Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: A ka gjasa të ndryshojë Athina qëndrimin ndaj shqiptarëve?
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > A ka gjasa të ndryshojë Athina qëndrimin ndaj shqiptarëve?
Lajmi i funditopinion

A ka gjasa të ndryshojë Athina qëndrimin ndaj shqiptarëve?

Published: April 28, 2026
Shpërndaje

Dr. Sadri Ramabaja

Narrativa dominante në diskursin politik shqiptar e lidh përmirësimin e marrëdhënieve me Greqinë me progresin drejt integrimit evropian. Megjithatë, kjo lidhje mbetet e kontestueshme. Siç vëren Frank Schimmelfennig, zgjerimi i BE-së nuk është një proces “i bazuar në favore politike, por në përmbushjen e kushteve të përcaktuara në mënyrë strikte”.

Kjo sugjeron se kompromiset bilaterale, përfshirë ato me Greqinë, nuk përbëjnë faktor përcaktues në vetvete për avancimin në procesin e integrimit.

- Publicitet -

Megjithatë, një lexim më i plotë i literaturës mbi zgjerimin e BE-së kërkon nuancim të këtij qëndrimi. Në praktikë, interesat gjeopolitike kanë luajtur një rol të rëndësishëm—dhe shpesh vendimtar—në valët kryesore të zgjerimit.

Zgjerimi drejt Evropës Qendrore dhe Lindore pas përfundimit të Luftës së Ftohtë u motivua jo vetëm nga logjika normative e transformimit demokratik, por edhe nga nevoja strategjike për stabilizimin e hapësirës post-komuniste dhe për kufizimin e ndikimeve rivale.

Në këtë kuadër, përpjekjet e të dy kryeminstrave të dy republikave tona për një përafrim më të theksuar diplomatik me Greqinë mund të interpretohen si pjesë e një strategjie më të gjerë për të rritur kapitalin diplomatik të Shqipërisë politike dhe të Kosovës në arenën evropiane.

Megjithatë, deri më tani, këto përpjekje nuk duket se kanë prodhuar rezultate të prekshme në nivel strukturor. Kjo lidhet jo vetëm me kompleksitetin e marrëdhënieve dypalëshe, por edhe me faktin se Greqia operon brenda një matrice interesash që tejkalojnë raportin me shqiptarët, duke përfshirë dinamikat e brendshme të BE-së, raportet me Turqinë dhe balancat rajonale në Ballkanin Perëndimor.

Pyetja nëse Greqia ka gjasa të ndryshojë qëndrimin e saj ndaj shqiptarëve kërkon një përgjigje të nuancuar. Nga një perspektivë e Marrëdhënieve Ndërkombëtare, sjellja e shteteve nuk përcaktohet nga konsiderata normative (si fqinjësia e mirë apo trashëgimia historike), por nga kalkulime strategjike të interesit kombëtar. Në këtë kuptim, çdo ripozicionim i mundshëm i Greqisë drejt një bashkëpunimi më reciprok do të varet nga disa faktorë kyç:

Së pari, nga presioni dhe incentivat që burojnë nga vetë Bashkimi Evropian, ku stabiliteti rajonal dhe bashkëpunimi fqinjësor janë komponentë të rëndësishëm të politikës së zgjerimit.

Së dyti, nga konsolidimi i brendshëm institucional i Shqipërisë dhe Kosovës, i cili ndikon drejtpërdrejt në fuqinë e tyre negociuese.

Së treti, nga evoluimi i interesave strategjike të Greqisë në rajon, veçanërisht në raport me sigurinë energjetike dhe gjeopolitikën mesdhetare.

Në këtë kontekst, ideja e një transformimi të qëndrimit grek mbi baza thjesht normative—si historia e përbashkët apo fqinjësia e gjatë—rezulton e pamjaftueshme analitikisht.
Siç argumenton John Mearsheimer, shtetet veprojnë në një sistem anarkik ku “mbijetesa dhe fuqia janë objektivat primare”. Kjo do të thotë se bashkëpunimi reciprok është i mundur, por vetëm kur përputhet me interesat strategjike të palëve.

Për rrjedhojë, perspektiva e një raporti më të balancuar dhe të qëndrueshëm shqiptaro-grek nuk duhet të mbështetet në pritshmëri idealiste, por në ndërtimin gradual të një raporti fuqish më të ekuilibruara, përmes forcimit të institucioneve, rritjes së transparencës dhe artikulimit të qartë të interesave shtetërore. Vetëm në këto kushte, fqinjësia e gjatë historike mund të përkthehet në një bashkëpunim real dhe funksional në shërbim të paqes dhe stabilitetit rajonal.

Problemi kryesor nuk qëndron në marrëdhëniet me Greqinë, por në mënyrën se si para së gjithash shteti shqiptar, pra Shqipëria politike menaxhon këto marrëdhënie në raport me publikun dhe institucionet demokratike.

Në këtë prizëm, rasti i marrëveshjes për delimitimin detar shfaqet si një ilustrim domethënës i asimetrisë negociuese dhe i mungesës së një konsensusi të brendshëm të informuar.

Kjo situatë mund të analizohet më tej përmes lenteve të teorisë së llogaridhënies demokratike.
Siç vëren Mark Bovens, “llogaridhënia është kusht themelor për kontrollin demokratik”. Në mungesë të mekanizmave efektivë të transparencës dhe raportimit, proceset vendimmarrëse që lidhen me çështje të sovranitetit mbeten të mbyllura ndaj mbikëqyrjes publike dhe institucionale.

Si pasojë, diskursi politik rrezikon të reduktohet në një formë të racionalizuar legjitimimi, ku komunikimi publik nuk shërben më si hapësirë për debat kritik, por si instrument për justifikimin ex post të vendimeve të marra.

Kjo jo vetëm që minon besimin qytetar, por edhe dobëson kapacitetin e shtetit për të ndërtuar një pozicion negociues të qëndrueshëm dhe të mbështetur në legjitimitet demokratik.

Sipas Agjencisë greke për Media dhe Informim Kryeministri Rama ishte në një vizitë pune në Greqi, me ftesë të Forumit Ekonomik të Dephit, (21-23 prill) një platformë ndërkombëtare e nivelit të lartë, e cila çdo vit bën bashkë liderë politikë, përfaqësues të biznesit, akademikë dhe ekspertë nga e gjithë bota për të diskutuar sfidat kryesore globale, për të nxitur dialogun ndërkombëtar, për të shkëmbyer ide dhe për të kontribuar në hartimin e politikave që promovojnë zhvillimin e qëndrueshëm dhe bashkëpunimin rajonal e global.

Gjatë punimeve të Forumit, u nënshkrua, në një ceremoni të veçantë, Memorandumi i Mirëkuptimit ndërmjet Korporatës Shqiptare të Investimeve (AIC) dhe Hellenic Corporation of Assets and  Participations S.A, si një shprehje e vullnetit për rishikim të pozicionit të Greqisë në raport me Shqipërinë dhe shqiptarët.

Shtypi shqiptar e ka trajtuar vizitën kryesisht në një kornizë diplomacie ekonomike dhe partneriteti strategjik, duke theksuar aspektet formale të agjendës.

Ndërkaq mediat greke e kanë trajtuar vizitën më shumë në prizmin e stabilitetit rajonal dhe politikës së jashtme, duke i dhënë theks të veçantë energjisë dhe infrastrukturës, rolit të Greqisë si aktor në Mesdheun Lindor dhe menaxhimit të marrëdhënieve në BE dhe NATO. Në shtypin grek, megjithatë nuk munguan as shkrimet që preknin çështjet e hapura bilaterale: si ato të negociatave për detin, çështjeve të pronësisë dhe komuniteteve, marrëdhënieve historike ende të pazgjidhura.

Nga krahasimi i dy diskurseve del qartë një asimetri narrative.

Si konkluzion mund të thuhet se vizita e Ramës në Greqi nuk prodhoi një ndryshim strukturor në marrëdhëniet dypalëshe, por konfirmoi një realitet tipik të diplomacisë ballkanike:

Në njërën anë, tek pala shqiptare, dominoi retorika e fqinjësisë së mirë dhe integrimit evropian, në anën tjetër, tek pala greke, mbizotroi tutje logjika e interesit strategjik dhe kalkulimit gjeopolitik.

Në këtë kuptim, media e të dy vendeve pasqyron jo vetëm ngjarjen, por edhe mënyrën e ndryshme të konceptimit të marrëdhënieve ndërkombëtare. Njëra më normative, tjetra më realiste.

Një lexim më kritik sugjeron se përtej retorikës diplomatike, rezultatet konkrete të vizitës së Ramës.mbeten të kufizuara dhe të kushtëzuara nga interesa më të thella strategjike.

Në plan formal, vizita kontribuoi në ruajtjen e një kanali të hapur komunikimi politik; në riafirmimin e mbështetjes greke për procesin e integrimit evropian të Shqipërisë; por edhe në theksimin e bashkëpunimit në fusha si ekonomia, energjia dhe stabiliteti rajonal.

Megjithatë, në plan substancial, çështjet kyçe që historikisht kanë përcaktuar marrëdhëniet dypalëshe—si delimitimi i hapësirave detare, çështjet e trashëgimisë historike dhe të drejtat e komuniteteve—në radhë të parë atij çam, nuk njohën ndonjë avancim.

Për rrjedhojë, vizita e Ramës nuk prodhoi një ndryshim paradigmatik në marrëdhëniet dypalëshe, por më tepër konfirmoi status quo-në: një marrëdhënie funksionale në nivel diplomatik, por e kufizuar në thellësi nga moszgjidhja e çështjeve strukturore dhe nga asimetria e interesave.

Shqipëria duhet të riorientojë qasjen e saj strategjike nga një diplomaci reaktive drejt një modeli të bazuar në konsolidimin e kapaciteteve institucionale, rritjen e transparencës dhe forcimin e llogaridhënies demokratike. Ky riorientim nënkupton rikthimin e politikës shtetërore tek artikulimi i qartë i interesit strategjik kombëtar, jo si konstrukt retorik, por si platformë e strukturuar veprimi.

—

Studimi i plotë mund të lexohet duke klikuar KËTU

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • xhaxhi moderatori says:
    April 28, 2026 at 8:12 pm

    Ja Greqise i dhe Detin,,Ja i dhe edhe associacionin e komunave greke,kisha dhe varreza ku t`i doje.Te gjitha keto vlejne shume e shume me teper se Fredi Belleri kryebashkiak i Himares.Po jane edhe 8 vende te tjera,qe i kane vene veton Qeverrise Rama ne BE.,Peshojne shume me teper se Greqia ne BE,Si psh.Gjermania.Cfare do i jaqpesh ketyre o maskara,ate qe ke ne Surrel?

    Reply
  • demo says:
    April 29, 2026 at 2:45 am

    Ish kryeministri Greqise,Teodoros Pangallos ka thene:-Shqiptaret jane trima,luftetare,LEHTESISHT TE ASIMILUESHEM.
    Ne kohen pas luftes Ballkanike kur udhehoqi ushtrite greke Pangallos,,nuk mbeti kala,qytet dhe istikam,qe nuk u dorzua nga shqiptaret luftetare. Se cfare ishte trimeri,greket e pane ne Turqi.Fshatarert turq vdisnin ne llogore,por nuk e dorzonin Istikamin. Trimat shqiptare jane si trimeria Edi Rames.Beri Trimeri mes Beogradit,i gerthiti Drejtuesit te Serbise te njohe Kosoven?Fill pas kesaj TRIMERIE,imponoi kryeministrin e Kosoves te fali Mitrovicen.
    Nuk pranuan Kosova ta dorzoje Mitrovicen?Shkoi Edi Rama ne Evrope me nje Expozite me Asociacione serbe me vete,exluzive vetem per Evropen,Kosova nuk lejohej ti shikonte.
    Trimi shqiptar,Edi Rama i zuri prite Trumpit ne Washington per udheheqjen e UCK,qe mbahen padrejtesisht ne Hage dhe fill pas kesaj trimerie krah per krah me vllaun e Serbise i shkroi telegram Evropes ti pranoje antare te dy bashke,se tek e tek thyhen xhamat.O me Serbine,o hic fare!
    O Mecollari,Mos i shkruaj kot ato vijat qe mbyllin gjiret kontinentale,se trimi i cartun Edi Rama,i ka dorzuar celsat e Detit,si Esad pasha celsat e Shkodres!Anijet greke kane hyre ne detin shqiptar dhe po bejne cpim kerkime per nafte,,qe t`ja dhjesin edhe turizmin TURISTIKUT.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Rama vijon të relativizojë temën e pronësisë: I ka dalë pronari edhe Teatrit të Butrintit
  • Totalisht e dështuar, por RTSH kërkon rritje të tarifës e buxhet shtesë në Kuvend
  • Asfalia greke, UDB, rusët, Albin Kurti dhe iranianët: A është kjo e vërteta e protestës së Tiranës?
  • Fundi i “vetmisë në majë”: Kur revolta nuk ka fytyrën e Berishës, por plagët e një Shqipërie të vjedhur
  • “Ai na tha që jemi grekë…” Edhe i riu me aftësi ndryshe, në protestë

Komentet e Fundit

  1. demo on Rreth 200 milionë euro për Zvërnecin, nga vëllezërit sirianë, drejt llogarive të Artur Shehut
  2. xhaxhi moderatori on A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar?
  3. 1thundrak on Rama vijon të relativizojë temën e pronësisë: I ka dalë pronari edhe Teatrit të Butrintit
  4. demo on Me dorën te barku, protestuesja: Jam këtu për vajzën që do vij në jetë
  5. Labi on Guacka e Zvërnecit

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?