Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kosovë
  • Kuriozitet
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: A mundet që partitë politike të frymëzojnë elektoratin me programe ku u referohen besës dhe fesë ?!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kosovë
  • Kuriozitet
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kosovë
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > opinion > A mundet që partitë politike të frymëzojnë elektoratin me programe ku u referohen besës dhe fesë ?!
opinion

A mundet që partitë politike të frymëzojnë elektoratin me programe ku u referohen besës dhe fesë ?!

Published: 21 Prill, 2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Nga Kujtim Tamo

Doktor i Shkencave

Besimi në fe, nuk është kusht për fitore elektorale. Një vëzhgim spontan mbi programin politik të partisë “Lëvizja Atdheu”, në pozicionin e saj të konservatorizmit të qendrës së djathtë

- Publicitet -

Gara elektorale për zgjedhjet e Majit 2025 sapo filloi. Sigurisht që kreu i kësaj sofre të madhe,  i takon dy forcave tashmë tradicionale në mozaikun politik shqiptar P.S-së dhe P.D-së. Partia Socialiste si një forcë e cila tashmë garon e vetme për katër mandate rradhazi, me slloganin “Shqipëria në BE vetëm me PS”. Kurse përballë saj, konkuron Partia Demokratike me slloganin “Aleanca – Shqipëria Madhështore”.

Tashmë është bërë e ditur se, Partia Demokratike e Shqipërisë me kryetar Sali Berishën, ka firmosur një koalicion të madh me 25 parti të tjera. Bie në sy se ky koalicion “Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, ka mbledhur nën një ombrellë si Shpëtim Idrizin e PDIU-së me Vangjel Dulen e PBDNJ-së, edhe pse ideologjikisht këto dy parti me theks të dukshëm nacional, janë radikalisht të kundërt mes tyre. Megjithatë, këtë amalgam politik do ta gjykojë dhe vendos elektorati shqiptar më 11 Maj 2025.

Në këto zgjedhje, garojnë gjithashtu tre grupime politike, të dala në  një  mënyrë  apo një tjetër nga Partia Demokratike, krahas disa partive të tjera, të  cilat garojnë  për herë të  parë dhe që në  këto zgjedhje, për shkak të konsumimit të partive të mëdha nga skandalet korruptive, duket se kanë shanse më të mëdha se sa parti të tjera të vogla në të shkuarën, qoftë  pë r të  fituar mandate, qoftë  për të sfiduar pushtetin bipolar të PD/P .

Kështu, këto parti të cilat janë futur me guxim dhe kurajo të vetme në këtë garë elektorale janë : “Partia Mundësia” e Agron Shehajt; “Lëvizja bashkë” e Arlind Qorrit; “Lëvizja Atdheu” i Kreshnik Osmanit; “Partia Koalicioni Euroatllantik” i Lulzim Bashës; “Koalicioni Nisma Thurrje + Shqipëria Behet” të Agron Llapajt /Endri Shabani; “Aleanca Kombëtare” e Eleni Kocaqit; “Aleanca Demokracia e Re” e Edmond Stojkut; “Koalicioni Djathtas për Zhvillim” i Dashamir Shehit dhe Enkeljd Alibeajt.

Eshtë shumë pozitiv fakti, që këto parti garojnë më vete për ti dhënë elektoratit shqiptar, sa më shumë larmi në panoramën politike të kohës. Sa më shumë parti politike në parlament dhe sa më shumë individ të rrinj të futen në të, aq më mirë është për pluripartitizmin politik. Në këtë mënyrë, ata mund të thyejnë monopolin bipartisan PS/PD dhe kjo është në të mirë të demokracisë pluraliste. Për mendimin tim, jam dashamirës për sa më shumë të rrinj në ulset e këtij parlamenti. Të rrinjtë mund dhe duhet të sjellin në parlamentin e sotëm të trazuar një frymë të re dashamirësie, tolerance dhe bashkëpunimi mes tyre.

Këtë aspekt, mendoj se po e realizon më së miri PS, e cila vjen në garën e 11 Majit me një ekip tërësisht të rinovuar, ku spikasin figura të reja. Kështu, vetëm 16 nga 74 pra 21 % të deputetëve aktualë të PS janë në listën e sigurt. Gjithashtu, 34 ose 45 % janë në listë të hapur dhe 24 ose 32 %, nuk janë më për kandidim.

Nga ana tjetër, “Koalicioni Shqipëria Madhështore” ka në përbërje të saj 26 parti, në të cilat disa parti kanë të përbashkët me PD, vetëm kryetarin e tyre si p.sh.: Fatmir Mehdiu i Partisë Republikane, Vangjel Dule i PBDNJ-së,  apo edhe Nard Noka i Partisë Demokristiane e shumë të tjerë. Partia demokratike, nga 52 deputetë të saj aktual në parlament, 19 prej tyre ose 36 % do të garojnë në listën e mbyllur. Por nga ana tjetër, kjo parti rikthen në gjirin e saj 8 deputet dhe mes tyre znj. Xh.Topalli. Kjo e fundit në vitin 2020, pasi doli prej PD-së krijoi partinë “Lëvizja për Ndryshim” dhe tashmë  rikthehet tek partia mëmë për Shqipërinë madhështore.

Vetëm në listën e mbyllur për Tiranën, PD-ja me koalicionin e saj nga 12 kandidatë gjithsejt 6 mes tyre pra 50 % vazhdojnë të jenë përsëri “besnikët”e liderit historik S.Berisha të tillë si, Edi Paloka, Albana Vokshi, Flamur Noka, Jozefina Topalli, Fatmir Mehdiu, Mesila Doda etj. Në fund të fundit, kjo është zgjedhja e kësaj partie si boshti i “Koalicionit Shqipëria Madhështore”. Le të presim nëse këto figura tashmë të njohura, do të mund ta bëjnë me të vërtetë “Shqipërinë Madhështore”. Por, populli ka një shprehje, “di nëna si bëhet kulaci, por ska me se!”.

Sic edhe thash më sipër, personalisht jam i prirur për një panorama sa më të larmishme në parlamentin e ardhshëm, me sa më shumë forca e individë të rrinj politikë. Në këtë mënyrë, foltorja e ardhshme e këtij parlamenti të ri, do të ketë më shumë frymëmarrje politike dhe  larg modelit të deritanishëm bipartisan PD/PS.

Për arsyen e mësipërme, është normale që këto parti të reja të afishohen në këtë periudhë të fushatës elektorale, me anë të formave të ndryshme të propogandimit të ideve dhe modeleve të tyre politike. Por, me vështirësi ato i shpalosin idetë e tyre në mediat kryesore, si ato televizive apo të shkruara. Dhe kjo për arsyen e thjeshtë, se mediet janë më shumë të okupuara nga propaganda e partive të mëdha tradicionale si PD-ja e PS-ja. Nga ana tjetër, këto parti të mëdha, sigurisht kanë edhe burime të fuqishme financiare nga ana e shtetit nëpërmjet “Komisionit Qendror të Zgjedhjeve”, vec burimeve të tyre të brendshme.  Prandaj partitë e reja të cilat garojnë më vete, përdorin në fushatën e tyre më shumë fletë- palosje apo fletushka të vogla, ku ato parashtrojnë shkurt programet dhe idetë e tyre politike. Militantë të këtyre partive, djem e vajza të reja me frymëzimin që i karakterizon, i gjen këto kohëra kudo nëpër rrugët kryesore të Tiranës duke shpërndarë fletushkat e tyre programore.

Vihet re lehtësisht se, në ligjerimin e tyre të përditshëm politik nëpër tubime apo në materialet propoganduese që ato shpërndajnë, në shumicaën e këtyre partive të reja gjuha e artikuluar, argumentet që përdorin si dhe sfidat e tyre ndaj konkurrentëve, nuk ndryshojnë shumë nga ato të partive të mëdha. Edhe në flet-programet ku ata shpalosin parimet dhe strategjinë e tyre elektorale, vërehen shumë sllogane absurde, parime shumë të përgjithëshme e aspak konkrete, si dhe koncepte utopiste. E meta e tyre e përgjithshme është se, ata vetëm analizojnë dhe konstatojnë të metat dhe gabimet e deritanishme të qeverisjes 13 vjecare të PS-së. Por, në programin e tyre ata nuk na japin rrugët e zgjidhjes së këtyre problemeve dhe mangësive, të cilat për hirë të së vërtetës janë egzistuese dhe shqetësuese për vendin. Si të tilla probleme dihet që janë sot : emigracioni i rinisë, korrupsioni i segmenteve të vecantë të qeverisë, standarti i ulët i jetësës së qytetarëve shqiptarë në krahasim me ata europian, pensionet e ulta, shërbimi shëndetësor me mangësi etj.

Në mbështetje të këtyre konstatime të mija të më sipërme, po parashtroj vecanërisht disa mendime në lidhje me programin e forcës politike “Lëvizja Atdheu”. Kjo parti me kryetar Kreshnik Osmani, rrenditet e treta në listën e partive në flet-votimin e KQZ-së. Nga një lexim i thjeshtë e sipërfaqësor i fletushkës së kësaj partie e cila shpërndahet në mjedisin shoqëror, kam konstatuar disa ide, parime dhe strategji, që për mendimin tim personal nuk i përgjigjen sa dhe si duhet realitetit të kohës.

Që në fillim të leximit, konstatohet se lejtmotivi politik i kësaj force, është “Për besë, për Atdhe”. Mendoj se ky formulim nuk i qëndron kohës së sotme. Për partitë politike moderne, nuk mundet që fjala e parë në këtë program të jetë shprehja “për besë“. Dihet që besa ndër shqiptarët,  ka qënë një institucion zakonor, e cila ka funksionuar mirë apo keq, në një kohë kur nuk kishte shtet dhe qeverisje shqiptare. Pra, ky koncep, funksiononte në një hapesirë dhe kohë të përcaktuar. Aktualisht sot, këtë koncept nuk e njeh “Kushtetura e Republikës së Shqiptërisë”. Koncepti mbi besën nuk përbën sot një institucion juridik, por i përket trashëgimisë historike. Nëse, qofsha unë i gabuar, një vëzhgues i huaj e lexon këtë fjali në krye të këtij programi, me siguri që nuk do ti vijë mirë. Besoj se ai do të mendoj : …“keta shqiptarët që aspirojnë BE-në, u duhen akoma një shekull që të jenë të pranueshëm për Europën!”. Megjithate ky eshte mendim personal, drejtuesit e saj le të mbajnë mendimin e tyre.

Koncepti tjeter kryesor i kësaj partie, e prezantuar në fletushkën e saj shkruhet : “Për një Shqipëri të bashkuar“. Kjo shprehje, nuk e spiegon qartë kuptimin politik të fjalës “të bashkuar” . Kështu sic është thënë kjo fjali, nuk na jep qartë e saktë kuptimin për të cilën ajo përdoret në programin e kësaj partie. Eshtë fjala për bashkim etnik, të trojeve jashtë Republikës së Shqipërisë, të ngelura si rezultat i vendimeve të “Konferencës së Londrës 1913”, apo është fjala për bashkim kombëtar brenda 28 mijë m2 !? Për sa i përket bashkimit të trojeve të Shqipërisë Etnike, kjo mund të ndodh në një kohë të përcaktuar historikisht në se mund të ndodh, por gjithmonë vetëm pas futjes së Shqipërisë në “Bashkimin Europian”. Nëse nga ana tjetër, ky koncept nënkupton gjithashtu bashkimin kombëtar brenda vendit, athere mund të keqkuptohet thelbi i saj, duke cuar pa dashje në mendimin se “shqiptarët janë të përcarë mes tyre, se vendi ynë është i ndarë në kantone, ose, ose..”. Vërtet që sot elektorati shqiptar, ka sot një hendek të madh i cili e ndan atë mes dy partive kryesore të saj PD e PS, por ky hendek nuk buron nga elektorati dhe vet populli, por është një frymëzim i keq i lidershipit të këtyre partive. Por koha dhe vitet do ta mbushin me siguri këtë hendek.

Një tjetër ide që shprehet në fletushkën e “Lëvizjes Atdheu”, është ajo që ka të bëjë pikërisht me parimet themelore të programit të saj. Shprehimisht thuhet : “Vlerat dhe parimet themelore! Zoti, Atdheu, Familja dhe Prona“. Mendoj se këtu duhet parë me kujdes. Duke vënë fillimisht konceptin e zotit, mendoj se këtu  gabohen. Kjo sepse, një parti moderne e këtij shekulli, nuk mund të ketë kursesi parim themelor fenë apo zotin. Për sa shkruhet, gjithkush mund të mendojme se kjo është një levizje me karakter fetar. Asnjë parti europiane sot nuk ka në krye të herës zotin. Shteti dhe shoqëria shqiptare sot janë laike, në të cilën politika është e ndarë nga nga feja. Prandaj ajo ndalon parti me frymëzim fetar. Jam i bindur se kjo nuk është thënë me këtë qellim, por duke e thënë si parimin e vlerën e parë zotin, bëhet një autogol i madh. Nuk mund të futesh në shpirtin e votuesave, duke përdorur ndjeshmërinë që kanë një pjesë e popullit ndaj besimit tek zoti.

Përvec kësaj, mendoj se edhe te rreshtimi “Zoti, Atdheu, Familja, Prona”, bëhet përsëri një gabim historik e sociologjik. Kjo sepse, historia e shoqërisë njerëzore, e ka vërtetuar tashmë se njeriu u cfaq mbi tokë, në një kohë kur nuk kish filluar akoma besimi dhe koncepti mbi zotin. Me lindjen e shoqërisë njerëzore, lindi dhe u transformua gradualisht edhe koncepti mbi familjen. Kjo familje fillimisht ishte “familja primitive në grup” dhe shumë e shumë kohë më pas, ajo u shëndrua në “familja moderne në cift“. Historia e dialektikës njerëzore, ka vërtetuar se krahas familjes lindi edhe prona, fillimisht e grupit dhe më pas ajo private. Përvec kësaj, duhet patur parasysh se, shumë më vonë në antikitet dhe mesjete, lindën dhe u konsoliduan kombet dhe u ngjiz edhe koncepti “atdhe”. Pra, për sa më sipër, mendoj se rrenditja e fjalëve të shprehura në parimin e mësipërm, duhet të jetë  ndryshe :“Familja-Prona-Atdheu dhe Zoti“.

Le të diskutojmë edhe në një këndvështrim tjetër shprehjen se, “Vlerat dhe parimi kryesor është e Zotit …” Po mirë, le ta marim të mirëqenë këtë ide. Por, njërëzit pa bindje fëtare, ata që janë ateista dhe që nuk besojnë në zot por në shtetin laik, ku futen sipas këtij koncepti?! A i pranon kjo parti edhe laiket e ateistet, që ata të afrohen dhe të votojnë për këtë parti?! Sipas statistikave, në Shqipëri sot janë rreth 4-7 % të popullsisë e cila vetdeklarohet ateiste. Dashje pa dashje, këtë kategori votuesish potencial të deklaruar ateiset, kjo parti i anashkalon apo edhe i përjashton nga mundësia për të votuar për subjektin “Lëvizja Atdheu”. Shoqëria shqiptare sot është gjithpërfshirëse, me harmoni ndërfetare,  në bashkjetesë të shëndoshë si mes feve të ndryshme, por edhe mes besimtarëve dhe jobesimtarëve.

Në kohën e sotme është bërë zakon, që të gjithë liderët politik duke përfshirë edhe presidentin aktual, e përdorin zotin në të gjitha ligjërimet e tyre. Për fat të keq, politikanët tanë nuk e kuptojnë se zoti nuk mund të përdoret vend e pa vend. Të paktën në aspektin etik dhe moral të saj. Zoti është mbi politikën dhe tej fjalorit të politikanëve dhe zbukurimit të ideve të fjalimeve të tyre. Kështu, edhe në Bibël ka referime në lidhje me këtë ceshtje. Dhe këtu po përdor thënien e analistit Ben Andoni, cili citon prej biblës (Eksodi 20:7) kështu : “Nuk do ta përdorësh emrin e Zotit, të Perëndisë tënd, sepse Zoti nuk do të lerë të pandëshkuar atë që përdor kot emrin e tij”.

Duhet pranuar se autorësia e përmendjes së zotit në ligjërimet politike, i takon ish presidentit S.Berisha, i cili që në fillimet e pluralizmit politik përdori thirrjen “Zoti e bekoftë Shqipërinë!. Por, kjo thirrje nuk është në genin e popullit shqiptar. Saliu e ka huazuar nga tradita e presidentëve amerikanë. E vërteta historike e popullit shqiptar, është e tillë ku në të gjitha lëvizjet e tij kryengritëse, për clirim dhe pamvarësi, ata nuk i janë drejtuar zotit, por popullit zot.

Si përfundim, duke qenë mbështetës i partive të reja në garën e tyre të Majit 2025, uroj që ata të mund të përfaqësohen denjësisht në parlamentin e ardhshëm. Por, që të jenë të tillë, ata duhet të jenë të qartë, të saktë dhe sa më realist në programin e tyre politik. Duhet hequr dorë nga slloganet, shprehjet emocionuese dhe joshëse. Zoti duhet lënë në punë të vet. Vota nuk vjen nga zoti, por nga vullneti i popullit votues. Bëjeni popullin për vete, athere do keni zotin me vete. Sepse zoti është populli votues.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Kinematografia shqiptare në zi, ndahet nga jeta regjisori i shquar Piro Milkani
  • Në Frashër te Perënditë
  • Rama ndan foton fituese të konkursit ‘Wanderlust in Albania 2’: Promovim i vlerave tona kombëtare
  • Gjermania forcon kthimin e emigrantëve të paligjshëm: Nuk marrim problemet e të tjerëve
  • Problemet me energjinë prekin Kanën, jugu i Francës në kaos dhe në errësirë totale

Komentet e Fundit

  1. ¿? në Vijon “cirku” me dosjen “Partizani”, GJKKO shtyn sërish seancën për Berishën, por e gjobit me 10 mijë lekë
  2. ¿? në Mbërrin në portin e Shëngjinit anija “Guardia Costiera”, disa emigrantë nisen drejt kampit të Gjadrit
  3. TRENI në Vijon “cirku” me dosjen “Partizani”, GJKKO shtyn sërish seancën për Berishën, por e gjobit me 10 mijë lekë
  4. TRENI në Mbërrin në portin e Shëngjinit anija “Guardia Costiera”, disa emigrantë nisen drejt kampit të Gjadrit
  5. TRENI në Rama ndan foton fituese të konkursit ‘Wanderlust in Albania 2’: Promovim i vlerave tona kombëtare
Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?