Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: 6 shtetas të rinj betohen për nënshtetësinë shqiptare, Veliaj: ’Putinflacioni’, nuk e ndryshon dot shpirtin solidar të Tiranës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > 6 shtetas të rinj betohen për nënshtetësinë shqiptare, Veliaj: ’Putinflacioni’, nuk e ndryshon dot shpirtin solidar të Tiranës
Aktualitet

6 shtetas të rinj betohen për nënshtetësinë shqiptare, Veliaj: ’Putinflacioni’, nuk e ndryshon dot shpirtin solidar të Tiranës

Published: October 26, 2022
Shpërndaje

Gjashtë shtetas të huaj morën shtetësinë shqiptare dhe u betuan para Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë. Në ceremoninë e posaçme, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, tha se Shqipëria dhe Tiranë janë një derë e hapur mikpritëse për të gjithë ata që kanë nevojë. Ai preku edhe situatën e vështirë të krijuar për shkak të luftës në Ukrainë, për të cilën shtoi se ka ndikuar në të gjithë globin, jo vetëm në Shqipëri, por pa mundur t’ia ulë “shpirtin” solidar Tiranës.

“Një luftë po ndodh jo shumë larg nga këtu. “Putinflacioni” i shkaktuar nga çmenduria e një njeriu që, në vitin 2022, fillon një luftë në mes të Europës, është diçka që ka sjellë pasoja edhe tek ne. Kaluam një situatë jashtëzakonisht të vështirë me tërmetin, por fakti se u ringritëm dhe secili strehoi dikë, ndihmoi me ushqim dike tjetër, gatoi në një qendër sociale, tregoi se ky qytet ka në thelbin e tij solidaritetin. Ne vërtetë hetojmë në një qytet me 144 shtetësi të ndryshme, por fija e padukshme që na bashkon është solidariteti. Ndaj, besoj fort se për sa kohë kjo është fija që na bashkon, besoj se kjo skuadër, “skuadra Shqipëria”, “skuadra Tirana”, edhe në këtë çmenduri të luftës, të një xhelati që Europa s’e kishte parë që nga koha e Hitlerit, prapë do të dimë si ta përballojmë”, tha Veliaj.

Ai solli në vëmendje faktin se rritja e çmimeve, jo vetëm në Shqipëri, por në gjithë botën, vjen si pasojë e luftës në Rusi. “Nuk besoj se ka ngelur njeri pa shkuar në dyqan ose për të blerë karburant dhe të mos shikojë se ajo luftë ka shkaktuar këtë inflacion çmimesh. Por pyetja sot është: Në këtë kohë krize dhe lufte, a ka diçka që mund të bëjmë? Mund të tregojmë solidaritet me komshiun tonë, me të afërmin tonë, me një të njohur, që ne e dimë se po kalon një situatë më të vështirë se të tjerët? Kjo na mban të lidhur”, shtoi Veliaj.

- Publicitet -

Kryebashkiaku shtoi se duhet ecur përpara me punët, me sa më shumë vendime, si ato që Bashkia e Tiranës mori disa ditë më pare për abonetë falas apo për subvencionimin 50% të kostos së konvikteve, për t’u ardhur në ndihmë studentëve.

“Ideja është që ta bëjmë Tiranën si Tel-Avivi i Ballkanit; pra, të mësojmë si kodohet, të mësojmë realitetet virtuale, realitetet e augmentuara, të marrim dije për punët e së ardhmes. Gjithkush ka të drejtë të protestojë. Por, besoj se ka një kohë për gjithçka. Ka një kohë për diell, ka një kohë për shi, ka një kohë për betejë, ka edhe një kohë për paqe. Ka një kohë për t’u ankuar e për të kërkuar më shumë, ka një kohë për solidaritet dhe për t’u bashkuar. Në kohë krize nuk kërkojmë dot rrogën nga 1 milion e 200 mijë, në 1 milion e 400 mijë. Është mëkat i madh që pas tre viteve, një komb që vuan për dije, të vazhdojë të humbasë çdo ditë minuta, orë, ditë dhe javë, e muaj, në përfitimin e kësaj dije”, përfundoi kryebashkiaku.

o.j/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • Mondi Vlore says:
    October 26, 2022 at 1:56 pm

    Politik te madhe po bene Roni i fiqve!

    Reply
  • Aldrin says:
    October 26, 2022 at 2:10 pm

    Putiinflacioni nuk e ndryshon dot shpirtin solidar te Open Ballkan. Shaka e gjetur kjo., sidomos kur behet nga kurvat e Vucicit. Na ben dhe karlleqe me Tel Avivin. Kurva demagogjike

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Aksidenti tragjik pranë Tiranës, dyshohet se shoferi i minibusit pësoi infarkt: 12 të plagosur, një fëmijë në gjendje të rëndë
  • Qeveria ndryshon buxhetin: 20.1 miliardë lekë më shumë për pensione, rritje pagash e investime
  • Tensione në protestë, lëng frutash në kokë gruas që dyshohej si “patronazhiste” e PS
  • Protestuesit do shkojnë në SPAK: Kallzim Edi Ramës për “Albanian Files”
  • Erion Braçe: Ajo që ndodhi para Kuvendit është e rëndë, ra shteti

Komentet e Fundit

  1. Kokpalari 21 janarit on Erion Braçe: Ajo që ndodhi para Kuvendit është e rëndë, ra shteti
  2. Vlora 97 on Erion Braçe: Ajo që ndodhi para Kuvendit është e rëndë, ra shteti
  3. K R on Erion Braçe: Ajo që ndodhi para Kuvendit është e rëndë, ra shteti
  4. V L on Zbardhen 13 emrat e “Grupit Koordinues” të protestës që firmosën letrën drejtuar qeverisë dhe ambasadave
  5. Anonymus on VIDEO / Tensione jashtë Kuvendit: Opozitë e shitur! Incident me Tërmet Peçin, e ndjekin nga pas: Hajdut! Protestuesit godasin me vezë makinat e deputetëve

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?