Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Situata është “si macja e Schroedingerit”: A do ta braktisin Shtetet e Bashkuara NATO-n?
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Situata është “si macja e Schroedingerit”: A do ta braktisin Shtetet e Bashkuara NATO-n?
BoteLajmi i fundit

Situata është “si macja e Schroedingerit”: A do ta braktisin Shtetet e Bashkuara NATO-n?

Published: March 3, 2025
Shpërndaje

Nuk është hera e parë që e kemi konsideruar Organizatën e Traktatit të Atlantikut Verior (NATO), ose të vdekur, ose në prag të vdekjes. Së fundmi, senatori republikan Mike Lee, ka thënë përmes një postimi në X – dikur Twitter – se “është koha të largohemi nga NATO-ja dhe Bashkimi Evropian”.

Elon Musk, burri më i pasur në botë, dhe aleati i ngushtë i presidentit amerikan, Donald Trump, e ka pëlqyer këtë ide. Ai ka thënë shkurt, “pajtohem”.

Ndonëse zyrtarët në Bruksel dhe vende tjera besojnë se ky reagim i Muskut nuk është i pazakonshëm, pasi ai ndan shpesh mendimet e tij për politikë në platformën X, megjithatë, disa vëzhgues e pranojnë se ai ka qasje te Trumpi dhe te disa qarqe konservatore në Uashington.

- Publicitet -

Prapëseprapë, zyrtarët e NATO-s, në selinë e tyre në Bruksel, janë skajshmërisht të qetë.

Përgjigja e tyre në pyetjen nëse shpërbërja e aleancës është e pashmangshme, është “jo”, dhe atë për dy arsye: për shkak të hendekut të madh mes retorikës dhe veprimit, dhe për shkak të dallimeve mes aleatëve të NATO-s dhe vendeve që aspirojnë NATO-n, sidomos kur është fjala për Ukrainën.

‘Injorojeni zhurmën’

Të ndalemi tek arsyeja e parë. Jo më larg se javën e kaluar, Trump është deklaruar i përkushtuar për zbatim të Artikullit 5 të NATO-s, në një konferencë të përbashkët me kryeministrin britanik, Keir Starmer.

Ky qëndrim është përsëritur disa herë – si publikisht, ashtu edhe privatisht – nga Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, gjatë një takimi të ministrave të Mbrojtjes të vendeve të NATO-s, të mbajtur në muajin shkurt në Bruksel.

Ndonëse ai ka insistuar që aleatët evropianë t’i rrisin shpenzimet në mbrojtje, të gjitha burimet e Radios Evropa e Lirë brenda NATO-s, i kanë përshkruar diskutimet si konstruktive.

“Ai nuk është larguar asnjëherë nga diskutimi, ka dëgjuar, ka bërë pyetje, ka mbajtur shënime – nuk e ka pasur sjelljen e një aleati që e ka në kokë braktisjen”, ka thënë një ambasador i NATO-s, në disa përgjigje për Radion Evropa e Lirë.

Në të njëjtën linjë, diplomatët e NATO-s janë duke i trajtuar spekulimet konstante.

“Na duhet të deshifrojmë se çfarë nënkupton e gjithë kjo”, ka thënë një zyrtar i lartë.

“Mirëpo, ne edhe kemi mësuar që duhet të injorojmë zhurmën dhe të fokusohemi te veprimet. Na duhet të praktikojmë një lloj ‘durimi strategjik’”.

Rruga e paqartë e Ukrainës

Por, situata është ndryshe kur bëhet fjalë për Ukrainën.

“Rrugëtimi i Ukrainës ka ndryshuar, mirëpo jo edhe i NATO-s. Ata kanë qenë të ashpër ndaj Ukrainës, mirëpo vazhdojnë të jenë të përkushtuar ndaj NATO-s”, ka thënë një ambasador i aleancës në disa përgjigje për Radion Evropa e Lirë.

Ndryshimi i retorikës ndaj Volodymyr Zelenskyt është një tjetër shembull i qartë, por i tillë është edhe roli i ri i Britanisë për koordinim në dërgimin e armëve në Ukrainë.

Është e qartë që Ukraina nuk do të anëtarësohet së shpejti në NATO – dhe për të qenë real, ka qenë administrata e ish-presidentit, Joe Biden që e ka bllokuar anëtarësimin e Kievit në samitet e NATO-s, të mbajtura së fundmi, ndërkohë që shtetet e Evropës Perëndimore e kanë ruajtur qetësinë. Administrata e re amerikane është më e drejtpërdrejtë në këtë drejtim.

Pyetja e krahut lindor të NATO-s është nëse trupat ushtarake amerikane do të vazhdojnë të jenë të stacionuara atje. Momentalisht, përgjigja është ‘po’, ndonëse ekzistojnë shqetësime se administrata Trump mund të rishikojë numrin e trupave që ka angazhuar në Evropë.

E, nëse këto shtete sulmohen nga Rusia, a do t’iu ndihmojnë atyre forcat amerikane?

Të gjithë besojnë se ashtu do të jetë, se do të ofronin ndihmë, ndonëse për Artikullin 5 nuk është e rëndësishme vetëm bindja e aleatëve, por edhe e armiqve – sa besojnë ata që mund të zbatohet kjo pikë.

Një zyrtar i Evropës Lindore e ka bërë përshkrimin më të mirë për këtë situatë. Ai ka thënë se situata është sikurse macja e Schroedingerit – ekziston në të dyja shtetet, e gjallë dhe e vdekur, derisa të hapet kutia.

“Në rastin e NATO-s, askush nuk mund të flasë me bindje për Artikullin 5, deri në ditën kur testohet”.

REL

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Ish-drejtuesja e AKSHI-t, del pas tri orësh nga SPAK, u paraqit me avokaten e saj
  • Shpallen fituesit e Nobelit në Ekonomi për vitin 2026, dy profesorët amerikanë ndajnë çmimin
  • Shakaja përfundoi në tragjedi, ky është 16-vjeçari që humbi jetën në lokalin e gjyshit në Krujë
  • Prezantohet “Pasqyra e Çmimeve”, Rama: Mbi 200 artikuj pjesë e listës, çmimet nuk ndryshojnë për 3 muaj
  • Jep dorëheqjen drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve

Komentet e Fundit

  1. Ethemi jo Lalaj on Sjellje të papërshtatshme dhe përfitime materiale të paligjshme: Ambasadorja amerikane në Athinë në prag të shkarkimit
  2. demo on Në kërkim të një partie që rikthen dinjitetin e punës
  3. Humoristi on Marta Kos: Ndryshimet e Kuvendit të Kosovës në Ligjin për Specialen janë të papranueshme për BE-në
  4. Valbona on Marta Kos: Ndryshimet e Kuvendit të Kosovës në Ligjin për Specialen janë të papranueshme për BE-në
  5. ANA on Marta Kos: Ndryshimet e Kuvendit të Kosovës në Ligjin për Specialen janë të papranueshme për BE-në

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?