Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm (24 gusht) në aksin Sarandë-Ksamil, ndërsa raportohet për dy persona të vdekur.
Sipas informacioneve, në aksident janë përfshirë një motoçikletë dhe një automjet, ndërsa viktimat janë dy turistë italianë.
Gritto Domenico dhe Vicenzo Tizziano janë dy italianët që ndërruan jetë në aksin rrugor Sarandë-Ksamil pasi motoçikleta me të cilin udhëtonin u përplas me një automjet tip ‘Mercedes Benz’.
Po ashtu raportohet se ka edhe dy persona të plagosurit, shtetasit M. R vjeç dhe E. Rr. 17 vjeç, te dy nga Saranda.
Në vendngjarje kanë mbërritur policia dhe ambulanca për të dhënë ndihmën e parë dhe për të zbuluar shkaqet e aksidentit.
Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 03:00 në vendin e quajtur “Hidrovor”. Përplasja rezultoi fatale për turistët italianë ndërsa dy të rinjtë, 16 dhe 17 vjeç u dërguan në spital për ndihmë mjekësore.
Njoftimi i Policisë:
Rreth orës 03:00 të datës 24.08.2023, në aksin rrugor Sarandë-Ksamil, në vendin e quajtur “Hidrovor”, automjeti tip “Mercedes Benz”, me drejtues shtetasin E. R., 17 vjeç, është përplasur me një motomjet tip “Honda”.
Si pasojë e përplasjes kanë humbur jetën shtetasi italian D. G., 24 vjeç dhe një shtetas tjetër, ende i paidentifikuar, që udhëtonin me motomjetin tip “Honda”.
Drejtuesi i automjetit, shtetasi E. R. është dërguar në spital, bashkë me shtetasin M. R., pasagjer në automjet.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
j.l./ dita
