Ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu u paraqiti mediave dje një listë të gjatë me dëshmitarë që sipas tij do thirren për të dëshmuar se ai është i pafajshëm në shpërthimin që vrau 26 vetë dhe gjymtoi dhjetëra të tjerë, mes të cilëve gra e fëmijë.
Në 2013 aktivisti i njohur shqiptaro-amerikan Geri Kokalari niste për DITA nga SHBA një letër publike, në të cilën ndër të tjera shkruante?
“Fatmirit i pëlqen që të mburret me miqësinë e tij me kongresmeniin Frank Wolf, që përfaqëson shtetin e Virxhinias në Uashington.
Unë do të doja të dija nëse ka pasur ndonjë komunikim mes Mediut dhe Wolf pasi Mediu u ekspozua në gazetën “Times”? A ka pasur komunikim mes Mediut dhe Wolf pasi Kosta Trebicka vdiq në një aksident misterioz me makinë?
Ishte një rastësi që eksperti amerikan që u soll me aq shpejtësi të hetonte çështjen ishte nga policia shtetërore e Virxhinias? Apo mund të jetë diçka më e rëndësishme, siç më ka thënë një ish- agjent i FBI që hetoi çështjen?
Dhe përse pikërisht pasi Fatmiri doli në gazetën “Times”, ai nxitoi të takonte Shkëlzen Berishën? Çfarë ishte kaq e rëndësishme që ata duhej të flisnin në mes të krizës?
Dhe siç e di mirë Fatmiri, Nicholas Wood, gazetari i “Times”, që e intervistoi, solli me vete një kameraman shqiptar për të regjistruar intervistën. Pse një ditë pas intervistës, disa truproja të tij shkuan në studion e kameramanit dhe i konfiskuan pajisjet?
Në emër të drejtësisë, a është Fatmiri i gatshëm për të ofruar dëshmi për atë që di ai në lidhje me këtë përpjekje flagrante të dhunimit të shtypit të lirë?”
o.p. / dita

Nxirni te verteten shkateroini keta kriminela
Nuk ka si spiegohet miqesia e Fatmirit me politikane Amerikane! Mengjezi i Lutjeve ,behet te Enjteve, dhe behet vetem per te Krishteret ne Kishat e tyre! SPAK vtem te gjeje udhetimet e tij neper Amerike dhe do te shikoni se sa dollare ka shpenzuar Mediu Cam Republikan,ndihmes- shok krimesh i Saliut.
Demontimet ne Gerdec beheshin me vendim e urdher amerikan.
Se kush ishte i interesuar per ate shperthim atje, pushteti asaj kohe qe kryente urdherin amerikan apo opozita asaj kohe qe kerceu perpjete nga ngazellimi me gjithe mediat rreth saj kur ndodhi ai shperthim, kete e kupton kush ka mend e memorie.
Mesa duket Mediu i paska shume keq punet me drejtesine, pervec Gerdecit me sa duket i eshte qendisur dosja edhe per vrasjen e Kosta Trebiçkes. Vrasesit gjithmone zbulohet sepse ZOTI do te zbatoje amanetin e viktimave qe te gjinden vrasesit e tyre se vetem ZOTI ta jep dhe ta mer jeten ……
Ku ka vënë kembet ameriqente , edhe bari është djegur .
Per pare e pasuri ata kanë QIRË edhe nënën e vet .
Mos u mbani pas Kosta Trebickes,pse perfundoi tragjikisht. Nuhati nje Afere Miljardash dhe zgjoi babezine e Shkelzenit te ri,qe nuk e kishte bere seftelluk. Po Shkelzeni ishte i biri Saliut,qe i sterviste kalamajt e vet si gjahtari zagaret per pupla. Prapa mushkes dhe para Sali malokut mos dil- thote fjala popullore.
Trebicka do dilte para Zenit!!!!!!!!!!!!!!!!!
Luan lepuri ishte shef shtabi ne Shqipri,,ja mbathi per Amerike..Trebicka iswhte ne Amerike erdhi ne Shqiperi te behej Ortak me Shkelzenin..Epo te marri Perendia trute dhe te vesh edhe per gjah !
Ka 30 vjet qe Mediu abuzon ne politiken shqiptare duke mashtruar se eshte politikani me i pranuar ne Amerike.Ne fakt me Ameriken e lidhte me shume ajo kengetarja korcare qe e solli ne Shqiperi dhe e beri drejtoreshe.Ne ceshtjen e Gerdecit tregon se eshte nje kriminel i papenduar,ndaj e mban Saliu.
epo te marri edhe biletat e Stadumit me Koncesion?
jo per mua ,se une te luaje Brazili ne bace teme,nuk dal ne dritare ta shoh,,po per ate edi paloqen,qe kishte mbetur pa bulete.
epo te marri edhe biletat e Stadumit me Koncesion?
jo per mua ,se une te luaje Brazili ne bace teme,nuk dal ne dritare ta shoh,,po per ate edi paloqen,qe kishte mbetur pa bylete.