Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: 75 vitet e një mësuesi dhe veprimtari shoqëror
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kulture > 75 vitet e një mësuesi dhe veprimtari shoqëror
Kulture

75 vitet e një mësuesi dhe veprimtari shoqëror

Published: April 3, 2023
Shpërndaje
Ibrahim Hajdarmataj, mars 2023 Kukës

Riza Çelaj

 

Në jetën e përditshme është fat të takosh njerëz që me punën e përditshme lënë gjurmë tek të tjerët. Mes këtyre është Ibrahim Ukë Hajdarmataj nga Zogajt e Tropojës. Gjurmët e tij të punës e veprimtarisë janë jo vetëm në Bytyç e Tropojë, por edhe më gjerë. Ibrahimi ka spikatur si mësues nga shkolla që ka bërë, si gazetar me aftësitë që ka fituar në jetë e në punën përkrah njerëzve e mes realiteteve të ndryshme që e kanë nxitur e frymëzuar për të shkruar e përkushtuar në gazetat e kohës, si veprimtar shoqëror gjatë gjithë punës së tij.

- Publicitet -

Emri i Ibrahimit është bërë shumë i njohur në krahinë si kryeplak në Zogaj, kryetar i organizatës së veteranëve për Bytyçin, si anëtar i Komitetit të Veteranëve të rrethit, si kryetar i shoqatës së mësuesve për Kukësin, Hasin, Tropojën. Me shkrimet e tij ka goditur fenomene të dëmshme që kanë ndodhur, por edhe ka lartësuar figurën e ngjarje pikante të luftës e të ditëve tona. Në vite ka grumbulluar përvoja pune e njohje të realiteteve të djeshme e të sotme e këto kanë gjetur pasqyrim në shtypin e kohës nga Ibrahim Hajdarmataj.

Nga mënyra e shkrimit e trajtimit të problemeve secili do ta kishte zili aftësinë e tij komunikuese e mënyra e shkrimit të tyre në faqet e gazetave të shumta me të cilat bashkëpunon. Sot lexon një shkrim në gazetën “Kushtim Brezash”, nesër në gazetën e tij të dashur “Dita”. E dashur dhe e pazëvendësueshme është bërë Gazeta e Alpeve. Organet ku ka botuar në vite janë shumë: Zëri i popullit, Bashkimi, Zëri i rinisë, Luftëtari, Puna etj.

Ibrahim Hajdarmataj lindi 75 vite më parë në Zogaj të Tropojës, fshat me tradita e histori siç është Bytyçi në përgjithësi. Që në vogëli u njoh me historinë e Bytyçit, me heroizma e sakrificat e kësaj zone, por jo vetëm kaq ai u njoh me historinë e familjes së tij: babai Ukë Arifi me të shoqen Xhemile Ahmetja kanë qenë partizanë në Brigadën XXV sulmuese. Gjyshi, Arif Ahmeti, ka qenë bashkëluftëtar i Bajram Currit i dënuar me 101 vite burg nga Zogu. Shtëpia e tijë si shumë shtëpi në Zogaj ka qenë bazë e luftës. Këto ngjarje kanë ndikuar fuqishëm në edukimin e tijë. Shkollën fillore e mbaroi në vendlindje në Zogaj. Shkollën 7 – vjeçare e filloi në Kukës dhe e mbaroi në Bajram Curri. Shkollen e mesme për mësues e mbaroi në Shkoder në shkollen “Shejnaze Juka”. Kthehet në vendlindje dhe filloi punë si mësues fillorje. Më vone kreu studimet ne fakultetin e gjuhës dge letërsisë në UT. Pas mbarimit të fakultetit ka kryer një kurs specializimi në letërsi. Puna e tij gjatë gjithë kohës ka qënë në vendlindje , me detyren mësues, zv/drejtor, drejtor, shef kuadri, kryetarë i këshillit popullor. Ka mbi 10 vite në pension por mban gjithnjë lart emrin e tij si mësues dhe veprimtar shoqëror, ndërsa nuk rresht së shkruari për vlerat e krahinës dhe të njerëzve të mirë që ka njohur në jetë. Koha i ka dhënë vlera. E ne i urojmë: Të lumtë dora e mendja për shkrimet që bën e mesazhet që përcjell në Bytyç e më gjërë, Ibrahim!

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Nuk mund t’i zihet besë një njeriu apo një kryeministri të pabesë
  • 534 shkencëtarë nga 32 vende i kërkojnë qeverisë Rama të ndalojë projektet në deltën e Vjosës
  • Sovranit i kërkohet të dëgjojë me durim se sa me fat është që po sundohet nga “mençuria”
  • Si u katandis kështu Partia Socialiste?
  • 60 vjet pas zbulimit të amfiteatrit të Durrësit

Komentet e Fundit

  1. K R on Sovranit i kërkohet të dëgjojë me durim se sa me fat është që po sundohet nga “mençuria”
  2. Xhin Xhoni on Sovranit i kërkohet të dëgjojë me durim se sa me fat është që po sundohet nga “mençuria”
  3. Durrsak on Sovranit i kërkohet të dëgjojë me durim se sa me fat është që po sundohet nga “mençuria”
  4. ................................................. on Sovranit i kërkohet të dëgjojë me durim se sa me fat është që po sundohet nga “mençuria”
  5. Gani USA on Sovranit i kërkohet të dëgjojë me durim se sa me fat është që po sundohet nga “mençuria”

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?