Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Aeroporti i Kukësit s’ka fluturime, humbja në 2022 rreth 1.5 milionë euro
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Aeroporti i Kukësit s’ka fluturime, humbja në 2022 rreth 1.5 milionë euro
EkonomiKryesore

Aeroporti i Kukësit s’ka fluturime, humbja në 2022 rreth 1.5 milionë euro

Published: September 27, 2023
Shpërndaje

Në aeroportin e Kukësit nuk po kryen më fluturime. Këtë mund ta konfirmosh qartësisht nga faqja e internetit e vetë këtij aeroporti ku nisjet dhe mbërritjet rezultojnë pa asnjë fluturim si në ditën aktuale edhe për të nesërmen.

Kjo është një situatë ekstremisht e ndryshme në raport me aeroportin e Tiranës ku si efekt i turizmit frekuenca e fluturimeve ka qenë tepër e lartë.

Teksa ende interesi turistik për vendin mbetet i lartë, mungesa e fluturimeve nga Kukësi tregon se përpara paraqitet sfida e tërheqjes së operatorëve drejt këtij aeroporti ku më herët kryenin fluturime Air Albania dhe Wizz Air.

- Publicitet -
Koncesioni për aeroportin e Kukësit ashtu siç edhe ishte paralajmëruar më herët duket se nuk po rezulton shumë fizibël.
I dhënë për një afat 35 vjeçar ky koncesion ka shënuar në vitin 2022 një humbje 159 milionë lekë apo rreth 1.5 milionë euro( 1 euro=107 lekë).

Kjo humbje u rrit me 1.5 herë në raport me humbjen e shënuar në vitin 2021 sipas të dhënave nga bilanci të raportuara nga kompania në Qendrën Kombëtare të Biznesit. Të ardhurat nga aktiviteti dytësor i parë ishin 79 milionë lekë apo rreth 743 mijë euro. Këto të fundit janë rritur me 1.2 herë në raport me vitin paraardhës 2021.

Deri në dhjetor 2022 në aeroport raportoheshin 77 persona të punësuar, një staf me rritje në raport me fundin e vitit 2021 kur raportoheshin 69. Vlera e mbetur e koncesionit më 31 dhjetor 2022 është 1.73 miliardë lekë me rritje në raport me 2021 kur raportohej 1.51 miliardë lekë.

Teksa hapja e një aeroporti të dytë u cilësua shumë i rëndësishëm nga qeveria duke justifikuar kështu koncesionin me kalimin e kohës Kukësi u lakua se do të ishte vetëm një aeroport sezonal.

E në fakt fluturimet që janë kryer shpesh kanë ndalur dhe rifilluar por sigurisht frekuenca e fluturimeve apo numri i operatorëve nuk ka ardhur në rritje duke ngritur pikëpyetje mbi ecurinë afatgjatë të këtij partneriteti publik privat dhe kthimin e tij një aeroport fitimprurës.

Në fund të këtij viti në vend pritet që të vijë një tjetër operator low cost por prania e tij është konfirmuar për Tiranën nga ku do të operojë në disa destinacione.

Koncesioni i aeroportit të Kukësit

Në mars të vitit 2019 Këshilli i Ministrave miratoi kontratën koncesionare për Aeroportin e Kukësit. Procedura e tenderimit u krye në dhjetor të vitit 2018 dhe fitues doli bashkimi i përkohshëm i kompanive Global Technical Mechanics sh.p.k (tashmë zotëron 100% të aksioneve). dhe Bami sh.p.k.

Kohëzgjatja e koncesionit është 35 vite kurse kohëzgjatja e punimeve dhe afati i vënies në punë është 24 muaj. Vlera e rehabilitimit ishte rreth 8 milionë euro. Fluturimet nga aeroporti i Kukësit nisën zyrtarisht në korrik 2021 me disa destinacione ku fillimisht Zvicra dhe më pas nga Londra – raporton Monitor

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
4 Comments
  • spata says:
    September 27, 2023 at 7:32 am

    Dihej qe keshtu dote ndodhte .Meqe u ndertua, ne siuata kercenuese nga Serbija per Kosoven ,le te qendronte si piste per interresa operative e luftarake . Por u gjend nje arsyje fitimprurse per zonen Veriore . I gjithe brezi rinor e cfrytezoje per te emigruar ne Britani e me tej . Pra s’mund te themi se doli me humbje. Shpetuan mirja te rinje e familje qe rronin ne kushtet e nje varferije ekstreme .

    Reply
  • Vlora.Vlora says:
    September 27, 2023 at 7:55 am

    Leket e shqiptareve ,aeroport per 50mije banore ,bemat e Ramutit por gjithnje mund te funksionoje si aeroport ushtarak ,por kur s ke as aviona per cfare,le te beje show rama me belinden

    Reply
  • info analitike says:
    September 27, 2023 at 11:35 am

    U ndoq nje model u deshtuar qe ne fillim e kete jua pata shkruar ne komentet e mia. Tani ka ardhur momenti qe dikush te mbaje pergjegjesi e te shkoje ne burg ashtu si Teri, perndryshe vazhdoni me dithirambet e Bedriut e me citimet “virtuoze” te Viktorit!

    Reply
  • rrena i ka kembet e shkurtera says:
    September 27, 2023 at 11:48 am

    Inaugurimi i aeroportit ne prag zgjedhje ishte me qesharakja – Mberriti avioni nga Frankfurti, thoshin, kur ai ishte nisur nga Rinasi…

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Dalin në shitje tre apartamentet e konfiskuara të kryeministrit të dënuar për korrupsion
  • Krimi dhe “zhvillimi”: Një leksion i aktualitetit shqiptar i shkruar rreth 160 vjet më parë
  • Misteri i korrikut 2006: Komunikimi i fundit në helikopterin ku vdiq Gramoz Pashko, i biri, mjeku dhe tre ushtarakë të lartë
  • Projektligj për të sjellë bitcoin të krimit nga Belgjika
  • Ndërron jetë senatori amerikan Lindsey Graham, aleati i ngushtë i Donald Trump

Komentet e Fundit

  1. Datmir on Të paktën ju Adriatik Lapaj, Arlind Qori mbajeni vath në vesh konstatimin e Kadaresë!
  2. 1thundrak on Protesta që sfidoi tubimet partiake, roli i shtresës së mesme dhe personave me ‘karrierë të konsoliduar’
  3. Sarkazma on ​“Nuk mund të flasim për historinë pa folur për Shqipërinë sot”, Dua Lipa kritika të forta ndryshimit të ligjit për zonat e mbrojtura
  4. Dashi on Cinizëm me “5 yje”
  5. Edi Rama ky degradues i shtetit ne nje WC publike on Protesta që sfidoi tubimet partiake, roli i shtresës së mesme dhe personave me ‘karrierë të konsoliduar’

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?