Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: A po përgatitet SHBA për sulmin nuklear rus? Nju Jorku publikon videon: Ndodhi katastrofa, ja ç’duhet të bëjmë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > A po përgatitet SHBA për sulmin nuklear rus? Nju Jorku publikon videon: Ndodhi katastrofa, ja ç’duhet të bëjmë
AktualitetBote

A po përgatitet SHBA për sulmin nuklear rus? Nju Jorku publikon videon: Ndodhi katastrofa, ja ç’duhet të bëjmë

Published: July 12, 2022
Shpërndaje

Qyteti i Nju Jorkut ka publikuar një video ndërgjegjësuese për banorët e saj, në rast të një sulmi të mundshëm bërthamor, vetëm pak kohë pasi media shtetërore ruse mburrej se Putini mund të zhdukte Bregun Lindor dhe Perëndimor të SHBA-ve me vetëm 4 raketa.

Në klipin e publikuar të hënën, Departamenti i Menaxhimit të Emergjencave të qytetit u thotë njujorkezëve: “Pra, ka pasur një sulm bërthamor. Mos më pyet si dhe pse. Dije vetëm se katastrofa na ka goditur. Në rregull pra, çfarë duhet të bëjmë?”.

“Ndërsa gjasat që një incident me armë bërthamore të ndodhë në afërsi të qytetit të Nju Jorkut janë shumë të ulëta, është e rëndësishme që njujorkezët të dinë hapat për të qëndruar të sigurt”, thotë një zëdhënëse duke i inkurajuar qytetarët që ata të ndjekin disa hapa kyç nëse ndodh tragjedia.

- Publicitet -

Tre hapat e thjeshtë që duhet të ndjekin qytetarët janë ‘të futen brenda, të qëndrojnë brenda dhe të qëndrojnë të sintonizuar’ për transmetimet se çfarë të bëjnë më pas.

Ekziston një tërheqje vëmendje që thotë se qëndrimi në një makinë nuk është një opsion. “Mos dilni jashtë derisa zyrtarët të thonë se është e sigurt”, thuhet në video-mesazh.

“Nëse keni qenë jashtë pas shpërthimit, pastrohuni menjëherë. Hiqni të gjitha veshjet e jashtme, për të mbajtur pluhurin radioaktiv ose hirin larg trupit tuaj”, thuhet më tej.

Video-mesazhi vjen në një kohë që nga Rusia janë shtuar kërcënimet për ‘shfarrosjen e njerëzimit’ me armë nukleare, ndërsa në maj të vitit 2022, media shtetërore ruse ka lëshuar një kërcënim të ri bërthamor për SHBA-në, duke u mburrur se Putini mund të zhdukë të gjithë bregun lindor dhe perëndimor me vetëm katër raketa.

Alexei Zhuravlev, një anëtar i parlamentit kukull të Putinit, lëshoi kërcënimin duke thënë se “nuk do të mbetet asgjë” në asnjërin prej brigjeve pas sulmeve duke përdorur armën e re bërthamore të Rusisë “Sarmat 2” dhe se reja e kërpudhave nukleare do të shihet deri në Meksikë.

Zhuravlev më pas kërcënoi 2 milionë ukrainas me asgjësim, duke i përshkruar ata si nazistë ‘të pashërueshëm’ që nuk do të binden kurrë të mbështesin luftën e Rusisë.

“Sarmat 2” është raketa bërthamore e gjeneratës së fundit të Rusisë që mendohet të jetë e aftë të mbajë deri në 15 koka hipersonike, për të cilat Putin mburret se janë të afta t’i shmangin të gjitha mbrojtjet raketore aktuale.

Vetëm muajin e kaluar Kremlini paralajmëroi se Evropa do të zhdukej në një apokalips bërthamor – një sulm verbal në përgjigje të aleatëve perëndimorë që premtonin më shumë armatime për Kievin e rrethuar.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Arti says:
    July 12, 2022 at 2:24 pm

    per 70 vjet nuk ndodh asgje me mbrapa shikojme.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • ​Atentati i dështuar në Elbasan: Hakmarrja e pretenduar dhe dëshmia e shënjestrës
  • ​Shpërthimi në Fushë-Krujë: Kush është Ylli Zalla dhe pista e inskenimit
  • Tkurrja e Bujqësisë
  • Shtohen mashtrimet në emër të bankave
  • Seul dhe Kievi janë të shqetësuar pasi ushtarët e Kim Jong-un po fitojnë përvojën e Luftës Moderne në frontin rus

Komentet e Fundit

  1. K R on ​Incident i rëndë në Sarandë: Dhunohet kreu antikrim në një lokal nate, 6 të arrestuar, 2 efektivë të pezulluar
  2. Pa emer on ​Incident i rëndë në Sarandë: Dhunohet kreu antikrim në një lokal nate, 6 të arrestuar, 2 efektivë të pezulluar
  3. Ish polic on ​Incident i rëndë në Sarandë: Dhunohet kreu antikrim në një lokal nate, 6 të arrestuar, 2 efektivë të pezulluar
  4. Sokol on ​Incident i rëndë në Sarandë: Dhunohet kreu antikrim në një lokal nate, 6 të arrestuar, 2 efektivë të pezulluar
  5. X on ​Incident i rëndë në Sarandë: Dhunohet kreu antikrim në një lokal nate, 6 të arrestuar, 2 efektivë të pezulluar

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?