Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: A mund të arrestohet Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > A mund të arrestohet Benjamin Netanyahu në Gjermani?
AktualitetBote

A mund të arrestohet Benjamin Netanyahu në Gjermani?

Published: November 23, 2024
Shpërndaje

A mund të arrestohet kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu në Gjermani pas urdhër arrestit ndërkombëtar të GJNP? Qeveria federale në verifikim.

Qeveria gjermane e pakicës, e përbërë tani nga socialdemokratët dhe Të Gjelbrit sigurisht që do të kishte dashur ta shmangte këtë çështje, edhe nëse e kishte kuptuar kohë më parë se kjo problematikë po i afrohej: Gjykata Penale Ndërkombëtare (GJNP) -(ICC) në Hagë lëshoi urdhër arreste ndërkombëtare kundër kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrit të Mbrojtjes, Joav Galant. Argumentimi: Ka arsye të mjaftueshme për të supozuar se me luftën në Rripin e Gazës, të dy ngarkohen si bashkëfajtorë në krime kundër njerëzimit dhe krime lufte. Një urdhër arresti u lëshua gjithashtu për liderin e Hamasit, Mohammed Diab Ibrahim Al-Masri.

Gjermania mbështetëse e fortë e Gjykatës në Hagë

- Publicitet -

Gjermania konsiderohet si një nga mbështetëset më të mëdha të Gjykatës Ndërkombëtare Penale në Hagë, e cila filloi veprimtarinë në korrik 2002 dhe ka 124 shtete anëtare. Megjithatë, aty nuk përfshihen vende të rëndësishme si SHBA apo Rusia. Duhet kujtuar, Gjykata vetë nuk ka kapacitete të ekzekutojë vetë urdhërarrestet. Por shtetet e saj anëtare – përfshirë Gjermaninë – janë zyrtarisht të detyruara të arrestojnë të kërkuarit, nëse janë në territorin e tyre. Me fjalë të tjera: Nëse Netanyahu vjen në Gjermani, ai do të duhej të arrestohej. Apo jo?

Nuk duhet harruar, se ekziston edhe përgjegjësia e veçantë historike e Gjermanisë ndaj Izraelit. Kjo bëri që reagimet gjermane pas vendimit në Hagë të tingëllojnë të mundimshme, “edhe ashtu” “edhe kështu”. Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock (Të Gjelbrit), u shfaq në Televizionin e Parë Gjerman (ARD) nga konferenca e klimës në Baku. Ajo tha: “Ne i përmbahemi ligjit në nivel kombëtar, evropian dhe ndërkombëtar. Dhe kjo është arsyeja pse tani po shqyrtojmë me kujdes se çfarë do të thotë kjo për ne në aspektin e zbatimit ndërkombëtar.”

Pak më vonë, qeveria lëshoi ​​një deklaratë për shtyp në Berlin ku thuhej: “Qeveria Federale është në dijeni të vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare Penale për urdhër-arrestet e kërkuara kundër kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrit të Mbrojtjes Joav. Galant.” Edhe këtu, si deklarata e Baerbock, shfaqet fjala “shqyrtim”, të cilin qeveria tani dëshiron ta bëjë. Dhe vijon duke thënë: “Do të bëhej fjalë për veprime të mëtejshme, nëse kryeministri, Benjamin Netanyahu dhe ish-ministri i Mbrojtjes, Joav Galant do të pritej të qëndronin në Gjermani”.

Netanjahu ishte në Gjermani para një viti e gjysmë

Pothuajse të lehtësuar, politikanë të tjerë të qeverisë gjermane theksuan të premten se një vizitë e Netanjahut nuk të pritet në të ardhmen të afërt. Kreu i qeverisë izraelite ishte për herë të fundit në Berlin për vizitë në Berlin në mars 2023, gjashtë muaj para sulmit terrorist të Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor. Hamasi, një grup militant islamist palestinez nga Bashkimi Evropian, SHBA, Gjermania dhe vende të tjera klasifikohet si organizatë terroriste.

Ashtu si me rreth dhjetë vende të tjera, Gjermania mban të ashtuquajturat konsultime qeveritare me Izraelin, d.m.th. takime të kabineteve qeveritare të të dyja palëve. Konsultimet qeveritare synojnë të nxjerrin në pah marrëdhënien e veçantë dypalëshe. Një takim i tillë u zhvillua për herë të parë në Jerusalem në vitin 2008 nën Kancelaren e atëhershme Angela Merkel (CDU), dhe i fundit ishte në tetor 2018.

Zëdhënësi i qeverisë: Arrestimi i vështirë për t’u përfytyruar

Si do të veprojë pra qeveria federale gjermane me vendimin? Shumë gazetarë donin ta dinin këtë në një konferencë për shtyp. Në përgjigje të një pyetjeje në lidhje me dilemën mes gjykatës penale dhe solidaritetit me Izraelin, zëdhënësi i qeverisë Steffen Hebestreit tha: “Nga njëra anë është rëndësia e Gjykatës Ndërkombëtare Penale, të cilën ne e mbështesim fuqishëm, dhe nga ana tjetër përgjegjësia historike, si e cituat ju. Në dritën e këtyre dy aspekteve duhet parë kjo deklaratë. Mund të tundohesha e të them, që e kam të vështirë të përfytyroj, që mbi këtë bazë të bëjmë arrestime në Gjermani.”

Kryeministri i landit Hesen, CDU: Vendimi është “absurd”

Ndërkohë që qeveria gjermane përpiqet të gjejë një qëndrim të qartë midis mbështetjes bazë për Izraelin dhe mbështetjes për gjykatën penale, politikanë të tjerë gjermanë e kanë më të lehtë këtë. Kryeministri i landit federal Hesen, Boris Rhein (CDU) i quajti urdhër-arrestet “absurde” të premten. Izraeli është në një luftë për më shumë se një vit, të nisur nga organizata terroriste Hamas me sulmin e saj barbar ndaj qytetarëve të pafajshëm, shtoi Rhein: “Është krejtësisht e pamundur për mua që një kryeministër i zgjedhur në mënyrë demokratike nga Izraeli të arrestohet në tokën gjermane. sepse ai mbron vendin e tij kundër terroristëve”. Por Rhein e di gjithashtu se është e vështirë aktualisht të imagjinohet që Netanyahu të vizitojë Gjermaninë.

DW

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Lamallari: Mund të shpallim persona të tjerë “Non Grata”
  • Dalin emrat e subjekteve juridike nga Shqipëria që janë në listën e zezë amerikane
  • Lëkundje tërmeti në Berat
  • VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  • A mund të zhvillohet Shqipëria pa humbur veten?

Komentet e Fundit

  1. K R on VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  2. Kol @ seferi 1989 on VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  3. Kol @ seferi 560 on VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  4. X on VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  5. 👺 n'burg, 🥶 n'burg on A mund të zhvillohet Shqipëria pa humbur veten?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?