Kandidati për kreun e SPAK, Klodian Braho, tha se në Shqipëri nuk ka republikë prokurorësh, një term i përdorur në komunikimet publike për të nënkuptuar pushtetin e madh të institucionit që ai kërkon të drejtojë.
“Unë nuk e njoh si term. Nuk ka republikë prokurorësh në Shqipëri”, tha Braho.
I pyetur nëse dikush do t’i thoshte që stabiliteti i vendit ka më shumë rëndësi se dosja që ka në duar, Braho u përgjigj: “Kam pasur çështje që kanë shkaktuar efekte, por nuk mendoj se hetimi i një çështjeje mund të sjellë destabilizimin e vendit. Pastaj, nëse kjo ndodh, stabiliteti i vendit nuk zgjidhet me këshilla, por mblidhet Këshilli i Sigurisë Kombëtare.
I pyetur lidhur me përmirësimin e bashkëpunimit mes prokurorëve në SPAK, Braho tha se në cilësinë e drejtuesit, do t’u jepte më shumë kompetencë drejtuesve të seksioneve.
“Kjo do të ulte ngarkesën e kreut. Duke shpërndarë disa kompetenca dhe duke mbajtir kontakt me seksionet, kjo besoj do të rrisë bashkëpunimin”.
Sipas Brahos, sfida më e madhe e SPAK është të maturohet dhe të krijojë standard. “Të mos ketë më rendësi kush shkon prokuror dhe drejtues, por të ketë standard”, tha ai.
Klodian Braho propozon se nisur nga fakti që SPAK përballet me një volum çështjes, duhet të krijohet një sektor për analizën e informacionit.
“Kam vlerësuar që SPAK duke qenë se përballet me volum çështjeje komplekse, ka nevojë për krijimin e sektorit të veçantë të analizës së informacionit. Ky sektor duhet të grumbullojë dhe sistemojë informacionin kriminal, të kryejë analiza kriminale, të shërbejë për matjen e riskut për çështje me ndjeshmëri të lartë dhe të shërbejë për prodhimin e raporteve periodike, ngritja e këtij sektori është hap i domosdoshëm”, tha Braho.
j.l./ dita

Guri i proves per drejtuesin e ri te SPAK do jete ceshtja Berisha, sepse provat ne lidhje me PS i kane dhene me arestimet e figurave te korruptuara. Pra prova evvetme do jete ruajtja e standartit si nje te vetem, kjo do tregoje sa e pavarur eshte “Republika e Prokuroreve”.
Guri i Proves per Spak do jete Edvin Ramuti, se Berisha nuk eshte ne Pushtet, dhe nuk ka cfare shantazhi shteteror ti bej Spakut, sic e ben Rama perdite. As nuk ka me fonde publike neper duar per te vjedhur, sic vjedh Rama me Krifcen dhe Ballukun, me Mimin dhe Veliajn, me Xhacken dhe Gjiknurin.
Parteneret e vjedhjes i kane te njejte Rama dhe Berisha.
Filloni qe nga Fusha, Gjana e me tej
Kur te burgoset Rama, do marri drejtim dhe ceshtja Berisha.
Rama, kur erdhi ne pushtet ne 2013en deklaroi se nuk do merret me procedimin penal kunder Berishes.
Jo vetem per korrupsionin dhe krimin e 21 Janarit, po as per pazaret me Detin, qe Rama i vazhdoi, dhe po i con ne realizim te plote.
Te pakten, kur ishte Berisha, kishte Kushtetuesen qe i dha fjalen e fundit pazareve te Detit, ndersa tani, Rama e ka kthyer dhe ate ne sherbim te tij personal.
Keshtu, qe mos e hap gojen, o kellira Ramiste
Jeni ju te paret qe duhet te shkoni
Ikë o bajge enveriste, kur thotë intelektuali , gojë mut e mëndje hale . Almut i mutit të mutit .
Kane gjetur nje shprehje “Republika e Prokuroreve” e kujtojne se kjo do trembe popullin me shume se kjo Republika Sovjetike me tere pushtetet ne duart e Rames!
Sikur ne Shqiperi te kishte gjysem-Republike Prokuroresh kjo do ishte shume here me e mire se sa kjo Republika e tanishme e Hajduteve qe kane pushtetin ekzekutiv, pushtetin lokal e ate total.