Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi lidhur me pjesëmarrjen e qytetarëve nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut në protestat e zhvilluara në Tiranë kundër qeverisë.
Duke shpërndarë një postim të një qytetareje nga Tetova, Rama theksoi se shqiptarët e Maqedonisë së Veriut nuk mund të konsiderohen diasporë e Shqipërisë, ashtu siç nuk mund të konsiderohen të tillë as shqiptarët e Kosovës.
“Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut nuk janë diasporë e Shqipërisë në tokë të huaj. Së bashku me maqedonasit e veriut ata janë popull shtetformues në tokën e tyre në shtetin fqinj. Diasporë janë mërgimtarët në vende të huaja, jo ata dhe as shqiptarët e Kosovës, të cilët kanë shtetin e tyre të pavarur”, shkruan Rama.
Kreu i qeverisë kritikoi ashpër ata që, sipas tij, kanë organizuar ardhjen e protestuesve nga Prishtina dhe Tetova në Tiranë, duke i cilësuar pjesëmarrësit si “viktima të zellshme” të karvaneve politike.
Sipas Ramës, përdorimi i flamujve kombëtarë dhe simboleve shqiptare në protesta për të kërkuar rrëzimin e qeverisë së Shqipërisë dëmton imazhin e shqiptarëve në rajon dhe në arenën ndërkombëtare.
Ai hodhi akuza edhe për financimin e këtyre lëvizjeve, duke deklaruar se sponsorët e tyre po shpenzojnë para vetëm për të dëmtuar imazhin e shqiptarëve të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.
Në reagimin e tij, kryeministri u ndal edhe te përdorimi i flamurit të UÇK-së në protestë, duke e cilësuar këtë një “përdhosje” të simbolit të luftës çlirimtare.
Në fund të postimit, Rama kërkoi që deklarata e tij të mos interpretohet si një sulm ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.
Ai theksoi se nuk e konsideron Kurtin përgjegjës për aktivistët e Vetëvendosjes që, sipas tij, janë përfshirë në protestë.
“Lëreni Albin Kurtin jashtë kësaj çorbe”, përfundon reagimi i kryeministrit.
Reagimi i plotë i Ramës:
Nuk e njoh zonjën, po më çoi dikush këtë postim që më nxiti shënimin më poshtë:
Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut nuk janë diasporë e Shqipërisë në tokë të huaj, së bashku me maqedonasit e veriut ata janë popull shtetformues në tokën e tyre në shtetin fqinj!
Diasporë janë mërgimtarët në vende të huaja, jo ata dhe as shqiptarët e Kosovës jo e jo, të cilët kanë shtetin e tyre të pavarur.
Kur ushtarët e verbër të karvaneve politike nga Prishtina e Tetova paraqiten në Tiranë si “diasporë”,, me flamuj kombëtarë që bëhen dekor i një farse të tillë dhe me plisa të bardhë që nxihen prej një marreje si kjo, ata janë thjesht viktima të zellshme që nuk ia bëjnë dot vetes një pyetje të thjeshtë:
Brengoset apo gëzohet kush i do shqiptarët në sherr e në rrëmujë, kur e sheh këtë “diasporë” të Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës të turret si një hordhi pushtuese mbi kuaj me katër rrota drejt Tiranës, për të rrëzuar qeverinë e Shqipërisë?
Kjo është një pyetje që në fakt duhet t’ia bëjnë vetes sponsorët e tyre, të cilët i siguroj se po i harxhojnë paratë vetëm e vetëm për t’i bërë dëm kombëtar e ndërkombëtar imazhit të shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut dhe vetë Kosovës. Sepse sa për mua dhe qeverinë e Partisë Socialiste duhet të vazhdojnë të paguajnë naftë, ushqim e qeleshe, deri ditën kur mbaron kontrata jonë e pazgjidhshme me 856.177 shqiptarë, brenda e jashtë atdheut. Maj 2029.
Dhe nuk do të më hiqet kurrë nga mendja përdhosja e flamurit çlirimtar të UÇK-së, duke u ngritur si bajrak urrejtjeje për rrëzimin e qeverisë në Tiranë! Çfarë dhurate për ata që nuk e njohin Kosovën dhe për ata që gjithnjë na kanë përqeshur si një popull pa aftësi shtetbërëse. Bash përdhosës e baltosës kësisoj ia kanë sjellë në majë të pendës edhe Atit të Shqiptarisë, Gjergj Fishtës:
“Ju rrugaça e sallahana,
vagabonda shakllabana,
rriqna t’ndyet, mikrobe t’kqij,
qi të mjerës moj Shqipni
kthelltë hi i keni n’mushkni…”
Post Scriptum. Dhe mos të spekullojë askush duke e lidhur këtë shënim me emrin e kryeministrit të Kosovës, sepse kurrësesi nuk mund ta bëj e as ta nënkuptoj në asnjë rrethanë, përgjegjës, për asnjë prej sallahanave të Vetëvendosjes që janë përfshirë në këtë çorbë dreqërish. Nuk e them këtë hiçasfare për një larje protokollare goje, por sepse e di mirë që çdo çadër e gjerë politike mban edhe sallahanat e vet dhe do të fyeja inteligjencën e Albinit po të mendoja se ai gjykon si ata. Kështu që lëreni Albin Kurtin jashtë kësaj çorbe të neveritshme.
j.l./ dita

Gjergj Fishta ishte shqyptar,
Ma i flakti Atdhetar
Kurse Ti je Tradhetar
Ke nxjerre Trojet ne Pazar.
]
Ti po shet Truallin Amtar
Toke e Det e Kombin mbare
Mos u kap per Zhgun te Fratit
Ti je horri xhevapit
Jane per ty e per soin tend Mallkimi i Fishtes,,o Edi Ramaaaa!
Kur vijne njerezit te protestojne kunder ketije jane armiq kur vijne Batonat me shoke qe lavderojne kete dhe rrjepin taksat me rroga super te majme jane heronj. Jepi gjigand jepi edhe per ca kohe.
Po ku e rruan per ty Albin Kurti!!!!!!!!!!!!!!!!
Albin Kurti ta perplasi njehere deren e Kosoves kokes,kur ja mbushe Kosoven me zajednica serbe,.Eshte Atdhetar Kurti,nuk eshte palaco tradhetar,qe nxjerr ne pazar trojet e te Pareve! Nuk do merret me ty Kurti.Kush merr mente e Edi Rames p[erfundon tek Ata ne Hage.
Rama bën nga një Albin çdo mëngjez .
Po sumfllaqe po
Stadium hesapi me ju tifoza bythe
Kur erdhi paksa me vones në samitin e liderave europianë, mësje Makruanit ju bë një pritje e veçantë,, një veorimtari marrveshjesh ku fëmra që drejtoj veprimtarin që u ul majtas mbrapa Makruanit ra në sy qart publikisht që e ndjente edhe fizikisht pranin e saj afër mësje Makruanit aq sa rrezik do ti hidhej sipër me gjith karrige, në darkën që pasoj, mbasi të gjithë liderat ikën përveç mësje Makruanit, në pjatën ku ai hëngri ishte vizatuar simboli i Galëve, një kaposh, dhe
mbas darke një gjum aktiv ………e respekte që nuk numrohen që vetëm Edi Rama ju ofron miqëve të rëndësishëm aq sa kur u ngrit
presidenti Makruan i trullosur nga mikpritja harroj që ishte vetëm kaposhi i Francës por edhe kaposhi i të gjithë BE dhe doli me ngut direkt para medjave dhe deklaroj në mënyrë kategorike dhe ton të prer urdhëruas,
“Të anullohet vendimi i BE për lëvizjen e lire të shqiptarëve të Kosovës në vëndet e BE” mar unanimisht nga të gjithë vëndet BE para 3 muajësh. Sa u emocjonua Edi Rama për këtë deklarat dhe sa mbaroj Makruani tha vetëm kaq, asgjë tjetër “Nuk keni parë gjë akoma” nga presidenti Makruan, mesazh kuptimplot i Ramës shqipëtarëve të Kosovës dhe Albin Kurtit.
Mbas dy ditësh qe zëdhënsi i qeveris franceze që deklaroj që presidenti Makruan nuk ishte i kthjelltë kur deklaroj këtë gafë bastarde diplomartike ama,
pak muaj më vonë qe përfaqsuesi francez i cili ndikoj në mospranimin e Kosovës në asamblenë e këshillit të Europës duke përligjur shprehjen e Edi Ramës “Nuk keni par gjë akoma ” nga mësje Makruani..
Njerëz, çfar doni më që të bindeni që Edi Rama është armik i kombit shqipëtar, dhe shqipëtarët e Kosëvës nuk bëjn përjashtim dhe
ai ve në shërbim të axhendës së tij antishqiptare edhe presidentë si qy Makruani rekrutuar si agjenti i FBI Mc Gonigal edhe mbi veset njerzore që i bëjnë gratë e presidentëve që tua veshin me pllëmb surratit atyre te dera e aeroplanit para se të konsumojn mikpritjen joshse ku ofrohet gjithçka e mender qeveritarëve si Edi Rama.
Njerëz, Edi Rama, në vënd që me mënçuri të jap dorheqjen si kolegu i tij britanik, ai po i kërkon McGonigalëve të tij si qy Makruani që ti shpëtojn kufomën kërmë të tij politike dhe qeverisëse nga ngordhja. Ai po tmerrohet edhe përveç të tjerave edhe nga pjesmarrja e shqipëtarëve të Kosovës dhe Maqedonis në protestë dhe ta ketë të sigurt që edhe në Kosovë dhe në Maqedoni e din mirë që armiku më i madh, më dinak dhe më i rrezikshëm i kombit shqipëtar gjer më sot në histori është kombçfarosësi Edi Rama dhe
po fitoj ai në këtë përballje së bashku me antishqiptarin tjetër Sali Berishën dhe një grusht flliqësira oligark që mbajnë Shqipërin në pushtimin më barbar nga pasojat gjer më sot, jo vetëm në Shqipëri nuk do të ket së shpejti më komb shqipëtar në trojet etnike prandaj
është luftë për jet a vdekje, prandaj shqipëtar, edhe të Kosovës, Maqedonis …….. , vraponi në Tiranë, pran flamurit të përbashkuar, o sot o kurr, për të ndalur këtë përbindësh kobzi kombngrënës sa nuk është vonë, më i lig dhe më dinak se kanibali shqiptarngrënës Milosheviç më i lig se Napolom Zervasi që me bajonet çante barkun e nënave çame duke vrar edhe fëmijën në barkun e tyre, Edhe qy me bajonetën e taksave, çmimeve të kusaris dhe vjedhjen e pasurive të vëndit po çan barkun e nënës Shqipëri që fëmiët e saj, rinia pa të cilën nuk ka komb, të zhduket me bajonetën e emigrimit pa kthim.
Le të bashkoj protesta këto ditë shqipëtarët e të gjitha trojeve dhe
të jeni të sigurt që kësaj ja ka frikën qy antishqiptar i tërbuar kur artikulon këto deklarata, ky bashkim po të realizohet në protestën e tanishme do të jetë një grusht i fuqishëm jo vetëm për antishqiptarin Edi Rama por për të gjithë armiqtë e kombit shqipëtar, prandaj ……
vraponi o shqipëtar edhe të Kosovës dhe Maqedonis aq më tepër pas këtyre deklaratave i trëmbur deri në palcë nga pranija juaj se ai e di që ka gjynahe për të lar edhe ndaj jush si ndyrsirë antishqiptare që është.
Le të lind nga kjo protest një parti, një lidhje mbar kombëtare, nën modelin e lidhjes së Lezhës së Gjergj Kastriotit e lidhjes së Prizerenit të Abdyl Frashërit ku mëndjet e ndritura të kombit të identifikojn problemet, hallet e kombit shqipëtar sot, të përcaktoj strategjin politike, ekonomike, kulturore, …….. në kuadrin e bashkveprimit me popujt e BE dhe të mbar botës dhe ti ver fre antishqipëtarëve si Edi Rama dhe vllezërve të tij