Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: A ia vlen njohja “de facto” e Kosovës nga Serbia?
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > A ia vlen njohja “de facto” e Kosovës nga Serbia?
AktualitetKosovë

A ia vlen njohja “de facto” e Kosovës nga Serbia?

Published: November 1, 2023
Shpërndaje

Dialogu në mes Kosovës dhe Serbisë, tashmë nuk po e ka synimin primar për njohje reciproke mes të dyja vendeve.

Pas takimit të fundit në Bruksel të kryeministrit të vendit, Albin Kurti, me pesëshen e liderëve nga Evropa, Kosovës iu kërkua themelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, ndërsa Serbisë njohja “de-facto” e Kosovës.

Njohës i marrëdhënieve ndërkombëtare, Dritëro Arifi, shpjegon se termi “de-facto” përdoret për të treguar se një vend, qeveri apo etnitet është funksional dhe ekziston në realitet, por nuk është njohur në mënyrë zyrtare, në këtë rast Kosova nga Serbia.

- Publicitet -

“Njohja ‘de-facto’ është një njohje efektive e situatës aktuale në terren, ku s’ka nevojë të ketë një deklaratë formale nga Serbia dhe kjo nga BE-ja dhe ShBA-ja po shihet se mund të jetë një fazë paraprake drejt njohjes ‘de-jure’”.

“Njëfarë mënyre s’po e zgjidhim problemin, vetëm po ecim një hap drejt problemit përfundimtar, pra kjo është vetëm një fazë, nga këndvështrimi im sepse njohja ‘de-jure’ është njohje zyrtare dhe ligjore e një vendi, një qeverie”, tha Arifi.

Sipas tij, për palët njohja “de-facto” nuk paraqet obligime ligjore, por është një veprim që vendet mund ta bëjnë në bazë të kujdesit dhe qëndrimit të tyre ndaj situatave aktuale, teksa shtoi se nga njohja “de-facto” është më vështirë të lëvizet drejt asaj “de-jure”.

“Nga njohja ‘de-facto’ është më vështirë të shkohet drejt njohjes zyrtare apo ‘de-jure’, pasi Serbia do të blinte kohë jashtëzakonisht shumë për ta arritur që ta ndryshonte qëndrimin dhe ta kishim njohjen ‘de-jure’, ligjërisht të obligueshme”.

“Në një mënyrë edhe vetë Perëndimi po i ikë atij obligimi, marrëveshjes ligjërisht të obligueshme, e cila i bie eksplicit njohje ‘de-jure’ e Kosovës. Mendoj që vetëm po humbim kohë shumë të vlefshme për Kosovën, por jo për Serbinë. E gjithë kjo humbje e kohës do të jetë reflektojë në dëm të zhvillimit të shtetit të Kosovës”, tha Arifi.

Ndërsa, për njohësin e zhvillimeve politike, Arbnor Sadikun, njohja “de-facto” konsiderohet si hap i parë drejt njohjes ‘de-jure’, e po ashtu paraqet njohje të përkohshme të një shteti.

Sadiku tha se njohja “de-facto”, në bazë të Konventës së Montevidios është atëherë kur një shtet ka kontroll të mjaftueshëm mbi një territor të caktuar.

“Bazuar në të Drejtën Ndërkombëtare Publike, me njohje ‘de facto’ nënkuptohet nëse një shtet ka vendosur marrëdhënie normale diplomatike me një qeveri të një shteti të ri. Kjo bëhet në formën që në këtë rast Serbia bën një deklaratë se shteti i Kosovës është efektiv dhe ekziston në praktikë, por jo legal“.

“Pra, thënë ndryshe, me njohje ‘de facto’ Serbia e njeh realisht Kosovën në praktikë, dhe shkëmben ambasadorët me Kosovën, njeh dokumentet zyrtare, etj. Por, nuk e njeh ‘de jure’ Kosovën përderisa pavarësia e saj nuk pranohet nga Rusia, Kina dhe aleatet e tyre, që i bie se pranon legalitetin e pavarësisë së Kosovës, por, jo legjitimitetin e saj ndërkombëtar, pra, Serbia e njeh realisht, por jo nominalisht Republikën e Kosovës, derisa Kosova të pranohet në OKB”, tha Sadiku.

Më tej, Sadiku tha se njohja “de-facto” do të ishte diçka e re, ndonëse thuhet se Serbia e ka njohur Kosovën “de-facto” që nga Marrëveshja e Kumanovës, njohje që sipas tij, s’ka ekzistuar më parë, pasi s’ka pasur komunikim normal midis dy vendeve.

“Në rastin e Kosovës kusht për njohje ‘de-facto’ është zbatimi marrëveshjes së Brukselit, dhe Aneksit të Ohrit, nga Serbia, kurse me njohje ‘de-juro’ nënkuptojmë njohje ligjore të shtetit sovran të Kosovës nga Serbia, dhe pranimin e saj në OKB, me të drejta plota si të gjitha shtetet anëtare të saj”, tha Sadiku.

Kujtojmë se kryeministri i vendit, Albin Kurti, gjatë takimeve në Bruksel që pati me pesëshen evropiane ka thënë se ishte i gatshëm për nënshkrimin e Marrëveshjes Bazë, Aneksit të Ohrit dhe planin e ri evropiano-amerikan për draft-statutin e Asocicaionit.

Por, sipas tij, kjo gjë nuk u bë, pasi ishte presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ai i cili refuzoi të hedhë firmat në këto dokumente.

a.c./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • 20 qershor 2026
  • Gjashtë dekada ëndrra dhe kujtime: Klasa e vitit 1966 bashkohet sërish, atje ku nisi gjithçka
  • Ditë-Nata e Edit dhe këshilla e Arta Dades për gjermanishten
  • FOTO: Dita 20 e protestës
  • Fati i Protestës

Komentet e Fundit

  1. Vlora 97 on Ditë-Nata e Edit dhe këshilla e Arta Dades për gjermanishten
  2. Ethem Lalaj on Ditë-Nata e Edit dhe këshilla e Arta Dades për gjermanishten
  3. demo on Ditë-Nata e Edit dhe këshilla e Arta Dades për gjermanishten
  4. L.H on Ditë-Nata e Edit dhe këshilla e Arta Dades për gjermanishten
  5. Shqipe on Ditë-Nata e Edit dhe këshilla e Arta Dades për gjermanishten

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?