Nga Bedri Islami
Botuar në DITA
Qeveria Rama, pas më shumë se 10 viteve në pushtet, për shumë kënd është para dy rrugëve: ose të bjerë dhe vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme të kërkuara nga vetë Rama, ose të reformohet tërësisht, jo vetëm si përbërje, por edhe si vizion racional politik, për t’iu përshtatur, më në fund, asaj çfarë përfaqëson e majta progresive.
Rruga e parë të çon në dilemën nëse numri do të vendosë mbi mendjen. Qeveria e tanishme i ka të gjithë numrat e nevojshëm parlamentarë për të qeverisur, për të vazhduar mandatin e saj, dhe, përtej kësaj, përballë vetes gjendet një opozitë e telendisur, e ndarë në shumë pjesë, ku, të gjitha pretendojnë se janë opozita e vërtetë. Në fakt, nuk është asnjëra prej tyre.
Disa nga ngjarjet më të rënda, të lidhura me qeverisjen dhe mos arritjet e pritura të saj, janë mbledhur ortek kohët e fundit. Hetimet e hapura ndaj djegësve, arrestimet e disa zyrtarëve të mesëm, të lartë dhe shumë të lartë, largimi nga Shqipëria i numrit 2 të qeverisë Rama, njeriut që ka pasur në duart e tij portofolat e disa dikastereve më të rëndësishëm, hetimet për koncesionet në fushën e shëndetësisë, arrestimet e disa biznesmenëve të njohur, të lidhur me figura të ndryshme të së majtës, të fshehtat që ende janë në përgjimet e ardhura nga institucione ndërkombëtare, përfolja e të tjerëve, ritmet që nuk janë të duhurat, të gjitha këto, së bashku apo veç e veç, kanë sjellë një mjedis të rënduar.
Shumë mendojnë se kalimi në zgjedhje të reja të parakohshme është një zgjidhje. Rama vetë, por edhe detashmenti pranë tij, jam i bindur se nuk duan zgjedhje të reja politike.
Në më të shumtën e rasteve vazhdon të jetë versioni shvejkian se faji është individual dhe jo kolektiv. Vetë shefi i qeverisë, disa herë, ka bërë të qartë se e majta në pushtet nuk është kapota mbrojtëse e atyre që shkelin ligjet, që bëhen pjesë e korrupsionit, apo, edhe më tej, kthehen në oligarkë politikë e financiarë në të njëjtën kohë.
Ngjarjet e ndodhura ndërkohë kanë dëshmuar dy gjëra të rëndësishme:
E majta nuk është mbrojtëse e asnjë delikti apo të atyre që qëndrojnë pas tyre. Megjithëse duket akt seleksionues i SPAK-ut rendja pas figurave të qeverisjes, vetë qeveria apo shumica parlamentare nuk i ka penguar organet e drejtësisë për të vepruar.
Ka reaguar përmes deklaratave politike, por pa ushtruar trysni. Në asnjë rast nuk ka pasur ndërhyrje, kanosje, thirrje për linçim të strukturave të sistemit të drejtësisë. Nëse vetëm njëra prej tyre do të kishte ndodhur disa vite më parë, sidomos në mandatin e dytë të qeverisjes Berisha, ku skandalet politikë dhe financiarë ishin të përbindshme dhe askush nuk u dënua, do të kishim përsëritje të asaj që ka ndodhur: linçim politik, krijim dosjesh, kërcënime të strukturave të drejtësisë, duke i bërë disa nga prokurorët e rasteve të veçanta të merrnin arratinë.
Ose, më tej se kaq, duke marrë haptas në mbrojtjen e të parit të qeverisë simbole të korrupsionit dhe shkeljes së shtetit figura të rëndësishme, si ishte dikur numri 2 i qeverisë Berisha, Ilir Meta.
Së dyti, megjithëse është dukur se e gjithë opozita është rreptësisht kundër reformimit të sistemit të drejtësisë, ende, edhe sot e kësaj dite, një pjesë e rëndësishme e këtij sistemi, edhe brenda SPAK, duket mbështetëse e opozitës. Tashmë ky teatër është i qartë për cilindo, gjithçka është kaq e hapur.
Ndryshe nga të tjerë unë mendoj se Edi Rama nuk i do zgjedhjet e parakohshme politike, kjo është e qartë. Dy vitet që ka para vetes i duken të mjaftueshme për të ndryshuar shumë çka në politikën e tij.
E çuditshme është që edhe vetë opozita nuk i do zgjedhjet e reja dhe as rënien e tanishme të qeverisë Rama. Nuk i do ndoshta edhe më shumë nga vetë qeveria. Opozita kërkon të ndezë gjakrat, të nxitë dhunën, të mobilizojë çfarë i ka mbetur, të protestojë, të përleshet, të ketë viktima, por jo të kalojë në zgjedhje të reja. Është gjëja e fundit që mendon.
Megjithëse ka në sloganin e saj rrëzimin e qeverisë, asaj i duhet që kjo qeveri të mbahet në këmbë, të mos bjerë, të vazhdojë të gërryhet nga brenda, deri sa pushteti të bjerë, gjithnjë në mendimin e saj, si një fik i pjekur në prehrin e opozitës. Askush më mirë se sa vetë opozita nuk e di se zgjedhjet e reja në këtë moment do të ishin dita e kobit të opozitës. E ndarë dhe e rindarë, e copëzuar dhe e ri copëzuar, ajo nuk mund të fitojë në zgjedhje, as të ndarë, dhe, as nëse bëhet një mrekulli dhe bashkohen në frontin e tyre për marrjen e pushtetit.
Edi Rama është para zgjedhjes së jetës së tij: të ndryshojë formatin e qeverisë, vizionin qeverisës, përparësitë qeverisëse, të marrë përgjegjësitë ndaj çdo veprimi të kabinetit qeveritar, të ushtrojë kontrollin dhe të dëshmojë se mandati i tij i tretë do të jetë ai i njerëzve të ndershëm dhe të aftë.
Ai ndodhet para një konflikti të dyfishtë: me njerëzit e tij, të cilët i ka mundur që në krye të herës, i ka shtruar dhe do të vazhdojë të jetë numri një i pa kontestuar. Por, ai është i tillë sa herë që fiton, në rastin e parë të rrëshqitjes së pushtetit, e majta do të bjerë, do të ketë shkërmoqje dhe e gjithë e keqja do të ketë emrin e tij. Për të cilën as nuk i bëhet vonë.
Ai është njeriu i të majtës sa kohë është në pushtet. Pas tij nuk i intereson dhe kjo është konflikti i së ardhmes. Por që fillon që tani, dhe kjo duhet të shqetësojë PS-në, nëse brenda saj ka ende njerëz që mendojnë.
Konflikti i dytë është me opozitën. Me një opozitë normale kjo do të ishte gjëja më e arsyeshme në botë. Me një opozitë anormale kjo i kalon kufijtë e egërsisë dhe të kërcënimit.
Edi Rama, vetëm në ditët e fundit është kërcënuar publikisht disa herë rradhazi. Është kërcënuar deri me varje në litar, kokëposhtë, pas pushkatimit, si ka ndodhur me liderin fashist Duçe. Është kërcënuar se do të përfundojë në ujërat e lumit Lana.
Nga ish shefi i qeverisë dhe kryetari de fakto i opozitës, Berisha është kërcënuar se do të tërhiqet zvarrë deri në fundin e tij. Nga gazetarë –analistë, shumë afër dhe të mirë paguar nga opozita është kërcënuar se askush nuk do e dijë fundin e tij.
Në fund, edhe nga gazetarë të afërt me ish-aleatin e tij në pushtet u kërcënua se, nëse nuk e lëshon drejtimin e qeverisë, do të rrijë, jo vetëm pa dhëmbë, por edhe pa b..thë.
Në të vërtetë Rama, është ndër ato shefa qeveritarë që është rrahur shtazërisht kur ishte gazetar, pikërisht nga këto që e kërcënojnë sot brutalisht; është kërcënuar me vdekje dhe me fjalimin më të bukur mortor kur ishte lideri i opozitës, pikërisht nga Berisha; janë nxitur turma njerëzish për të bërë linçimin e tij, jo thjeshtë politik, por edhe fizik.
Në diskurset parlamentare, kërkesa ultimatice për largimin e tij shoqërohet me thirrjet halucionante të Berishës për zhdukjen e shefit të qeverisë, me kërcënime rrugaçe dhe delirante, të cilat, edhe pse bëhen nga një njeri që e njeh frikën më shumë se kushdo tjetër në politikën shqiptare, nxitin pikërisht atë që kërkojnë “shqupasit patriotë”: krijimin e ndjenjës së ankthit, të frikës dhe të tërheqjes së shefit të qeverisë dhe liderit të partisë politike, historikisht dhe realisht më të madhe në vend, PS-së.
Jam i bindur se asnjëherë më parë dhe asnjëherë më pas nuk ka ndodhur e as nuk do të ndodhë një krisje e tillë në radhët e një partie politike, e cila synonte të ishte thellësisht evropiane dhe moderne.
Në vend të saj, një turmë linçuesish politikë e jo vetëm politikë, tashmë e kanë hapur krahun e goditjes, duke nxjerrë në fushë të hapur një parti metingashësh, ku arsyeja është zëvendësuar me dhunën, ku mendimi i ka lënë vendin harbutërisë, dhe, mjerisht, përmes së cilës përçohen sot thirrjet kobzeza për shkatërrimin e vendit.
A duhet të largohet Edi Rama dhe të hapë rrugën e një qeverie teknike, gjithë përfshirëse, me të mundur , veçanërisht të ndëshkuar, me asnjanës, me ato që qëndrojnë në dy karrige njëherësh, me teknicienë, e ndoshta edhe me ndonjë përfaqësues të zgjedhur nga shumica qeverisëse.
A do të mund të qetësohet vendi pas kësaj lëvizje, nëse Edi Rama bie dakord për këtë rokadë politike?
Shqipëria e ka një shembull domethënës me krijimin e qeverive të tilla hibrid dhe ndodhitë e pas rënies së saj. Pas kërcënimeve të këtij lloji , por jo të këtyre përmasave, qeveria e pas marsit të vitit 1991, e një shumice të majtë, lejoi krijimin e një qeverie të përbashkët, e quajtur qeveria e Stabilitetit. Me një mandat të caktuar deri në zgjedhjet e vitit 1992.
Kërcënimet dhe bubullimat për krijimin e saj erdhën pikërisht nga ata që kërcënojnë sot me vdekje shefin e qeverisë, Edi Rama. Mbi të gjitha nga ulërimat politike dhe keq ndjellëse të Berishës.
Pak muaj më pas, pikërisht kjo qeveri, përsëri nën kërcënimin e Berishës, u shkatërrua. Ishte një natë tragjike, në të cilën, një ministër i devotshëm, i deleguar nga demokratikasit, profetizoi se, pas prishjes së qeverisë, ai sheh gjak.
Qeveria u prish, Shqipëria hyri në rrugën e mjerimit pas pluralist, i vetmi njeri që qeshi, fërkoi duart dhe “fitoi”, ishte Berisha. Dhe ustallarët e tij në Serbi që, përmes të deleguarve të tyre, i dërguan fjalë të prishë një qeveri që po stabilizonte vendin dhe që mund të dëshmonte se mund të kishte jetesë të përbashkët.
Edi Rama edhe mund të ketë idenë e një qeverie teknike, pavarësisht nga ajo që deklaron. Në fund të fundit trysnia mbi të mund të ketë ndikim. Megjithëse , nuk e besoj se do të ndodhë. Trysnia nuk po bëhet vetëm nga opozita, por edhe brenda llojit, dhe kjo e fundit është edhe më e ndjeshme..
Si shef i qeverisë ai mund të tërhiqet, por nuk mund të tërheqë pas vetes edhe tërheqjen e së majtës, sepse nuk është as e drejta e tij dhe as forca e tij për të bërë këtë.
Nëse ai lë vendin e tij si shefi i qeverisë, atëherë duhet të lërë edhe vendin si lider i socialistëve, të cilët, në këtë moment, mbijetojnë edhe pa të, por ai nuk bën dot pa to.
Në bilancin e qeverisjes së tij të deri tashme, Edi Rama, veç asaj që ka bërë mirë, ka lënë edhe shenja që nuk duheshin lënë, sidomos ndaj premtimit të tij kryesor: ndëshkimin e krimit dhe të zullumeve berishiane. Ndoshta për këtë ai do të gjykohet rreptësishtë në një ditë të ardhshme.
Dhe e majta duhet të gjykohet për pavendosmërinë e saj në ndëshkimin e krimit! Të majtës i duhet reformimi urgjent i qeverisjes, vizioni bashkëkohor i drejtimit të shtetit, ku përgjegjësia, aq sa është vetjake, aq është edhe strukturës kontrolluese, ku e drejta për të qeverisur është e njëjtë me të drejtën e ndëshkimit.
E rëndësishme është që drejtpeshimi të jetë në kahun e Kushtetutës, ashtu si ka ndodhur deri tani e ashtu si do të ndodhë edhe në të ardhmen.

Bedri. Te pergezoj per analizen e sakte, kurajoze dhe mbi te gjitha per theniet troç, si rralle kush per fundin e keq qe e pret padrejtesisht PS pas tere ketyre ngjarjeve te renda qe kan per autor personalisht Edi Ramen. Me dhimbsen shume socialistet qe perbejne numrin me te madh te votuesve sepse gjithmone jane genjer dhe u a kane shperblyer keq besimin lideret qofte Nano dhe Rama.
Ka ardhe koha qe te gjithe ne duhet te mendojme te ruajme PS si nje aset i madh kombetar. Nuk e kam fjalen qe PS te jete sa me gjate ne pushtet. Ate e vendose vota. Me dhimbset sepse Edi Rama e shpartalloi PS-ne, ajo mund te perfundoje si PD dhe me keq. Gjeja e pare eshte qe ne kane mbetur socialiste qe u dhimbset fati i PS urgjentisht duhet te kerkojne largimin apo shporrjen e Rames i cili punoi veç per vegten e tij ne te gjith planet, njeri qe e urren themelin e lavdishem te se majtes siç eshte kontributi ne luften Nac-Çlirimtare, njeri qe urren deshmoret, veteranet, njeri qe nuk respekton normat e statytit, ligjet e Shtetit, njeri qe nuk merret me hallet e te varferve, qe tallet me ta, njeri qe eshte deklaruar se nuk eshte socialist. Ategere pse duhet ky njeri? Le te shporret. Te thyeje qafen ky fodull, mendjemadh, arrogant, ashtrues qe genjen pa pike tyrpi, njeri qe punon veç per lavdine e vet.
Me e renda, sic po verteton koha, ky njeri eshte ne nje celule me Berishen, Meten. Bashen e te tjeret si keta dhe ruajne njeri tjetrin qe te mos merret Drejtesia me ta. Ky eshte fundi.
Ne nje pake zgjedhje te reja, kudo qe te behen, Edi Rama nuk merr as 30 perqind te votave.
Socialistet duhet te bejne kujdes, ti ruhen perçarjes dhe te mendojne per nje lidership te ri, njerez me te mire e te te afte e me te ndershem se Rama PS ka sa te duash.
Nuk eshte Berisha,Meta,Basha kercenimi i Rames ne pusshtet,.
Nqs,Arlind Qorri do te dije te vleresoi ato 5% vota qe mori i vetem ne Tirane,kur s`kishte as komisjonere,as numurues,Lyderi i Ardhshem i Antihajduterise do te jete Arlind Qorri.
Nqs,ky djale do te vleresoje veten,,ne zgjedhjet e ardhshme parlamentare ky merr qeverrine.
Eshte shpresa e vetme qe na ka mbetur.
Greket po hane mut me akuza por harrojne se nuk eshte viti 91.
NUK ESHTE RRUGA KJO VELLEZER
PARTITE PO NA COJNE NE ASGJESIM
PERCARJA ESHYE NEMA JONE
SHPETIMI QENDRON NE BASHKIM
HASMI NA DI PIKEN E DOBET
QE KURRE SNA LA TE NGREME KOKE
FAREN E LIGE TE TRADHETISE
KA RRENJOSUR THELLE NE KTE TOKE
NUK KA RENDESI SE CFARE EMRI KA
AJO NE THELB ESHTE NJE
NXITONI KOKEN GJARPERIT TI PRESIM
PERNDRYSHE SHQIPERI SDO KETE ME
Nuk e di se sa paguhet Bedri Komunisti por sipas mendimit tim duhet te paguhet shume,aq shume nga Rama sa qe sido qe e sorollat muhabetin e tregon qarte qe eshte nje mbrojtes (ishpifur ) i Rames ashtu si i gjithe stafi i gazetes Dita (megjithese per mendimin tim dhe jo te Intelektualit) kjo gazete me gjithe stafin e saj nuk e meritojne aspak te quhet apo quhen e nderuar apo te nderuar.
Kam shume respekt per nje familje Kokalari qe jetonte dhe me duket se jane akoma aty (sepsenuk jam un me ne Kavaje) , pata respekt dhe per kete Evi Kokalarin,por tani jo me. Kjo jo se lufton Foltoren,jo pse eshte kunder Berishes (sepse dhe un jam kunder tij) por e para e punes me duket se kjo Evi bashke me kusheririn e saj , Gerin; po kerkojne me ç’do kusht te kene nje post ne pushtet,qofte ky majtas apo djathtas. Ne radhe te pare kjo (Evi) dhe ky ( Geri) te sqarohen njehere per akuzat ndaj njeri tjetrit,te sqarojne njehere se çfar kerkojne dhe kujt kahu i perkasin pastaj te vijne e te na japin mendimet e tyre, sepse keshtu si e kane nisur, dhe ne gazetat ku japin mendimet e tyre me duket se puna ne SHBA NUK PO JU ECEN SHUME MIRE, dhe kerkojne pak pushtet ne Shqiperi, ( nuk besoj se per ta ky pushtet ka rendesi ) majtas apo djathtas.
Bedriu ashtu si Saliu si malesoret,si verioret si Kosovaret bejne thirrje vetem per lufte,percarje,tradheti dhe te tjera si keto! Jemi Shqiptare na duhet dashuri mes vedit dhe jo lufte! Jemi komb i pa edukuar dhe nuk dime te bejme shtet sepse nuk duam shtet! Tribute feudale na pelqejne me shume!
PS:
1.OK,B.ISLAMI kurdoherë i saktë.
2.Edi Rama i mendon të gjitha variantet e mundshme për zgjidhje.Sipas Alfred Moisiut & Rexhep Qoses Ai është KM më i mirë në 33 vite në Shqipëri.
•Deklaratat e Tyre i kam në Ajfon.Të tjerët nuk më interesojnë.
•Pse nuk eleminoi hajdutët e vrasësit 33 vjeçar nuk është fai i Tij Por i drejtësisë së Tredhur nga Sb 92.
•ER inicioi REFORMËN NË drejtësi me mbështetjen nd/Kombëtare.Drejtësia të bëj punën që i takon.
•ER nuk është Sb që arrestoi F.Nanon ose PUTINI që ka arrestuar kryeOpozitarin.
-ER edhe kur kritikoi SPAK se po vepron vetëm MAJTAS-ju turr me kritika Ambasadorja KIM..!
3.E.Rama edhe mund të tërhiqej nga detyra e KM,Por e do 90 % e popullit të majtë dhe Nd/kombëtarët si faktor STABILIZUES NË BALLKAN,Duke dhën prova si drejtues i OSBE+KS OKB+BE në Shqipëri+Samitin e Berlinit në Tetor,etj.
-Edhe sikur 20 % e qeverisë të arrestohet me OK të Edi Ramës,Për E.Ramën nuk ka dosje të hapura me zë e figurë.Këtë e di mirë SHBA+BE,por jo berishistët,Metistët,Bashistët dhe 99 % e medjeve e portaleve=mbi 800 që nga 2005-2023.. me mbi 101 krime mbi kurriz..!
4-Po kështu,SHBA..nuk mundet ta lënë Shqipërinë në NATO nën komandën e AVENTURIERVE POLITIKË S.BERISHA,I.META,L. BASHA E KO..,Kur OPOZITA ËSHTË NË KOMA dhe copë-copë.
-Kjo do të thot se KM në Shqipëri do jet Ai që merr kryesisht OK AMERIKAN,Pasi Europa është dru me pre..me shumicë të djathtë pro PUTINIT..!
5.Zgjedhjet e parakohshme nuk i do as opozita e bër COPASH mish për qënt e rrugës.Këtë e di mirë Sb. Ndaj atij i intereson të ket një copë opozite për të shpëtuar Pasurin familjare dhe nga burgu..!
6.E.Rama në Shtator do reformoi Qeverinë dhe do të futi marshin e 5-të për 2025.Askush nuk e ndalon.
7-Deri athere L.Basha pro Amerikan (pasi largoi Sb nga grupi Kundor me porosi Amerikane) me PD zyrtare me mbështetjen Amerikane do reformohet dhe do të bëhet opozitë reale.
-Ndërsa SB ME FOLTORISTËT do shkrihen si kripa në UJI,do të HAN BAR(YURI KIM),Kurse LikeSpiuni nuk e merr më ÇERTIFIKATËN E SIGURISË SI SPIUN,për rrjedhojë nuk do jet më Kryetar i PL..!
8-Ky është plani Amerikan për të nxjerr NOKAUD NGA POLITIKA SB+IM,Përderisa SPAK nga TMERRI BERISHIST nuk po arreston Sb e të tijët të korruptuar madhor,minues të demokracisë,përdhunim të drejtësisë-NON GRARA..!! Turp për SPAK.
9.Nëse SHBA+BE e lejojnë E.Ramën për të bër zgjedhje të shpejta,PS merr mbi 85-90 deputet dhe opozita shkrihet totalisht.
10.PS nuk e lejon E.Ramën të dorhiqet.Pasi është i vetmi që e çon PS në fitore të ndershme (e jo me vjedhje votash siç akuzon Salizmi i qeverisë më gangëstere në Europë 2005-2013), përball 2 përbindshave opozitar që nuk shkojnë dot sa në RINAS.
-Ndaj Sb deklaron se..Me E.Ramën nuk fitohen zgjedhje normale por me Dhunë,Vjedhje,Gjak.. me militantët e Laçit,Mamurrasit e rrethinat,Veriorët e kamur prej tij për luftë kundër Jugut(si 1997),Si dhe në 1991,1996,09,011,etj.
-FLM DITA.
PS:
1.OK,B.ISLAMI kurdoherë i saktë.
2.Edi Rama i mendon të gjitha variantet e mundshme për zgjidhje.Sipas Alfred Moisiut & Rexhep Qoses Ai është KM më i mirë në 33 vite në Shqipëri.
•Deklaratat e Tyre i kam në Ajfon.Të tjerët nuk më interesojnë.
•Pse nuk eleminoi hajdutët e vrasësit 33 vjeçar nuk është fai i Tij Por i drejtësisë së Tredhur nga Sb 92.
•ER inicioi REFORMËN NË drejtësi me mbështetjen nd/Kombëtare.Drejtësia të bëj punën që i takon.
•ER nuk është Sb që arrestoi F.Nanon ose PUTINI që ka arrestuar kryeOpozitarin.
-ER edhe kur kritikoi SPAK se po vepron vetëm MAJTAS-ju turr me kritika Ambasadorja KIM..!
3.E.Rama edhe mund të tërhiqej nga detyra e KM,Por e do 90 % e popullit të majtë dhe Nd/kombëtarët si faktor STABILIZUES NË BALLKAN,Duke dhën prova si drejtues i OSBE+KS OKB+BE në Shqipëri+Samitin e Berlinit në Tetor,etj.
-Edhe sikur 20 % e qeverisë të arrestohet me OK të Edi Ramës,Për E.Ramën nuk ka dosje të hapura me zë e figurë.Këtë e di mirë SHBA+BE,por jo berishistët,Metistët,Bashistët dhe 99 % e medjeve e portaleve=mbi 800 që nga 2005-2023.. me mbi 101 krime mbi kurriz..!
4-Po kështu,SHBA..nuk mundet ta lënë Shqipërinë në NATO nën komandën e AVENTURIERVE POLITIKË S.BERISHA,I.META,L. BASHA E KO..,Kur OPOZITA ËSHTË NË KOMA dhe copë-copë.
-Kjo do të thot se KM në Shqipëri do jet Ai që merr kryesisht OK AMERIKAN,Pasi Europa është dru me pre..me shumicë të djathtë pro PUTINIT..!
5.Zgjedhjet e parakohshme nuk i do as opozita e bër COPASH mish për qënt e rrugës.Këtë e di mirë Sb. Ndaj atij i intereson të ket një copë opozite për të shpëtuar Pasurin familjare dhe nga burgu..!
6.E.Rama në Shtator do reformoi Qeverinë dhe do të futi marshin e 5-të për 2025.Askush nuk e ndalon.
7-Deri athere L.Basha pro Amerikan (pasi largoi Sb nga grupi Kuvëndor me porosi Amerikane e pa ndodhur më parë në PD në 32 vite) me PD zyrtare me mbështetjen Amerikane(që u tërhoq nga PD 2 vjet dhe u fut në loi pasi nuk u tërhoq Saliu) do reformohet dhe do të bëhet opozitë reale,por jo në pushtet sa të jet Sb & berishimi gjallë..!
-DMTH:SB ME FOLTORISTËT do shkrihen si kripa në UJI,do të HAN BAR(YURI KIM),Kurse LikeSpiuni nuk e merr më ÇERTIFIKATËN E SIGURISË SI SPIUN,për rrjedhojë nuk do jet më Kryetar i PL..!
8-Ky është plani Amerikan për të nxjerr NOKAUD NGA POLITIKA SËPARI SB+IM,Përderisa SPAK nga TMERRI BERISHIST nuk po arreston Sb e të tijët të korruptuar madhor,minues të demokracisë,përdhunim të drejtësisë-NON GRARA..!!
•Ky është Turp për SPAK.
9.Nëse SHBA+BE e lejojnë E.Ramën për të bër zgjedhje të shpejta,PS merr mbi 85-90 deputet dhe opozita shkrihet totalisht.
10.PS nuk e lejon E.Ramën të dorhiqet.Pasi është i vetmi që e çon PS në fitore të ndershme (e jo me vjedhje votash siç akuzon Salizmi i qeverisë më gangëstere në Europë 2005-2013), përball 2 përbindshave opozitar që nuk e kapërcejnë dot RINASIN..!
-Ndaj Sb deklaron se..Me E.Ramën nuk fitohen zgjedhje normale por me Dhunë,Vjedhje,Gjak.. me militantët e Laçit,Mamurrasit, rrethinat e Veriorët e kamur prej tij për luftë kundër Jugut( 1997),Si dhe grabitje votash dhe vrasje në 1991,1996,08,09,011,etj.
-FLM DITA.
QI o breshke QI…sKiptaret ngel’ 30 vjet pa shtet QIveri…informacion,gazetari…
Or ti djali ‘Lulit vocerr’
me emrin Islami B E D R I
Te lehesh 30 vjet per Sali Ramen
nuk perben informacion,por ZAGARI!
Te propogandosh 33 vjet nate e dite
varrmihesit e shtetit, ish SHQIPERISE
duhet te jesh FEV ZI me Alzajmer
Qe s’ja ke idene ‘Republike parlamentare’-DEMOKRACISË
Kur perrallis edhe ‘per pune te mira’ teEDvint
33 vjet shok i Likes,nxenes i SS-Serb SALISE
e ke fjalen JO per rilindjen e shtetit te se drejtes
po betonimin me 13 miliard borxh teritorit,SHQIPERISE!?
Mire qe nuk vrisni vehten pas 30 vjetesh
se nuk ini burra e s’kini as nder e as TABAN
Po si arrini te propogandoni ca Krriminele
popull sa nje grusht me i varferi ne BALLKAN!?
“Rama do ta mbaroje kete mandat, edhe tjetrin pas tij, se edhe te mos doje ta perfundoje nuk e le gruaja te mos e perfundoje.”
“Nuk gjuajne meshkujt femra, gjithmone gjuajne femrat meshkuj. Gjuetia e meshkujve eshte iluzion.”
Kater menyra te burrit per te mos e bindur gruan qe nuk e tradhton:
-Ta lesh celularin pa kod sigurie, dhe te bllokosh dashnoret nga whatsup-i kur shkon ne shtepi. Madje e t’i fshish nga whatsup-i emrat pa biseda. Per te qene i sigurt fare, ta fikesh fare celularin se mos ke harruar ndonje gje.
-Ta besh celularin me kod sigurie dhe kete kod t’ia japesh edhe gruas, nderkohe qe ke marre masat e mesiperme paraprakisht.
– Nese ndodh qe gruaja telefonon burrin per ta pyetur disa here, cfare po ben, ku eshte, sa larg eshte nga shtepia: dicka me gruan “po ndodh!”
– Nese ndodh qe te dy burre e grua tradhtojne njeri-tjetrin ne te njejtin kohe; dy celularet e tyre nuk do te jene te fikur. Njeri prej tyre s’do degjoje, kurse tjetri eshte i fikur.
Ajo qe te dhjet gazit, jo vetem me anal-izen e ketij Bedri i Rrjedhuri, po edhe ca komentuesve te tjere ketu eshte qe akoma operojne me koncepte arkaike thjesht iluzive si “e majta” dhe “e djathta”. Ndonese teorikisht keto tregojne dy krahe te shqueshme te politikes, ne Shqiperi keto nuk perfaqesojne asgje. Ne Shqiperi ne politike duhet folur per banda rivale hajdutesh qe here luftojne per pushtet, here merren vesh me njera tjetren per te ndare pjesen. Njeri qe flet ketu per Arlind Qorrin po i them se edhe ai mezi po pret te rrembeje copen e tij. Cfare te djathte perfaqeson Sali Berisha? KAtunar veriu, rrit me dhite, ardhur ne kryeqytet, hapi syte ne teknikumin mjeksor, ku mesoi qe breket mund te nderroheshin nje here ne jave, u be mjek(zot na ruaj), pastaj edhe komunist e Sekretar Partie. I bukur i DJATHTE, e zoti Bedri. Dhe po ndaloj vetem tek UDHEHEQESI i te ahstuquajtures “e djathte”. Po e majta? Po e kapim me kryetarin Edvin. Hajde se nuk po e quajme qe meqe eshte pasardhes bastard i Mbretit Zog duhet te jete pa tjeter i djathte, por fakti qe nderoi Mithatin, e shau Enverin “e majte” me rrenje e me dege, deshte ti varte ish-partizanet neper lisat e atdheut etj. etj. Ja pra kush eshte i pari i mender “se majtes” ne Shqiperi. A ka si behet me “i majte”? Prandaj Bedrio po deshe lene te majten e te djathten ne Shqiperi e me mire fol per hajna, cuba, hajduta, Nejse po e leme me kaq, se Bedriu mer leke per lloqet qe shkruan, ne loqet komentuesa i kemi gratis hajvanlleqet tona.
Une nuk shohe ,sot ne keto situata gjeopolitike ,qe Rama ,me deshiren e tij,ta coje vendin ne zgjedhje te parakoheshme.S’ka as me te voglin kercenim, qe ndonje force politike,ta konkuroje , per ti rrembyer pushtetin me vote. Historija shqiptare ,ne 32 vjet demokraci,ka treguar se askush nuk ka dorzuar pushtetin nga gabimet ne qeverisje.Megaskandalet,hajdutlleku dhe korrupsjoni kane qene bashkudhetare te forcave politike qe kane qeverisur.Thembra e Rames nuk eshte si e Akilit ,te rrezohet.Elektorati i Majte edhe pse eshte i pakenaqur ,nga sjelljet jo korrekte te metodave qeveritese te Rames,ndihet komod me te qenit ne pushtet.Fale nje Opozite te percare e qe nuk gjen rrugedalje
, nga kaosi ku eshte futur,nuk mendoje se Rama ka oreks te dorezoje pushtetin.Gabimet e Rames jane shumhere te riparushme se sa dalja e ndonje force politike konkuruse.Ka vetem nje mundesi te pranushme nga Rama,por jo nga elektorati i Majte.Nese Basha, gjate kesaje kohe ,arrin te bashkoje te Djathtet,Rama e le pushtetin sic e dorezoje Nano.Rama me kete levizje shlyen borxhin qe i ka Bashes por jo te Djathtve.Kjo ka nje kushte paraprak.Basha dhe demokratet te nxjerrin urgjentishte Berishen ne pensjon.Berishes do ti pelqente ky obsjon, per faktin se ,si Rama e Basha ,mishin ja hane por kockat ja lene.Skeleti i Berishes eshte garanci qe familja Berisha te siguroje qenjen e saje e garancine per pasurite e grabitura.Ate do ta beje me te lumtur edhe fskti ,qe pushteti, i kalon nje Veriori tjeter.Strategji e ndertuar me mjeshteri nga R.Alija.Edhe po tu vihet detyre Bashes e Rames ,per te denuar Berishen ,ai do denohet si Nexhmija per kafe e Alija si vazhdimesues i komunizmit , por qe na solli kete pluralizem pa boshte ideologjike.
Ju lutem shumë përse diskutohet përfundimi i mandatit të tretë të shokut Rama kur me ish PS tashma të ngordhur si socialiste, të kthyer në një makineri të përsosur për vjedhjen e votave, ai pretendon edhe mandatin e katërt, para se ai të shpallet mbreti Zogolli II Edi, si trashgimtar gjenetik i dinastis mbretërore Zogolliane që mund të verifikohet edhe me analizën e ADN pa kaluar në thashethem dashakeqse.
Jo më kot ai sjell në kujtes Zogollin e parë Ahmetin, duke vën portretin e tij të ngurtë pran atij të Skënderbeut dhe Ismail Qemalit duke lën edhe hapsirë në kullën e sahatit në Vlorë edhe për të murosur portretin e tij si Skënderbeu aktual turistiko dixhital i Shqipëris dhe si mbret i ardhëm i vëndit me tiparet, mjekrën, vështrimin, elegancën tëpkë si të Ismail Qemalit, dmth ai e ndjen vehten sikur ka përfshir në personin e tij cilsi edhe gene nga të tre të mar së bashku.
I duhet mandati i tretë edhe i katërt se nuk mund të ler pa përfunduar projektin e tij për krijimin e New Dubait turistiko dixhital të lulëzuar të Europës por
pa shqipëtarët që janë “dembela , thashethemexhinjë, joprofesionistë, që kërkojnë rroga të larta” dhe për më tepër “flasin shqip”, për këtë, bashkë me biznesmenët, sa më parë shqipëtarët duhet të përzihen në emigrim dhe të zëvëndësohen me bagladeshasit, filipinasit, afrikanët……që nuk i kan këto cilsi negative të shqipëtarëve.
I nderuar Bedri, tani që ai vodhi si kusar i vërtet profesionist edhe zgjedhjet e radhës, mbasi privatizoj me rritjen e rrogave Kuvëndin duke i bler me para të thata në dorë të gjithë deputetët, bleu presidentin, kryetaren e kuvëndit, gjykatën kushtezuese, kryetarin e Akademis së shkencave, të 200 000 nëpunësit e administratës ai, sundimtari i llahtarshëm në plotfuqishmërin e tij do të
urdhëroj taksë shtesë, kusari e pastër me fatur në dorë, për banesat e shqipëtarëve banesa që do të ekzistojnë jo për rehatin e mirqënien e shqipëtarëve por vetëm për të mbushur thesin e kusaris të vagabondit përbindësh sundimtar aq më tepër që do të vidhen edhe me pagesën e majme të siguracionit për tërmetin e mundshëm,
do të urdhërioj taksën shtesë për pasurinë dhe tokat që edhe këto ekzistojnë jo për mirqënie por për të keqen e shqiptarëve dhe pasurimin e sundimtarit që kur të bëhet mbret i New Dubait turistiko dixhital,mbas mandatit të katërt, nga vitet 2030, të mos jet një endacak fukara brek grisur sikurse qe kur Fatos Nano e mori nga posht urave të Senës dhe mbasi i preu thonjtë me pisllëqe të zeza, e bëri ministër me thonjë të prera të kulturës, por të jetë multimiljarder, Alibabë i thesareve prrallore i nivelit të princërve, emirëve arabë.
Në qoftë se do tu shtohet edhe dyfishimi i çmimit të ujit që do të kthehet në pron private të atij, sundimtarit mbasi të krijohet bindja që ujsjellsat nuk po u dalin llogarit me ujin që fal natyra dhe dalin me humbje me miljarrda dhe për këtë duhet të jenë në dorën e bordit kryeministror,
edhe ata pak shqipëtarë që s’ kan emigruar akoma do të ikin të tmerruar dhe llahtarisur nga syt këmbët edhe ata në emigracion dhe me këto reforma taksash jetvrasëse të ish rrugaçit të rrugëve të bllokut të Tiranës së dikurshme dhe çmimet e ngritura nga biznesmenët kafshë deri në absurditet të llahtarshëm që vetëm ata të pasurohen, pensionistëve të shkretë u është programuar tu shkurtohet jeta dhe do të emigrojnë pa hunbur kohë në atë botë duke
realizuar projektin e spastrimit etnik që në vënd të ngelet sundimtari përbindësh kombngrënës, presidenti, kryetarja e kuvëndit , deputetët, spiunë patronazhistët e administratës shtetërore me familjet e tyre, gjithësej 500 000 veta që sapo ju rrit rroga sikurse deshi dhe urdhëroj sundimtari dhe
në shtëpitë e zbrazura të qyteteve dhe fshatrave të Shqipëris të futen 2,5 miljonë skllevrit e parashikuar nga Bagladeshi, Filipinet …….. dhe Afrika.
O i nderuar Bedri, mjaft me konstatime, jeni të zotët ju që ndjeni diçka për kombin dhe vëndin, drejtësin njerzore, të leni interesat e ngushta individuale, familjare, fisnore, krahinore ……që sjellin vetëm përçarje dhe zvetnim moral njerzor deri në nivelin e kusarve të llojit Edi Rama dhe
për interes të shpëtimit të kombit dhe vëndit,të mblidheni në një kuvënd mbar kombëtar, ti bëni një analizë poshtërsive të gjithfarllojshme me natyrë politike, ekonomike, ushtarake, …….. që kanë bër vampirët e kombit, Sali Berisha, Fatos Nano, Ilir Meta dhe sa të tre së bashku Edi Rama për 30 vjetë krimesh , korrupsioni dhe kusarie të pandalshme dhe
në një thirrje drejtuar kombit të ngrihen e ti presin kokat kuçedrës së sofistikuar që me dhëmbët e taksave dhe çmimeve që vetëm rriten po ha me babëzi kombin pjesë pjesë dhe mbasi majmet duke e ripërtypur këtë ushqim, kuçedra e kobshme nxjer si jashtqitje emigrimin e pandalshëm deri në sapstrimin total etnik që tani po kalon nivelin e sapstrimit etnik të Millosheviçit në Kosovë në 1999.
Shpëtojeni kombin duke lën mënjanë të majtën dhe të djathtën që nuk ekzistojnë në Shqipëri, kemi vetëm kusarë pseudo të majtë si armiku i betuar i të majtës Edi Rama dhe kusar pseudo të djathtë si armiku i betuar i të djathtës Sali Berisha, të dy miqë të të njëjtit hall, si të vjedhin shqipëtarët dhe të ruajnë e të shtojnë miljarrdat që kan vjedhur.
Sot duhet të jemi vetëm shqipëtarë me flamurin kuq e zi për të shpëtuar Shqipërin nga zhdukja në faqen e globit dhe nga faqet e historis botërore. Mjaftë me pseudo flamuj me ngyra fallco, mashtruese të së majtës dhe të djathtës që tundin horrat e paturpshëm të sojt Rama dhe Berisha bashkë me bolen e paturpshme Meta që lëkundet sa majtas djathtas, sa tek Rama tek Berisha vetëm ……për të vjedhur.
Mjaft me konstatime shterp me natyrë mediatike, mblidhuni dhe tundeni nga themelet politikën e qelbur aktuale që e zotërojnë me profesionalizëm diabolik katër antishqiptarë të përbetuar sa nuk është vonë në qoftë se keni këllqe ta bëni.
Edi Rama do kishte ikur mbas vitit te 9 te qeverisjes, ky eshte modeli Anglez ne rastin e 3 mandateve.
Por Edi Rama nuk mund te iki, dhe te leri ne pjace akoma Sali Berishen dhe Ilir Meten.
Ate dite qe arrestohet Ilir Meta, Shkelzen Berisha, te nesermen Edi Rama ngarkon Erjon Veliaj te formoje qeverine e re.
Erjon Veliaj do i heqi gjithe Ministrat e Edi Rames, do sjelli qeveri te re, pa diskutim me dinamike dhe efikase se kjo qeveri e lodhur.
O Pile (Loqe) Lalaj, po ti ku i merr vesh keto lloqe? Apo je berberi i Edvin Bastardit dhe t’i zbulon ai keto hajvanlleqe ne qejf e siper. Ku do t’i gjeje dinamiket Erjon Ahmadinexhadi apo ke plehrat e Sharres.
Rama nuk eshte i majte. PS i duhet per te mbajtur pushtetin. Nuk ka nje filozofi ekonomike te qarte. Luan sipas situates dhe fale aftesive te veta. Arlind Qorri do jete perfaqesuesi i vertete i te majtes
Akoma me te majte e me te djathte ti o i majti. Pse nuk thua “mutrat”, “bajgat”, “te pegerat”, “feçet”, “fekalet” etj. etj.
Rama as nuk ka rene ne dy mandatet e para,as nuk do bije ne kete mandat te trete,nga opozita ekzistuese,nga e cila nuk ka asnje mundesi te bije,sepse ata,sidomos karaxhozet e PD,kane gaxhumitje mes tyre deri ne shkermoqje,me banali i dalur kohe Berisha,as nuk kupton se eshte NON GRATA dhe pse eshte e di populli me mire se amarikanet dhe anglezet, As nuk rrezikohet nga Meta binjaku i Berishes per krim dhe kaos qe i solli Shqiperise.Rama mund te kete zgjedhje te reja,vetem nese Ai kerkon ose gjene arsyen mbreda vetvetes,por kur i shtyer nga subjektet jashte PS.Edhe nese do kete zgjedhje te reja,PS me siguri do fitoje edhe mandatin e katert,ndoshta me rezultat me te thelle, me nje pervoje te thelle e program te avansuar,si dhe me njerez, si zakonisht te rinje.
Per here te fundit Proklamacionin Iluzionist: jane femrat qe gjuajne meshkujt,,,,e kam degjuar nga vellai i dy kurvave.Nuk kishte cfare u bente me.U dorzua,.Ju dha edhe gruan per shoqeri.
Boll ju budallenj se boll keni bere llap llap kot !
Dritan Goxhaj eshte ne nje hotel te Sorosit jashte Shqiperise.
Dritan Goxhaj nuk eshte ne burg edhe prandaj nuk tregojne asnje fotografi te tij.
Hashimi Thaci edhe shoket e tij nuk jane ne burg. Kush beson se keta (Thaci dhe shoket e tij) jane ne burg eshte budalla. Thaci me shoke rrine neper hotelet e Sorosit ne SHBA edhe Britani. Vetem tani kane vajtur sa per seancat televizive mashtruese atje.
Pse nuk ka shkruar asnje qytetar per t’i takuar keta atje burg? Pse as familjaret e tyre nuk u kane vajtur ne burg ketyre per t’i takuar? Shume thjeshte sepse keta nuk jane fare ne burg. Por kjo eshte vetem loja mashtruese se Thaci edhe shoket e tij e votuan vet Gjykaten Speciale ne Parlament. Pse budalla eshte Thaci qe te perfundonte me te vertete ne burg? Jo more jo se Thaci eshte inteligjent.
Shikoni sa normal duken Thaci edhe shoket tij sikur po vine pushimet ne New York edhe Londer dhe jo sikur pskan qene gjoja ne burg.
E kuptuat tani lojen qe bejne Thaci edhe shoket e tij? Hiqeni nga mendja. Thaci edhe shoket e tij nuk jane fare ne burg. Eshte e rendesishme qe ta kuptoni kete o njerez.
Kush beson se Thaci dhe shoket e tij jane ne burg eshte budalla. Thaci me shoke rrine neper hotelet e Sorosit ne SHBA edhe Britani. Ne kohen e luftes se UCK-es Thaci edhe shoket e tij rrinin ne Tirane te hotel Rogneri qe eshte ngjitur me Kryeministrine. Keta nuk kane asnje kontribut per UCK-en por ishindhe jane sherbetoret e Sorosit si kukulla me tela ne politike.
E keni lene pa komente intervisten e Rames ne La Stampa.
I ka mbet Plani Franco-gjerman,,si pretendentja kurve,qe xhambazi do t`JA JAPI kOSOVES.
Nuk me shqeteson Tradhetia e shpallur e zhambazit,,se po e njohin bota cfare malli eshte,,por fjalori,,fjalori ketij per ti shitur Zajednicat Kosoves,per ti marre Mitrovicen Kosoves,,eshte tepke fjalori i atyre bushtrave llazore qe merren me shkusi;Albin Kurti kishte ne tavoline nje Plan te shkelqyer Franko-Gjerman,qe kushedi kur i vjen me Perseri Kosoves.Une do te veproja ndryshe,por Kurti eshte kokeforte..-thote Rama.
Tamam si ato mbleskat kurva,qe vene i ngjiten atij djali te ndershem:-Nuk te vjen me ky rast.Po nuk vendose tani,e humbe pergjithmone.E kane kerkuar i biri kryeministri,i biri ministrit,i biri bossit,prandaj hidhu,se nuk te vjen me ky rast! Nuk do rrijne te presin ty ATA,se kane kerkesa shume!
Aaaa mbleske kurve,ti mbleske kurve!
Deren kokes Albin!
Si te kam thene heren e pare.Deren e Kosoves kokes,mbleskes kurve!
Mala.Humbet gje me Ramen ne pushtet?Po humbe voto kunder.Po fiton voto pro. Sa mire ishin votimet me Enveri.Me saze,gerneta,curle,daulle dhe vinim hidhnim fleten ne kuti dhe kur vinim ne shtepi pyesnim per kurozitet per emrin qe votuam.