Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: 824 konkurrentë testohen për t’u pranuar në Policinë e Shtetit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > 824 konkurrentë testohen për t’u pranuar në Policinë e Shtetit
Aktualitet

824 konkurrentë testohen për t’u pranuar në Policinë e Shtetit

Published: December 27, 2023
Shpërndaje

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ndoqi nga afër testin e përgjithshëm me shkrim, të aplikantëve të rinj për t’u pranuar në kursin “Patrullë e Përgjithshme”.

Këtë vit, numri i përgjithshëm i aplikantëve ishte 824 djem dhe vajza, prej të cilëve 400 do të përzgjidhen. Ministri Balla u interesua për gjithë procesin e aplikimit të kandidatëve të rinj dhe masave që janë marrë për sigurinë e gjithë fazave të testimit.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku shpjegoi se procesi monitorohet nga Drejtoria e Standardeve dhe AMP me një plan masash të veçanta.

- Publicitet -

“Monitorohen të gjithë konkurrentët dhe verifikohen paraprakisht që të mos kenë pajisje elektronike, celularë etj, në sallën e testimit”, tha Rrumbullaku.

Ky testim me shkrim zgjat rreth 2 orë dhe pyetjet janë përgatitur nga Ministria e Arsimit. Korrigjimi i testit për secilin nga kandidatët, do të bëhet elektronikisht, duke shmangur kësisoj çdo mundësi ndikimi apo deformimi të rezultateve.

Drejtori, Rrumbullaku sqaroi se pas përfundimit të këtij testimi me shkrim, kandidatët do të duhet të kalojnë edhe një sërë provimesh të tjera pasuese, që janë testimi fizik, intervista me gojë, testimi psikologjik, ai mjekësor dhe duke u mbyllur cikli me vlerësimin përfundimtar të besueshmërisë së personit, pra pranimit në Akademinë e Sigurisë.

Fituesit e këtij testimi të parë, do të afishohen në faqen zyrtare të Policisë së Shtetit, vetëm me kodet përkatëse të kandidatëve, pra jo me emra.

Gjithë procesi i pranimit në Akademinë e Sigurisë, do të zgjasë rreth dy muaj dhe në shkurt të vitit të ardhshëm, kandidatët e sotëm fitues, do të mund të fillojnë studimet për kursin “Patrullë e Përgjithshme”.

Ministri Balla theksoi në një postim në rrjete sociale se sfida për ta rinuar Policinë e Shtetit është e hapur.

“824 konkurrentë nga e gjithë Shqipëria merren në provim për t’u pranuar në Policinë e Shtetit, Patrullë e Përgjithshme. Duke u bërë oficer policie keni mundësinë të zhvilloheni profesionalisht dhe personalisht si dhe të bëni diferencë pozitive në komunitetin tuaj.

Ju do të mbroni rendin publik, parandaloni dhe hetoni krimin. Është një detyrë e rëndësishme publike, shumë sfiduese, e cila ju jep mundësinë të shikoni impaktin direkt të punës tuaj,” u shpreh ministri Balla.

 

p.c. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • DETAJET: Plagoset rëndë 50-vjeçari emër i njohur në Sarandë
  • Qeveria i jep falë për hotele trojet e postave të policisë në Dhërmi dhe në Palasë
  • Një klithmë e heshtur për mënyrën se si Shqipëria sillet me thesaret e saj të gjalla
  • VIDEO: Protestoi para makinës së Ramës, policia arreston qytetarin
  • Komisioni Europian kritikon sulmet politike ndaj SPAK-ut në rastin Balluku

Komentet e Fundit

  1. K R on Deklarata e ministres serbe, Prishtina kërkoi reagim më të fortë nga Tirana, Rama: Jemi shtet serioz, nuk merremi me histerira
  2. K R on Familja e Martinit: Rama po përdor emrin e djalit për politikë, institucionet dështuan
  3. K R on Familja e Martinit: Rama po përdor emrin e djalit për politikë, institucionet dështuan
  4. K R on Deklarata e ministres serbe, Prishtina kërkoi reagim më të fortë nga Tirana, Rama: Jemi shtet serioz, nuk merremi me histerira
  5. K R on Deklarata e ministres serbe, Prishtina kërkoi reagim më të fortë nga Tirana, Rama: Jemi shtet serioz, nuk merremi me histerira

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?