Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Zgjedhjet e 11 majit, miratohet kërkesa e PD për komisionin hetimor
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Zgjedhjet e 11 majit, miratohet kërkesa e PD për komisionin hetimor
AktualitetPolitike

Zgjedhjet e 11 majit, miratohet kërkesa e PD për komisionin hetimor

Published: November 24, 2026
Shpërndaje

Këshilli për Legjislacionin ka miratuar kërkesën e Partisë Demokratike për ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar për zgjedhjet e 11 majit 2025.

Vendimi vjen pas qëndrimit të Gjykatës Kushtetuese, ndërsa kërkesa do t’i kalojë tashmë Konferencës së Kryetarëve për miratimin përfundimtar.

Partia Demokratike kishte depozituar kërkesën në tetor, duke kërkuar ngritjen e një komisioni hetimor për të shqyrtuar ligjshmërinë e veprimtarisë së organeve të pushtetit qendror dhe vendor gjatë procesit zgjedhor.

- Publicitet -

Në fokus të hetimit është edhe përdorimi i burimeve të administratës shtetërore për qëllime elektorale gjatë zgjedhjeve parlamentare të 11 majit 2025.

Në kërkesën e saj, PD e cilësoi procesin zgjedhor si të komprometuar rëndë, duke e konsideruar atë një “farsë elektorale”.

Deputeti i Partisë Demokratike, Arjan Ndoja, kërkoi që procedurat të ndiqen në mënyrë të përshpejtuar, me qëllim ngritjen sa më të shpejtë të komisionit hetimor.

“Ne si Këshilli i Legjislacionit, duhet t’i përcjellim kryetarit në mënyrë sa më të shpejtë vendimin së bashku me relacionin përkatës ku parashikohet ngritja e komisionit për kontrollin e ligjshmërisë së organeve qendrore të pushtetit qendror dhe vendor, si dhe për të verifikuar përdorimin e burimeve të administratës shtetërore për qëllime elektorale në zgjedhjet e 11 majit 2025”, tha ai.

Edhe deputeti i Partisë Socialiste, Olsi Komici, në cilësinë e relatorit të shumicës parlamentare, mbështeti kalimin e çështjes në Konferencën e Kryetarëve, duke theksuar se Kuvendi ka detyrimin të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Me miratimin në Këshillin e Legjislacionit, procedura vijon në Konferencën e Kryetarëve, e cila do të shqyrtojë kërkesën përpara vendimmarrjes përfundimtare për ngritjen e komisionit hetimor.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Zgjedhjet e 11 majit, miratohet kërkesa e PD për komisionin hetimor
  • Miratohet në tërësi buxheti 2027, opozita voton kundër
  • Për përjashtimin e Spiropalit nga Grupi Parlamentar, Rama anashkaloi edhe statutin e PS-së
  • Vjosa në ekranin e National Geographic: Zamo Spathara dhe historia e një aventure që u bë ekonomi për 400 familje
  • Akuzohet për korrupsion, pastrim parash, fshehje pasurie, caktohet seanca e parë për Ballukun

Komentet e Fundit

  1. SHQIPTAR on Takimi i ministrave, Athina rikthen çështjen e detit: “12 miljet janë e drejta jonë e patjetërsueshme, Greqia do vijojë të rritet”
  2. Anonymous on 24 nëntor 2026
  3. SHQIPTAR on Takimi i ministrave, Athina rikthen çështjen e detit: “12 miljet janë e drejta jonë e patjetërsueshme, Greqia do vijojë të rritet”
  4. SHQIPTAR on Takimi i ministrave, Athina rikthen çështjen e detit: “12 miljet janë e drejta jonë e patjetërsueshme, Greqia do vijojë të rritet”
  5. Phoenix on PS voton përjashtimin e Elisa Spiropalit nga grupi parlamentar

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?