Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: A po bën Putin një “Sun Tzu” me grupin Wagner, për të shenjëstruar vendet Balltike?!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > A po bën Putin një “Sun Tzu” me grupin Wagner, për të shenjëstruar vendet Balltike?!
AktualitetAnalizaBoteKryesore

A po bën Putin një “Sun Tzu” me grupin Wagner, për të shenjëstruar vendet Balltike?!

Published: June 30, 2023
Shpërndaje

Hipotezat janë të shumta, aq sa ndër më e rrezikshmja mbetet që Putin-Lukashenko të kenë pasur qëllim tjetër me kaosin Wagner. Të përdornin rebelimin e mercenarëve, për t’i kaluar në Bjellorusi dhe prej aty të programojnë shtetin e radhës që do djegin si hordhi. Kësaj piste i trembet aktualisht edhe vetë NATO dhe vendet Balltike. Nga Bjellorusia kaosi mund të shkaktohet më lehtë, teksa shefi i Kremlinit duket se po mendon të bëjë një lëvizje “Sun Tzu” ndaj kundërshtarëve të tij, për t’i goditur me “art lufte” atëherë kur e mendojnë se është dobësuar…

Pasojat nga rebelimi i dështuar i shefit të Wagner-it Yevgeny Prigozhin dhe mërgimi i tij në Bjellorusi ka nervozuar vendet baltike. Gjatë takimit të nivelit të lartë të NATO-s në korrik, aleanca pritet të zgjerojë axhendën e saj përtej Ukrainës. Korrespondentja e Zërit të Amerikës pranë Shtëpisë së Bardhë, Patsy Widakuswara njofton se është ende e paqartë se sa ushtarë të Wagner-it do të shoqërojnë Yevgeny Prigozhinin në Bjellorusi pas rebelimit së shefit të grupit mercenar kundër Moskës. Por fakti që ata mund të vendosen shumë pranë vendeve balltike, ka shkaktuar shqetësime tek këto vende.

- Publicitet -

“Nëse Wagner-i i vendos forcat e tij, që janë si vrasësit serialë, në Bjellorusi, të gjitha vendet fqinje përballen me një rrezik edhe më të madh. Në rrethana të tilla, parandalimi dhe mbrojtja është një përparësi kryesore”, tha presidenti i Lituanisë, Gitanas Nausėda.

Në korrik, në Vilnius të Lituanisë organizohet takimi i nivelit të lartë të NATO-s, vetëm 35 km larg kufirit nga baza e re Prigozhinit, duke theksuar urgjencën për të forcuar krahun lindor të aleancës. Gjermania njoftoi menjëherë se do të vendosë 4000 trupa të përhershme në Lituani.

“Ai po e humb luftën në vend. Dhe është bërë paksa i çuditshëm në mbarë botën”.

Presidenti Joe Biden tha se udhëheqësi rus Vladimir Putin është dobësuar nga përplasja e tij me Prigozhinin, duke e bërë kërcënimin, që paraqet Rusia dhe aleati i saj Bjellorusia, një pikë kyçe në takimin e Vilniusit.

“Çfarë ndodh me arsenalin bërthamor nëse Rusia do të jetë e paqëndrueshme? Çfarë ndodh, nëse ke dikë që është më luftënxitës se Putini, që vjen në pushtet në Rusi dhe ndoshta më pak i paparashikueshëm? Këto janë pyetje që duhet t’i përgjigjet vetë NATO-ja”, thotë Kristine Berzina me Fondin Gjerman Marshall.

Udhëheqësit e NATO-s duhet gjithashtu të vendosin se çfarë garancish sigurie do t’i japin Kievit.

“Ne gjithashtu do të biem dakord për një program shumëvjeçar për të ndihmuar Ukrainën të afrohet drejt NATO-s, për të patur një ndërveprueshmëri të plotë me NATO-n”, tha sekretari Stoltenberg.

Një tjetër element kyç, është rritja e shpenzimeve të mbrojtjes. Vetëm shtatë nga 30 shtetet anëtare të NATO-s arritën objektivin për të shpenzuar 2% të Prodhimit të Përgjithshëm për mbrojtjen në vitin 2022.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • FOTO: Terror në ajër, piloti tenton të rrëzojë avionin me pasagjerë izraelitë
  • Si u kthye një pyll në një zonë vdekjeprurëse
  • Tetë ish-funksionarë të Agrokredit sh.a. akuzohen për shpërdorim detyre
  • Në gjurmët e kontrabandës së cigareve në kufirin Bosnjë-Mal i Zi
  • Clint Williamson: Kosova nuk përgatiti publikun për vendimin ndaj Thaçit

Komentet e Fundit

  1. 1thundrak on Balla: Korrupsion ka edhe në Gjermani dhe Itali
  2. demo on Balla: Korrupsion ka edhe në Gjermani dhe Itali
  3. Ethem Lalaj on Qeveria do ndryshojë 105 nene të Kodit Penal, Rama flet për ‘cënim të dinjitetit kombëtar’, thotë që ‘hetimet për korrupsion s’preken’
  4. demo on Balla: Korrupsion ka edhe në Gjermani dhe Itali
  5. xxx on Qeveria do ndryshojë 105 nene të Kodit Penal, Rama flet për ‘cënim të dinjitetit kombëtar’, thotë që ‘hetimet për korrupsion s’preken’

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?