Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: AKP-ja rimerr disa asete në Mal të Zi
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > AKP-ja rimerr disa asete në Mal të Zi
AktualitetBote

AKP-ja rimerr disa asete në Mal të Zi

Published: November 30, 2023
Shpërndaje

Agjensia Kosovare e Privatizimit (AKP) tha se ka arritur të kthejë tetë asete në Mal të Zi të një ndërmarrjeje nga Kosova. Sipas një njoftimi, AKP-ja tha se fitoi rastin gjyqësor, në shkallë të dytë, për asetet në Mal të Zi të KBI Kosova Export, Industria e Mishit nga Fushë Kosova.

Në fillim të këtij viti, AKP-ja kishte thënë se e kishte kuptuar që tetë asete të kësaj ndërmarrjeje ishin shitur nga Agjencia për Likuidimin e Personave Juridikë Privatë të Serbisë dhe ishin regjistruar në emër të personave fizikë në Drejtorinë për Kadastër në kryeqytetin e Malit të Zi, Pogdoricë.

“Më 29 nëntor 2023, AKP-ja ka pranuar aktvendimin e shkallës së dytë administrative në Podgoricë, me të cilin është aprovuar ankesa e AKP-së, duke anuluar aktvendimin e Drejtorisë për Kadastër në Podgoricë, me të cilin këto asete ishin regjistruar në emër të personave fizikë në Podgoricë, pasi që ishin shitur nga Agjencia për Likuidimin e Personave Juridikë Privatë të Republikës së Serbisë në mënyrë të paligjshme”, u tha në njoftim.

- Publicitet -

Pronat e KBI Kosova Export, Industria e Mishit ndodhen në Podgoricë, Tivar dhe Budvë. Më herët gjatë nëntorit, AKP-ja i ka thënë Radios Evropa e Lirë se pas vitit 1999, pronat e kësaj ndërmarrjeje ishin përvetësuar ilegalisht nga kompania “Klanica” në Kralevë, të cilat më pas ishin shitur.

KBI Kosova Export, Industria e Mishit ka gati 1.000 metra katrorë hapësira biznesi në lokacione prestigjioze në Mal të Zi. Në qendër të Podgoricës janë shtatë të tilla me një sipërfaqe totale prej 700 metrash katrorë prej të cilave 500 janë në katet përdhes të objekteve të banimit dhe 200 në bodrumet e tyre.

Në qendër të Budvës është një hapësirë prej 60 metrash katrorë, ndërsa në Tivar prej 137 metrash katrorë, plus 47 metra katrorë bodrum.

Përveç pronave të kësaj ndërmarrjeje, sipas autoriteteve në Kosovë, shteti ka mbi 160 prona në shtetet fqinje përfshirë në Serbi, Mal të Zi, Bosnje e Hercegovinë, Maqedoni të Veriut, Kroaci dhe Slloveni, të cilat ishin formuar pas shpërbërjes së Jugosllavisë.

Shumica e këtyre pronave janë në Serbi dhe AKP-ja ka kërkuar nga shtetet fqinje që të ndalojnë ndryshimin e pronësive të këtyre pronave dhe ka thënë se ato janë përvetësuar paligjshëm. APK-ja menaxhon të gjitha ish-ndërmarrjet shoqërore të Kosovës dhe pretendon se është pronarja e vetme e atyre pronave.

 

p.c. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Franca konfirmon rastin e parë të Ebolës, mjeku i infektuar në Kongo futet në izolim
  • Cristiano Ronaldo vendos një tjetër rekord historik në Kupën e Botës
  • Kryebashkiakët e rretheve “punojnë” nga Tirana, Rama: Po flas për të zgjedhurit e PS në aksin Tiranë-Korçë
  • Meta dhe Kryemadhi përplasen në seancë: Nuk e duroj dot më, edhe babai im të çohet nga varri…
  • Macja Larry, ‘zyrtarja’ më jetëgjatë e Britanisë: ka ‘përcjellë’ 6 kryeministra

Komentet e Fundit

  1. @labi on I quajti ‘hordhi pushtuese’, retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse
  2. demo on Mosbesimi dhe teoritë e komplotit
  3. Anonymous on DY PËRGJIGJE: A ka bërë Dritan Goxhaj deklarata pro regjimit iranian dhe a është Dritani dëshmitar kundër Thaçit në Hagë
  4. Patriot on DY PËRGJIGJE: A ka bërë Dritan Goxhaj deklarata pro regjimit iranian dhe a është Dritani dëshmitar kundër Thaçit në Hagë
  5. Leksi on DY PËRGJIGJE: A ka bërë Dritan Goxhaj deklarata pro regjimit iranian dhe a është Dritani dëshmitar kundër Thaçit në Hagë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?