I ndodhur në Kongresin e Partisë Socialiste Evropiane në Berlin, kryeministri Rama ka ndarë një video me ndjekësit e tij në rrjetin social Tik Tok.
Por në sfond dëgjohet teksa këndohet kënga “Bella Ciao”, një himn për partizanët e Luftës II Botërore.
Kjo këngë është kënduar në Berlin në gjuhën perse shenjë homazhi për 22-vjeçaren Mahsa Amini, simbol i protestave në Iran.
Ndoshta Ramës i ka sjellë në mendje debatin për rehabilitimin e kolaboracionistëve.
@ediramatiktok📍Berlin PES Congress🌹 Beautiful❤️