Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka shpallur fajtore ish-kryebashkiaken e Patosit, Rajmonda Balilaj, për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”.
GJJKO ka caktuar si dënim për ish-kryebashkiaken e Patosit vënien e saj në provë për një periudhë prej 2 (dy) vjet e 8 (tetë) muaj, me kusht që e pandehura gjatë periudhës së provës të mos kryejë vepër tjetër penale dhe të mbajë kontakte me
Gjithashtu GJKKO ka vendosur heqjen e së drejtës për të pandehurën Rajmonda Balilaj për të ushtruar funksione publike për një kohë prej 5 (pesë) vjet, bazuar në nenin 35 paragrafi 2, të Kodit Penal.
NJOFTIMI
1. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Dërgimin në gjyq të ҫështjes penale në ngarkim të
të pandehurve: Rajmonda Balilaj, Anisa Petani, Shkëlqim Beqiraj dhe Enirjada Rizaj, të akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 258-25 të Kodit Penal”.
2. Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Flora Hajredinaj, Erjon Çela dhe Irena Gjoka, me vendimin Nr. 6, datë 15.01.2025 vendosi:
1. Deklarimin fajtor të të pandehurës Rajmonda Balilaj, për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 258 (para ndryshimeve të pësuara me ligjin nr. 43/2021, datë 23.3.2021) dhe 25 të Kodit Penal, dhe dënimin e saj 1 (një) vit e 6 (gjashtë) muaj burgim.
• Deklarimin fajtor të të pandehurës Rajmonda Balilaj, për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 258 (para ndryshimeve të pësuara me ligjin nr. 43/2021, datë 23.3.2021) dhe 25 të Kodit Penal, dhe dënimin e saj me 1 (një) vit e 6 (gjashtë) muaj burgim.
• Në bashkim të dënimeve, sipas nenit 55 paragrafi 1 të Kodit Penal, dënimin e të pandehurës Rajmonda Balilaj me një dënim të vetëm prej 2 (dy) vjetësh burgim.
• Në bazë të nenit 406 pika 1 të Kodit të Proçedurës Penale, të pandehurës Rajmonda Balilaj, i ulet 1/3 e dënimit, për shkak të aplikimit të gjykimit të shkurtuar dhe, përfundimisht dënohet me 1 (një) vit e 4 (katër) muaj burgim.
• Në bazë të nenit 59 të Kodit Penal, urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të dënimit me burgim për të pandehurën Rajmonda Balilaj, dhe vënien e saj në provë për një periudhë prej 2 (dy) vjet e 8 (tetë) muaj, me kusht që e pandehura gjatë periudhës së provës të mos kryejë vepër tjetër penale dhe të mbajë kontakte me Shërbimin e Provës që mbulon vendbanimin e saj. Afati i provës fillon nga e nesërmja e shpalljes së vendimit për pezullimin e dënimit me burgim.
Heqjen e së drejtës për të pandehurën Rajmonda Balilaj për të ushtruar funksione publike për një kohë prej 5 (pesë) vjet, bazuar në nenin 35 paragrafi 2, të Kodit Penal.
2. Deklarimin fajtor të të pandehurës Anisa Petani, për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 258 (para ndryshimeve të pësuara me ligjin nr. 43/2021, datë 23.3.2021) dhe 25 të Kodit Penal dhe dënimin e saj 1 (një) vit burgim.
• Deklarimin fajtor të të pandehurës Anisa Petani, për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 258 (para ndryshimeve të pësuara me ligjin nr. 43/2021, datë 23.3.2021) dhe 25 të Kodit Penal dhe dënimin e saj me 1 (një) vit burgim.
• Në bashkim të dënimeve, sipas nenit 55 paragrafi 1 të Kodit Penal, dënimin e të pandehurës Anisa Petani, me një dënim të vetëm 1 (një) vit e 6 (gjashtë) muaj burgim.
• Në bazë të nenit 406 pika 1 të Kodit të Proçedurës Penale, të pandehurës Anisa Petani, i ulet 1/3 e dënimit, për shkak të aplikimit të gjykimit të shkurtuar dhe, përfundimisht dënohet me 1 (një) vit burgim.
• Në bazë të nenit 59 të Kodit Penal, urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të dënimit me burgim për të pandehurën Anisa Petani, dhe vënien e saj në provë për një periudhë prej 2 (dy) vjet, me kusht që e pandehura gjatë periudhës së provës të
mos kryejë vepër tjetër penale dhe të mbajë kontakte me Shërbimin e Provës që mbulon vendbanimin e saj. Afati i provës fillon nga e nesërmja e shpalljes së vendimit për pezullimin e dënimit me burgim.
• Heqjen e së drejtës së të pandehurës Anisa Petani për të ushtruar funksione publike për një kohë prej 5 (pesë) vjet, bazuar në nenin 35 paragrafi 2, të Kodit Penal.
3. Deklarimin fajtor të të pandehurës Enirjada Rizaj, për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 258 (para ndryshimeve të pësuara me ligjin nr. 43/2021, datë 23.3.2021) dhe 25 të Kodit Penal dhe dënimin e saj 1 (një) vit burgim.
• Deklarimin fajtor të të pandehurës Enirjada Rizaj, për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 258, (para ndryshimeve të pësuara me ligjin nr.43/2021, datë 23.3.2021) dhe 25 të Kodit Penal dhe dënimin e saj me 1 (një) vit burgim.
• Në bashkim të dënimeve, sipas nenit 55 paragrafi 1 të Kodit Penal, dënimin e të pandehurës Enirjada Rizaj, me një dënim të vetëm 1 (një) vit e 6 (gjashtë) muaj burgim.
• Në bazë të nenit 406 pika 1 të Kodit të Proçedurës Penale, të pandehurës Enirjada Rizaj, i ulet 1/3 e dënimit, për shkak të aplikimit të gjykimit të shkurtuar dhe, përfundimisht dënohet me 1 (një) vit burgim.
• Në bazë të nenit 59 të Kodit Penal, urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të dënimit me burgim për të pandehurën Enirjada Rizaj, dhe vënien e saj në provë për një periudhë prej 2 (dy) vjet, me kusht që e pandehura gjatë periudhës së provës të mos kryejë vepër tjetër penale dhe të mbajë kontakte me Shërbimin e Provës që mbulon vendbanimin e saj. Afati i provës fillon nga e nesërmja e shpalljes së vendimit për pezullimin e dënimit me burgim.
• Heqjen e së drejtës së të pandehurës Enirjada Rizaj për të ushtruar funksione publike për një kohë prej 5 (pesë) vjet, bazuar në nenin 35 paragrafi 2, të Kodit Penal.
4. Deklarimin fajtor të të pandehurit Shkëlqim Beqiraj, për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 258 (para ndryshimeve të pësuara me ligjin nr. 43/2021, datë 23.3.2021) dhe 25 të Kodit Penal, dhe dënimin e tij 1 (një) vit burgim.
• Deklarimin fajtor të të pandehurit Shkëlqim Beqiraj, për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 258 (para ndryshimeve të pësuara me ligjin nr. 43/2021, datë 23.3.2021) dhe 25 të Kodit Penal, dhe dënimin e tij me 1 (një) vit burgim.
• Në bashkim të dënimeve, sipas nenit 55 paragrafi 1 të Kodit Penal, dënimin e të pandehurit Shkëlqim Beqiraj, me një dënim të vetëm 1(një) vit e 6 (gjashtë) muaj burgim.
• Në bazë të nenit 406 pika 1 të Kodit të Proçedurës Penale, të pandehurit Shkëlqim Beqiraj, i ulet 1/3 e dënimit, për shkak të aplikimit të gjykimit të shkurtuar dhe, përfundimisht dënohet me 1 (një) vit burgim.
• Në bazë të nenit 59 të Kodit Penal, urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të dënimit me burgim për të pandehurin Shkëlqim Beqiraj, dhe vënien e tij në provë për një periudhë prej 2 (dy) vjet, me kusht që i pandehuri gjatë periudhës së provës të mos kryejë vepër tjetër penale dhe të mbajë kontakte me Shërbimin e Provës që mbulon vendbanimin e tij. Afati i provës fillon nga e nesërmja e shpalljes së vendimit për pezullimin e dënimit me burgim.
• Heqjen e së drejtës së të pandehurit Shkëlqim Beqiraj për të ushtruar funksione publike per një kohë prej 5 (pesë) vjet, bazuar në nenin 35 paragrafi 2, të Kodit Penal.
5. Shpenzimet proceduriale, ato të kryera gjatë fazës së hetimit paraprak u ngarkohen të pandehurve të këtij gjykimi solidarisht me bashkëtëpandehurit e tjerë të të njëjtit procedim penal, dhe ato të kryera gjatë shqyrtimit gjyqësor, sipas procesverbalit bashkëngjitur këtij vendimi, u ngarkohen të pandehurve të këtij gjykimi, në mënyrë solidare.
6. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi.
i.b./dita
Qenkeni keputur ne bythen,,,denim leshi
Pra e kuptuat qe behet lufte per te ndertuar nje shtet ne kuptimin e vertete?
Qeliza e shtetit eshte bashkia.
Qytetari me shtetin ketu perplasen.
Bashki qe I sherben popullit eshte demokratike.
Pra gradualisht Rames po I mblidhet lemshi.
Me kanabisin kerkon nje ushteri te armatosur te mbaje pushtetin.
Gjerat nuk jane per mire ne shqiperi.
Balili ka bere nje pune te shkjelqyer ne Patos, e ka transformuar Patosin, e ka bere qytet me infrastrukture.
Kujdes me tenderat, mos gaboni ne procedurat. Keta te PD keto raste gjuajne. Jane si hienat.
Hajt le ti gezoj parate qe ka marre nen dore kjo hajdute dhe te vazhdoj jeten e saj te qete tani. Kjo nuk eshte budallaqe qe te merret me ndonje veper tjeter penale tani, mjafton aq sa mori dhe ik tani shiko hallin. Kjo eshte drejtesia jone qe ligjeron parate e fituara nga krimi dhe korrupsioni i pasurive publike.
Mire do ishte te dinim dhe demin ekonomik qe ka shkaktura. Cfare buxheti ka kjo lumdhja apo ajo e Lushjes. Po denohen si ajo per nje arke me peshk. Kurse ujqerit qe hane gjithe kopen, vazhdojne e ulerinje ne televizione
Te me kuptoni drejt, nuk e justifikoj nese ka shkelur ligjin,