Nga Orgen Peci
Nga Himarë në 2012, ku një autobus me studentë ra në greminë dhe la pas 13 jetë të humbura, te Durrës sot, ku fëmijë u goditën në trotuar, rruga shqiptare ka një kronologji dhimbjeje që përsëritet.
Çdo vit, një aksident i madh na detyron të ndalojmë. Të shohim. Të reagojmë. Të premtojmë se “kjo nuk duhet të ndodhë më”. Pastaj koha kalon, emocionet zbehen dhe ne kthehemi në normalitetin tonë të rrezikshëm.
Aksidentet tona nuk jan ngjarje të papritura. Janë një model që përsëritet.
Në Qafë Thanë, në Fushë-Krujë, në Elbasan, në Vlorë – lista ndryshon, por shkaqet mbeten të njëjta. Shpejtësia. Alkooli. Infrastruktura e pasigurt. Mungesa e kontrollit real. Mbi të gjitha, një raport i deformuar me ligjin.
Ne kemi forcuar ligjet. Kemi rritur gjobat. Kemi shtuar kontrollet. Pse nuk po ndryshon rezultati? Sepse ligji, jo vetëm ai rrugor, nuk përjetohet si kufi i pakalueshëm. Përjetohet si diçka që mund të shmanget apo të zbutet nga paraja.
Policia nuk perceptohet si prani parandaluese, por si prani ndëshkuese me objektiv financiar, me kuota për të mbushur bllokun.
Siguria rrugore nuk ndërtohet vetëm me gjoba. Ndaj tragjedia në Durrës nuk është e izoluar. Eshtë hallka e radhës në një zinxhir që ne nuk po arrijmë ta këpusim.
Ne reagojmë çdo herë. Indinjohemi. Kërkojmë masa. Kërkojmë përgjegjësi. Por nuk ndryshojmë mënyrën si e shohim ligjin dhe rolin tonë ndaj tij.
Kështu, kronologjia vazhdon.

Gazetat dhe TV kane pergjegjesi gjitashtu sepse nuk edukojne per mire sepse nuk japin pse ndodhi perplasja: nuk kishin vu rrypat e sigurimit, parakaluan gabimisht, ecen me shpejtesi teper te madhe, ngane makine pa kujdes ose te pire.
gazeta dhe TV eshte ramazoni ne ate vemd, vetem ai eshte ekspert dhe jep zgjidhje, nje pasha arumuno-jevg kemi! Gezuar ramazon
Shoqeria shqiptare karakerizohet nga nje egoizem dhe egocentrizem i pashoq. Nuk jemi te afte te konceptojme se jemi pjese e shoqerise e cdo veprim i yni ndikon per mire a per keq ate. Shikoni psh qe nga menyra se si njerezit ecin rruges, sa prej tyre te hapin rruge apo sa ta zene edhe pse ne veshtiresi. Pa folur pastaj si ngasin makinat e si sillen neper pallate apo hapesira te perbashketa. Gjithe ajo velloja e hipokrizise e ndertuar neper media, rrjete sociale bie ne marredheniet shoqerore me njeri tjetrin a ne bashkesi. Shembullin me te mire ketu ee keni duke lexuar komentet se si qasen e se si nuk jane ne gjendje te ndertojne nje pozicion a pikepamje te argumentuar pa rene ne sharje, fyerje apo banalitete, pasqyre e nje shoqerie ende vite drite larg nga civilizimi.