlerësimin me titullin “Mirënjohja e Qytetit”.

“Unë jam lindur dhe rritur në këtë qytet, për herë të parë në skenë kam dalë në moshën 5 vjeç, dhe që atëherë nuk u shkëputa më. Çdo cep i këtij qyteti më ka dhënë dashuri. Jam i bekuar sepse kudo ku eci, kudo ku kaloj, ndiej dashurinë e njerëzve dhe është shpërblimi më i madh i punës që kam bërë. Kam kënduar kudo, kam kënduar në opera, në Pallatin e Koncerteve, në stadium, dhe kudo kam marrë duartrokitje. Të jam shumë mirënjohës sepse kjo mirënjohje sot, mendoj se është një sintezë e të gjitha duartrokitjeve që kam marrë ndër vite nga ky qytet, nga dashuria që më ka falur ky qytet dhe nga puna e pasioni, shpeshherë edhe duke lënë mënjanë për fat të keq edhe familjen time, për të dhënë dashuri, por mbi të gjitha për të marrë këtë dashuri”, tha Gjebrea.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • 18 qershor 2026
  • Kryeministri ynë “sociolog” – Të kërkosh llogari nuk është dhunë
  • Protestuesit marshojnë në ditën e 18-të të protestës
  • Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  • Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?

Komentet e Fundit

  1. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  2. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  3. Pensionisti i Porcelanit on Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?
  4. Valbona on Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  5. Deni on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?