Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Aksidenti ku humbi jetën 7-vjeçari, Prokuroria kërkon “arrest në burg” për Petri Bozon
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Aksidenti ku humbi jetën 7-vjeçari, Prokuroria kërkon “arrest në burg” për Petri Bozon
AktualitetKronike

Aksidenti ku humbi jetën 7-vjeçari, Prokuroria kërkon “arrest në burg” për Petri Bozon

Published: May 28, 2026
Shpërndaje

Në përfundim të shqyrtimit gjyqësor lidhur me kërkesën e paraqitur nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, është duke u zhvilluar me dyer të mbyllura sot paradite seanca për vlerësimin e ligjshmërisë së ndalimit dhe caktimin e masës së sigurimit ndaj shtetasit Petri Bozo, i cili është nën hetim për aksidentin tragjik me pasojë vdekjen e 7-vjeçarit E.S., ngjarje e ndodhur në fshatin Mengël të Elbasanit.

Në seancën gjyqësore bën me dije gazetari Fatmir Popja, Prokuroria është përfaqësuar nga prokurori Adnand Hoxha, i cili ka paraqitur para gjykatës kërkesën për vleftësimin si të ligjshëm të ndalimit të personit nën hetim, si edhe caktimin ndaj tij të masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, bazuar në nenin 238 të Kodit të Procedurës Penale.

Sipas organit të akuzës, ndaj Petri Bozos ekzistojnë dyshime të arsyeshme për përfshirjen në aksidentin fatal që tronditi opinionin publik në Elbasan, ku humbi jetën një fëmijë vetëm 7 vjeç. Ngjarja solli reagime të shumta të komunitetit elbasanas dhe jo vetëm dhe ka rikthyer vëmendjen mbi mungesën e sigurisë rrugore në zonën e Mengelit të Elbasanit si dhe respektimin .

- Publicitet -

Gjatë seancës janë paraqitur argumentet e palëve, ndërsa gjykata po shqyrton provat dhe rrethanat paraprake të çështjes për të vendosur mbi kërkesën e Prokurorisë.

Në përfundim të seancës së sotme pritet që Gjykata të shpallë vendimin për masën e sigurimit ndaj personit nën hetim Petri Bozo, duke përcaktuar nëse do të pranohet kërkesa e Prokurorisë për “Arrest në burg” apo do të vendoset një masë tjetër sigurimi.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Përpjekja për ta shtypur protestën e ka shtuar zemërimin
  • Kush është 28 vjeçari që u plagos rëndë në sy gjatë protestës së sotme
  • VIDEO: Efektivi i policisë merr zjarr gjatë protestës (Pamje të rënda)
  • VIDEO: Pamje të rënda, momenti kur vajza rrëzohet në tokë nga uji me presion, plagoset në kokë
  • Nesër rikthehet ora dimërore, akrepat do të zhvendosen 60 minuta pas

Komentet e Fundit

  1. Roza on Një prej tyre…
  2. Vlora 97 on Një prej tyre…
  3. Shurrel thonjpapreri on Një prej tyre…
  4. Vali on Një prej tyre…
  5. Gani USA on Një prej tyre…

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?