Një dokument hetimor i vitit 2000 po rikthen në qendër të vëmendjes rastin e zhdukjes së Behajdin Allaqit, një prej rasteve që Gjykata Speciale përdori në arsyetimin e aktgjykimit të 16 shtatorit ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së. Dokumenti përmban një element të rëndësishëm që duhet ballafaquar me arsyetimin e Gjykatës: bashkëshortja e Behajdin Allaqit, Nazmije Allaqi, kishte deklaruar tek autoritetet se burrin e saj e kishte marrë policia serbe.
Më 21 nëntor 2000, ose rreth kësaj date, Nazmije Allaqi raportoi se bashkëshorti i saj ishte i zhdukur që prej 11 qershorit 1998. Rasti u regjistrua me numrin 2001-000512. Në pjesën “Background of Case”, dokumenti shënon se Nazmije Allaqi kishte raportuar se bashkëshorti i saj ishte marrë nga policia serbe në fshatin Drenoc dhe se prej asaj kohe ajo nuk e kishte parë dhe nuk kishte dëgjuar më prej tij.
Ky version bie ndesh me përfundimin që Trupi Gjykues i Dhomave të Specializuara bëri publik më 16 shtator 2026. Sipas përmbledhjes së aktgjykimit të shpallur nga gjyqtari Charles Smith, Gjykata arriti në përfundimin se Hashim Thaçi ishte përfshirë personalisht në arrestimin dhe vrasjen e Behajdin Allaqit.
Në arsyetimin e lexuar në sallë, Gjykata e lidhi rastin edhe me një konflikt të mëhershëm. Sipas Trupit Gjykues, në vitin 1993 Allaqi kishte pasur një mosmarrëveshje serioze me Hashim Thaçin dhe Azem Sylën lidhur me Shaban Shalën, i cili dyshohej prej tyre si spiun i Serbisë. Gjykata tha gjithashtu se, para zhdukjes, Behajdin Allaqi ishte nën vëzhgimin e shërbimit të zbulimit të UÇK-së dhe se Thaçi e Kadri Veseli kishin kërkuar të informoheshin për praninë e tij në shtabin e UÇK-së në Drenoc.
Sipas versionit të pranuar nga Trupi Gjykues, më 11 qershor 1998 ose rreth kësaj date, Allaqi u largua nga shtëpia dhe shkoi në shtabin e UÇK-së në Drenoc. Gjykata konstatoi se Thaçi dhe Veseli mbërritën më pas dhe e morën Allaqin në pranga. Ai nuk u pa më dhe Trupi Gjykues tha se ishte bindur se Allaqi ishte vrarë.
Gjykata interpretoi edhe Komunikatën nr. 61 të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, të 1 nëntorit 1998, ku thuhej se Behajdin Allaqi kishte rënë dëshmor në betejë. Sipas Trupit Gjykues, kjo komunikatë ishte përdorur si mbulesë për të fshehur atë që kishte ndodhur me të.
Dëshmia e bashkëshortes
Një dokument i vitit 2000 sjell një version tjetër. Bazohet te dëshmia e dhënë nga personi më i afërt i Allaqit. Dy vjet pas zhdukjes, bashkëshortja e tij u kishte thënë autoriteteve se ai ishte marrë nga policia serbe në Drenoc.
Ky dokument nuk provon, i vetëm, se cili prej dy versioneve është i saktë. Ai ngre megjithatë pyetje të drejtpërdrejta për arsyetimin e aktgjykimit: A ishte ky raport pjesë e provave të administruara në proces? A e shqyrtoi Gjykata deklarimin e Nazmije Allaqit? Nëse po, pse nuk e konsideroi të besueshëm ose vendimtar? Dhe cilat prova e bindën Trupin Gjykues përtej këtij versioni të dhënë nga bashkëshortja?
Përgjigjja përfundimtare kërkon shqyrtimin e aktgjykimit të plotë dhe referencave të tij provuese, jo vetëm përmbledhjen e lexuar në sallë. Procesi ishte jashtëzakonisht voluminoz: Gjykata thotë se kishte para saj prova nga rreth 270 dëshmitarë, 5,467 prova materiale dhe rreth 29 mijë faqe transkripte.
Pikërisht këtu dokumenti mund të marrë rëndësi edhe në betejën e ardhshme juridike. Mbrojtja mund të shqyrtojë nëse deklarimi i bashkëshortes është administruar dhe si është peshuar kundrejt provave mbi të cilat Gjykata ndërtoi përfundimin e saj për fatin e Behajdin Allaqit.
Dhomat e Specializuara shpallën më 16 shtator aktgjykimin e shkallës së parë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Procesi kishte nisur më 3 prill 2023 dhe faza e provave ishte mbyllur në dhjetor 2025.
Rasti Allaqi tashmë pritet të jetë një nga çështjet që do të analizohen me kujdes nga ekipet e mbrojtjes: nga njëra anë përfundimi i Gjykatës se Allaqi u mor dhe u vra nga pjesëtarë të UÇK-së, dhe nga ana tjetër dokumenti ku bashkëshortja e tij kishte raportuar se burrin ia kishte marrë policia serbe.

Arsyetimi i Gjykatës:
…“Gjithashtu, z. Thaçi mori pjesë dhe inkurajoi kryerjen e krimeve në mënyra të ndryshme që përfshinin si vijon. Përmes publikimit të komunikatave dhe deklaratave politike dhe përdorimit të “luftës speciale”, z. Thaçi shprehu tolerancë dhe inkurajim për kryerjen e krimeve kundër kundërshtarëve. Z. Thaçi gjithashtu mori pjesë personalisht në krime, përfshirë në arrestimin, ndalimin dhe marrjen në pyetje të 13 parlamentarëve në Qirez dhe Baicë, në arrestimin, ndalimin, transferimin dhe vrasjen e paligjshme të Behajdin Allaqit, dhe kishte dijeni për arrestimin dhe ndalimin e disa personave të tjerë.
Në lidhje me Behajdin Allaqin, Trupi Gjykues konstatoi se në vitin 1993, Behajdin Allaqi kishte pasur një mosmarrëveshje serioze me Hashim Thaçin dhe Azem Sylën, të cilët e akuzuan se kishte sjellë një spiun të pretenduar të Serbisë, Shaban Shalën, në radhët e lëvizjes politike të cilës i takonin, me çka i kishte vënë në rrezik të madh anëtarët e lëvizjes. Kjo rezultoi në marrjen prej z. Thaçi të rolit që i ishte premtuar Behajdin Allaqit. Trupi Gjykues gjithashtu ka konstatuar se para zhdukjes së tij, Behajdin Allaqi kishte qenë nën vëzhgimin e shërbimit të zbulimit të UÇK-së. Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli kishin kërkuar të informoheshin për praninë e tij në shtabin e UÇKsë në Drenoc.
Më 11 qershor 1998, ose rreth kësaj date, Behajdin Allaqi u nis prej shtëpisë së vet dhe shkoi në shtabin e UÇK-së në Drenoc. Pak më pas, mbërritën z. Thaçi dhe Kadri Veseli. Ata e morën Behajdin Allaqin në pranga. Behajdin Allaqi nuk u pa më kurrë dhe Trupi Gjykues është bindur se ai u vra. Për të fshehur përgjegjësinë, personat në fjalë ndërmorën masa të ndryshme. Më 1 nëntor 1998, u publikua Komunikata 61 nga Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së ku thuhej se Behajdin Allaqi kishte rënë dëshmor në betejë. Kjo ishte mbulesë që kishte për qëllim të fshihte të vërtetën për atë që i kishte ndodhur Behajdin Allaqit.
Po kështu, pas luftës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Azem Syla u përpoqën të qetësonin familjen e Behajdin Allaqit me ryshfet dhe premtime në mënyrë që të hiqte dorë nga kërkimi i drejtësisë dhe i së vërtetës. Është meritë e jashtëzakonshme e familjes që u rezistoi këtyre ofertave. Edhe Shaban Shala ishte arrestuar dhe keqtrajtuar nga UÇK-ja në Drenoc. Edhe ai u vra në rrethanat e përshkruara në Aktgjykim”, tha gjyqtari Charles Smith.

Te 300 e ca rastet e perdorura per te dhene denimin, duan rishikuse nje per nje.
Ramuti mban ca skuadra me jurista per ti mbrojtur bythen kur do ta sperdredhe me ligjet. Le ti ofroje ndihme avokateve te kater herojve te Hages per te konrolluar keto 300 e ca rastet e “krimeve”. Jane deshmi te rreme! Duan zbuluar marifetet. Wesley Clark ish ushtaraku NATOs kish folur per deshmira sekrete ne kete Gjykate e qe atij nuk ia kishin treguar.
Thaqi dhe i ndjeri Hallaqi mund të kenë patur konfliktë edhe me 101 persona dhe nëse disa nga këta x persona kanë pësuar fajtori qenka i ditur aq të pa ditur qenkan Thaqi dhe Veseli kështu edhe injorantët nuk do të punonin që vetë vehtën ta zbulonin e jo njerëz me statut univerzitarë dhe me pērvojë nga rreziqet e luftës dhe nga intrgat agjenturore Por fati i shumë luftëtarëve dhe bartësve të luftës janë të dënuar nga gjykatat serbe dhe të njejtit të akuzohen dhe dënohen po nga shqiptarët çfarë do të thotë kjo
Dhe,me sa duket,ky ishte i vetmi rast qe prokuroria paraqet si fakt,ndonese nuk arrin te provoje lidhjen e te akuzuarve me fatin e tij.Ky vendim eshte plot mangesi;gjykatesit donin t’i shpallnin fajtore per t’u dukur te rendesishem-sikur do te rishkruanin historine-por le t’i pergenjeshtrojme argumentet e tyre dhe te vertetojme te kunderten.Nevojitet nje ekip i fuqishem mbrojtes per te pare imtesisht cdo pretendim te vendimit dhe per t’i rrezuar,nje nga nje,ne menyre qe te dale e verteta ne shesh.
Gazeta DITA:
Ne vend qe te publikoni materiale me propagande enveriste me spiune dhe poliagjente per te hedhur dyshime mbi vendimin e Gjykates se Posacme te Kosoves ne Hage, hapni dosjen e kesaj Gjykate 15 vjet me pare kur u prangosen KILLERIT e Fatmir Limajt, vellezerit Balla per masakren e Llapushnikut, te cillet pranuan se kishin ekzekutuar ne pyllin e ketij vendi famekeq mbi 188 kosovare, te gjithe simpatizante te KLD te Rugoves dhe nja 30 fakire fatlume arriten te arratiseshin ne pyll dhe t’i shpetonin ekzekutimit, me vone gjysma e tyre u ekzekutua ne Bote nga KILLERAT e paguar, pjesa tjeter u bene deshmitare te Hages nderkohe qe intimidimet dhe kercenimet me jete vazhduan edhe nga burgaxhinjte e Hages, prandaj mos beni estrade ne kete forum te nerum, sepse deklaratat e gruas se nje viktime te zhdukur nuk kane asnje vlere, ne kushtet kur Hashim Thaci eshte denuar edhe per intimidim dhe kercenim te deshmitareve.
KILLERAT E FATMIR LIMAJT AKOMA VUAJNE DENIMIN E GJATE NE HAGE, NJERI NGA VELLEZERIT KILLER VDIQ NE BURG, POR FATMIR LIMAJ GEZON LIRINE DHE NUK KA ASNJE PENDIM PER KRIMET QE KA KRYER NE LLAPUSHNIK.
parandaj:
AMAN ME KETE PROPAGANDE ENVERISTE PER TE FAJESUAR “ARMIKUN” E HAGES ME GJYKATES AMERIKANE DHE ME SPIUNE DHE POLIAGJENTE
sepse:
Krimet e Hashim Thacit dhe bandes se tij vrastare jane shume me te medha se Dosja voluminoze e ka paraqitur Gjykata e Posacme e Kosoves ne Hage dhe mund te krahasohen vetem me krimet e Enverit dhe LANC te tij kriminal ne Shqypni.
Eh more nastradin serbia, te erdhi dita te shkruash…
Edhe sikur ai te jete vrare nga UCK, cfare lidhje ka kjo me Hashim thacin apo me I divide te tere? Ne cilen ushtri te botes nje drejtor politik, apo nje shef I shtabit te pergjitheshme merret me arestimin e njerezve te rendo te, pavarsisht fajit te Tyre? Kjo akuze eshte teresisht false.
-VAZHDOJNË SHQIPOT ANONIM TË SHPIFIN,SAJOJNË,AKUZOJNË..SIKUR KËTO NUK I LEXON SËRBI,GREKU,RUSI.
LAVDI F.KONICËS QË KA THËNË..RREZIKU I SHQIPËTARVE JANË VET SHQIPËTARËT..
-KËTYRE SHPIFËSVE NUK U MJAFTOJNË FAKTET SE ..NDAJ SLLOBODANIT KISHTE 120 DËSHMITAR SËRB DHE ..NDAJ A.THAÇIT 250 DËSHMITAR SHQIPËTAR NË TË DY ANËT E KUFIRIT..DHE SE ME VETËM 3 DËSHMITAR SHPIFS DHE TË PAGUAR X DHE Y VARET NË LITAR..DHE DREJT KSAJ DUAN TË SHKOJNË SIKURSE S.MILLOSHEVIÇI E KO..
-NUK U MJAFTO SE AKUZA KRIMINALE FILLESTARE I TRASPLANTEVE NË SHTËPINË E VERDHË BURREL RA PËRFUNDKMISHT..DHE U SAJUAN TË TJERA SHTO UJLË E SHTO MJELL..PËR YURPIN E TYRE..
-NUK U MJAFTON SE GJ.SPECIALE U KRIJUA ME DETYRIM DHE INVESTIM NGA RUSIA,BEOGRADI,AMERIKA..PËR TË BARAZUAR KRIMRT DHE LEHTËSUAR SËRBINË TERRORISTE DHE, ZERUAR NATO+UÇK..DHE SE SPECIALËT PAGUHEN MBI 200.000 € NËVIT.!
…SIÇ PO BËJNË PËR 82 VJET BALLISTËT NË SHQIPËRI QË NUK E NJOHIN LNÇL DHE SALIU 29 NËNTORIN 1944 PSE ISHTE E.HOXHA KOMANDANT I L2B.!
NDAL SHQIPO SHPIFSVE..
EL NEWS ALBANIA
FLM DITA
O Kapterr idiot
Ky shkrim eshte paguar nga Serbija per tu ber publike ne kete gazete nate se dite nuke eshte kurre tju vi turepe qe shkruni marina
Hashimi ishte kryetsr I PK Kosovare alias sh Enver,Kadriu ishte Hasbiu,ai tjeter ishte Mehmeti dhe I katerti ishte Koci,te katerti ishin kundra Rugo es dhe Bykoshit,alias Balli Kombetare ne Kosovare!
Keta te kater kishin nje avantash si Enveri,kishin Tiro- Milloshevic,ndersa Rugova kishte mendjen e tij,.
Keta Jane kriminel,se nuk vrane nje ushtare Serb po vrane fshatare e patriot!
Oj Miza,duhet të jeshë ajo grauja e Acimovicit
Turp i madh.
Tradhtia dhe spiunet serb jepet jehone edhe ne Shqiperi
Po akoma ju me spiunet e serbise.
Po mire more ti Km, pse kjo nuk paska lidhje ndersa per vrasjen e 4 peronave ne demostraten e PS-es ne shesh kerkohet denimi i Berishes ?
Kjo gjykate nuk ka qellim te vleresoje provat dhe deshmitaret,por te denoje Clirimtaret.
O bastradin te qifte Vlora soj e sorrollop
Nastradin intelektuhalen e kane qire ne bythe ne burg kur spiunonte shoket.
Voisllav Sheshel deklaron publikisht se “dosja e Hagës është përgaditur në Beobrad dhe Kosovë nga ekspertët serbë.Mbi 90% të dëshmitarëve shqiptarë i kemi zgjedhë dhe përgadit ne….O intelektoale që tash shkruanme nofkën nasradini.