Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Levan Tepelenë. Të paktën tre makina janë përfshirë në përplasje ndërkohë që më e dëmtuara ka qenë një makinë tip Benz. Çifti që udhëtonte me këtë makinë është nxjerrë jashtë nga udhëtarët e tjerë.
Megjithëse monitorohet vazhdimisht, ky aks bëhet shpesh vend aksidentesh.
Aksidentet në Shqipëri mbeten një emergjencë kombëtare. Edhe pse në shumicën e rasteve fajtori kryesor mbetet faktori njeri, realiteti në rrugët shqiptare është më kompleks dhe lidhet me një zinxhir problemesh.
As gjobat pa fund, as ndryshimet në Kodin Rrugor nuk mjaftojnë nëse nuk shoqërohen me edukim të hershëm. Ndërgjegjësimi i çdo qytetari se timoni në dorë nuk është mjet luksi apo force, por një përgjegjësi e drejtpërdrejtë për jetën, nuk arrihet me gjoba që mbushin arkën e shtetit i cili mburret me cinizëm me numrin e tyre.
d.a. / dita
