Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Aksidenti tek TEG, drejtori i ARRSH: Barrierat e sigurisë, mbi normën e kërkuar
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Aksidenti tek TEG, drejtori i ARRSH: Barrierat e sigurisë, mbi normën e kërkuar
Aktualitet

Aksidenti tek TEG, drejtori i ARRSH: Barrierat e sigurisë, mbi normën e kërkuar

Published: March 16, 2023
Shpërndaje

Drejtori i ARRSH-së Evis Berberi, i pyetur për aksidentin tragjik tek rrethrrotullimi i TEG-ut tha se barrierat e sigurisë në atë rrethrrotullim ishin mbi normën e kërkuar. Sipas tij, shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e madhe e automjetit.

Kreu i ARRSH-së, tha se, nëse këndi i goditjes në barrierë është më i madh se 40 gradë, barriera e humbet fleksibilitetin e saj dhe nuk e kthen dot automjetin brenda rrugës.

“Fatmirësisht në atë moment në atë rrethrrotullim, kushdo mund të shkojë ta vërtetojë, barrierat e sigurisë janë mbi normën e kërkuar. Pra, nëse në projekte, në normat e kërkuara të qarkullimit rrugor dhe kodit rrugor, barrierat rrugore ishin një kategori më poshtë, ne i kemi vendosur një kategori akoma më të lartë se ç’ishte parashikuar. Por, barrierat rrugore kanë një parim”, tha drejtuesi i Autoritetit Rrugor Shqiptar.

- Publicitet -

Beriberi tha se kjo llogaritet për shkak të shpejtësisë së lëvizjes, forcës së energjisë kinetike që do të transformohet në energji statike, që do të mbaje kjo barrierë. Sipas tij, kjo përkthehet në një kategori, kemi kategori H2, H3, H4.

“Barrierat aty janë H4, pra që është më e larta e mundshme, edhe pse jemi në një qytet me lëvizshmëri shumë më të vogël, duke qenë se është mbikalim kemi vendosur standardin e një ure me një shpejtësi lëvizje shumë më të madhe. Barriera rrugore ka një problem, nuk është llogaritur asnjëherë që ti do shkosh në barrierat rrugore, do ngulesh drejtpërdrejtë 90 gradë dhe barriera rrugore do të të mbajë. Barriera rrugore është bërë e tillë që të të kthejë brenda në rrugë.

Pra ka një kënd goditje të caktuar, nëse është një kënd më i madh sesa diku më duket 40 gradë, këndi i goditjes. Automatikisht fillon dhe humbet fleksibilitetin e vet, sepse pritet. Ti ke shkuar me 150 km/h, edhe po të kishim vendosur një mur ne atje do të ishte shtypur makina.

Prandaj ne vendosim barrierat mbrojtëse. Të gjitha makinat e para viteve ’80 nuk deformoheshin, dhe dëmtimet i merrnin gjithmonë pasagjerët, atëherë ndodhi e njëjta gjë me barrierat, janë parashikuar që të godasësh, ato të deformohen dhe ti të kthehesh brenda për shkak të elasticitetit që kanë. Nuk ka barrierë rrugore që të mban me atë shpejtësi”, tha kreu i ARRSH-së.

m.b./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • BE nën presion për anëtarët e rinj, Rama për Financial Times: Shqipëria ndodhet në momentin më të mirë
  • Shkenctarët përdorin AI për të krijuar 16 viruse të reja, ja për çfarë bëhet fjalë
  • PDK-ja e refuzon sërish Kurtin, i kërkon konstituimin e Kuvendit
  • “Jam e persekutuar politike nga Erdogan”, lihet në burg 32-vjeçarja turke që u arrestua në Rinas
  • Nënë e bir me origjinë shqiptare aksidentohen për vdekje në Greqi, ishin duke shkuar në punë

Komentet e Fundit

  1. Patriot on Akuzohet se ka fshehur origjinën e Covid, Senati shpall Faucin fajtor për shpërfillje të Kongresit
  2. !!? on “Lajmi ra si bombë”, kryebashkiaku socialist kundër PS për bashkimin e Divjakës me Lushnjen
  3. ¿? on Ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare arrestohet në Francë për shpërndarje kokaine
  4. Emonomisti on Një simptomë e skemës së PPP-ve, me kosto të tjera të larta financiare për taksapaguesit
  5. Dashi on Boshllëku i Lirisë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?