Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ajay Banga zgjidhet president i Bankës Botërore për 5 vitet e ardhshme
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Ajay Banga zgjidhet president i Bankës Botërore për 5 vitet e ardhshme
BoteKryesore

Ajay Banga zgjidhet president i Bankës Botërore për 5 vitet e ardhshme

Published: May 4, 2023
Shpërndaje

Ajay Banga do të jetë presidenti i ri i Bankës Botërore për një mandat pesë vjeçar. Bordi i guvernatorëve të Bankës Botërore zgjodhi të mërkurën ish-drejtorin ekzekutiv të Mastercard Ajay Banga për një mandat pesë-vjeçar si president, duke sjellë një ekspert financash dhe zhvillimi me origjinë indiane për të rinovuar politikat e institucionit mbi ndryshimet klimatike dhe krizat e tjera globale.

Banga, 63 vjeç, u propozua për këtë post nga Presidenti i SHBA Joe Biden në fund të shkurtit dhe ishte pretenduesi i vetëm për të zëvendësuar shefin në largim të Bankës Botërore, David Malpass, një ekonomist dhe ish-zyrtar i Thesarit të SHBA-së, i cili shërbeu në administratën Trump. Ai fillon punën e re më 2 qershor.

Zgjedhjet erdhën pasi anëtarët e bordit të Bankës Botërore intervistuan Bangan për katër orë të hënën. Dita e fundit e Malpass në bankë do të jetë 1 qershori. 24 anëtarë të Bordit votuan pro ndërsa vetëm Rusia abstenoi.

- Publicitet -

Biden e përgëzoi Bangan për zgjedhjen e tij për të drejtuar Bankën Botërore, të cilën ai e përshkroi si një nga institucionet më të rëndësihme të njerëzimit për të ulur varfërinë dhe për të zgjeruar prosperitetin në mbarë globin.

“Ajay Banga do të jetë një lider transformues, duke sjellë ekspertizë, përvojë dhe inovacion në pozicionin e Presidentit të Bankës Botërore”, tha Biden. “Ai do të ndihmojë në drejtimin e institucionit ndërsa ai evoluon dhe zgjerohet për të adresuar sfidat globale që ndikojnë drejtpërdrejt në misionin e tij kryesor të reduktimit të varfërisë përfshirë ndryshimin e klimës.”

Sekretarja e Thesarit, Janet Yellen tha se Banga solli aftësitë e duhura drejtuese dhe menaxhuese në punë dhe do të luante një rol thelbësor në shtyrjen përpara të reformave shtesë, duke përfshirë krijimin e partneriteteve midis sektorit publik dhe privat dhe grupeve jofitimprurëse.

o.j/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • 69 mijë euro në Milano? A ka bërë operacion plastik në fytyrë Belinda Balluku
  • Raporti dhe një BE si nuk ka qenë
  • Roli i lolos së oborrit
  • Kurti, editorial në gazetën e Kievit, thirrje Zelenskit të njohë Kosovën
  • Kur blerësi bëhet edhe rregullator: Rreziqet e projektligjit për shoqërinë shtetërore të barnave

Komentet e Fundit

  1. Besa on VIDEO: Lara Colturi shkruan histori, fiton garën e parë të Kupës së Botës në ski për Shqipërinë
  2. REKETUESIT on VIDEO: Njoftohet krijimi i LSK, çfarë ndodhi mes tyre dhe Ramës te shkallët pas Asamblesë
  3. nje shqiptar on VIDEO: Njoftohet krijimi i LSK, çfarë ndodhi mes tyre dhe Ramës te shkallët pas Asamblesë
  4. 666 on VIDEO: Njoftohet krijimi i LSK, çfarë ndodhi mes tyre dhe Ramës te shkallët pas Asamblesë
  5. E verteta on VIDEO: Lara Colturi shkruan histori, fiton garën e parë të Kupës së Botës në ski për Shqipërinë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?