Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Aksidenti tragjik me dy fëmijë të vdekur, Policia: Shoferi problematik, i ishte hequr patenta dy herë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Aksidenti tragjik me dy fëmijë të vdekur, Policia: Shoferi problematik, i ishte hequr patenta dy herë
AktualitetKronike

Aksidenti tragjik me dy fëmijë të vdekur, Policia: Shoferi problematik, i ishte hequr patenta dy herë

Published: May 4, 2026
Shpërndaje

Aksidenti tragjik ditën e djeshme në Durrës që përfundoi me vrasjen e dy të miturve është zbardhur. Mësohet se autori i aksidentit Nikoll Radaçi në gjendje të dehur ka humbur kontrollin e mjetit nga shpejtësia dhe ka përplasur të miturit që po luanin me top.

Nga përplasja e rëndë dy të mitur të moshave 10 dhe 12 vjeç kanë humbur jetën menjëherë. Ndërsa një i mitur i tretë i moshës 8 vjeç ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës në Tiranë. Pas aksidentit, drejtuesi i automjetit është larguar nga vendi i ngjarjes, duke pretenduar se kishte frikë nga reagimi i qytetarëve.

Ndërkohë që nga testet e alkoolit është zbuluar se 57-vjeçari drejtonte mjetin në gjendje të dehur, me nivel 0.73 mg/l. Kjo nuk është hera e parë që 57-vjeçari ecte në gjendje të dehur në makinë dhe me shpejtësi. Më parë atij i është pezulluar dy herë patenta në vitin 2020 dhe 2022.

- Publicitet -

Njoftimi i Policisë:

Durrës/Informacion përfundimtar për aksidentin rrugor shumë të rëndë të ndodhur më datë 03.05.2026, rreth orës 14:10, në rrugën “Ohri”, lagjja nr. 15, në qytetin e Durrësit. Oficerët e Policisë Gjyqësore, në drejtimin e Prokurorisë, në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera në vendin e ngjarjes dhe me drejtuesin e automjetit që shkaktoi aksidentin, arrestuan në flagrancë shtetasin N. R., 57 vjeç, banues në lagjen nr. 15, Durrës. Nga tërësia e veprimeve hetimore rezultoi se shtetasi N. R., duke drejtuar automjetin tip “Mercedes-Benz ML”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga duke goditur tre fëmijë të moshave 8, 10 dhe 12 vjeç.

Si pasojë e aksidentit, kanë humbur jetën shtetasit e mitur E. M., 12 vjeç, dhe K. N., 10 vjeç. Ndërsa i mituri tjetër, 8 vjeç, pasi mori ndihmën e parë mjekësore në Spitalin Rajonal Durrës, u transportua për mjekim të specializuar në Spitalin e Traumës, Tiranë. Drejtuesi i automjetit, pas aksidentit, është larguar nga vendi i ngjarjes, me pretendimin se kishte frikë nga reagimi i qytetarëve, por është konstatuar nga patrulla e Policisë, e cila e ka shoqëruar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës. Nga kryerja e testit të alkoolit rezultoi se shtetasi N. R. e drejtonte automjetin, në gjendje të dehur: testi i parë 0.73 mg/l dhe testi i dytë 0.70 mg/l. Gjithashtu, i është marrë edhe kampion gjaku për ekzaminim toksikologjik.

Nga veprimet e para hetimore, dyshohet se shkak i aksidentit është humbja e kontrollit mbi automjetin, si pasojë e drejtimit të tij, në gjendje të dehur. Gjithashtu, nga verifikimet e historikut të drejtuesit të automjetit rezulton se ky shtetas është ndëshkuar më parë për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, konkretisht për parakalim të gabuar, në vitin 2020, dhe për tejkalim të shpejtësisë, dy herë, me pezullim të lejes së drejtimit nga 1 muaj, në vitin 2022.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen e dy personave, “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt” (në gjendje të dehur) dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”. Policia e Shtetit iu shpreh familjarëve të të miturve që humbën jetën, ngushëllimet më të ndjera, dhe i uron vogëlushit 8-vjeçar, shërim sa më të shpejtë. Gjithashtu, fton qytetarët që të bashkëpunojnë me Policinë, për të parandaluar aksidentet rrugore, duke evidentuar dhe ndëshkuar shkelësit e rregullave që sjellin pasoja të rënda për jetën dhe shëndetin e qytetarëve.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
6 Comments
  • Ana says:
    May 4, 2026 at 8:39 am

    Ne nje vend qe drejtuesi i shtetit,i opozites dhe deputetet shkelin hapur ligjin dhe sulmojne drejtesine per te mbrojtur paligjshmerite e tyre, atehere mesazhi qe i dergojne shoqerise eshte i rrezikshem,sepse ne nje shoqeri qe mungojne rregullat dhe ligji nuk respektohet te gjitha lejohen dhe rezultatet vrastare i shohim ne cdo aspekt te jetes sone.Dhe sic ndodh gjithnje ne situata anormale ata qe preken me shume jane shtresat me te dobeta te shoqerise si femijet dhe te moshuarit.

    Reply
    • BE says:
      May 4, 2026 at 9:48 am

      Ja ke futur kot o Ana . Rregulla e ligje ka sa të duash, njëlloj si gjithë bota, por si kudo edhe në Shqipëri, ka idiotë e mëndje pjerdhur, rrugaçë e vagabondë, prandaj ndodhin aksidente . Këtu nuk hyn as shteti , as policia, as ligji, por vetë rrugaçi e zagari që nuk zbaton rregullat . Në Evropë e botë, çdo minutë ndodh një aksident me vdekje .

      Reply
  • Flamur Struga says:
    May 4, 2026 at 10:31 am

    Ngushellime prinderve dhe te gjithe familjareve per kete tragjedi te madhe .Ua vrau engjejt duke u rritur ,pa e pare lumturine e jetes ,ua dogji zemrat prinderve,me keq per nje mama babi ,gjyshet ,gjysherit..Si gjithmone vleresohet jeta,biografia ,rrethanat dhe gishti do drejtohet tek ligji ,tek ata qe nuk e zbatojne ate dhe ja pasojat.Kur shteti nuk ka kuadro per te zbatuar ligjin,kur shteti nuk mban llogari per popullin ku dhe si e kalon jeten,me cfare veprimtarie mirret,cfare te mira materiale ka,cfare kuadro pregadit,a jane shkollat ,fakultetet,uzinat,minierat,fushat nga e cila ushqehen…jo tek rakija qe te con drejt nje krimi kaq te rende…Per familjaret ngushellimet e mija,per kriminelin le te xbatohet ligji por edhe per qeveritatet te zbatohet ligji se cfare njeriu po krijon- kafshe ,qe shteti eshte = po kriminel sa vet ky bishe..Shpirti ne parajse o engjuj qe nuk do ti gezoni prinderit..

    Reply
  • Shqiptar says:
    May 4, 2026 at 12:42 pm

    Ky plera te mos dale me nga burgu.

    Reply
  • Xha jaho says:
    May 4, 2026 at 12:45 pm

    Shoferi pi per qejfin e tij dhe vret njerez.
    Celsat ne det.

    Reply
  • Aldrin says:
    May 4, 2026 at 12:50 pm

    Problemi i shtetit tone eshte se si shoferi jane policet
    Njeri me lango nga tjetri
    Burra qiptare, jo shaka.
    Shikoni copen e kellires, shikojeni nga syte
    Ky eshte llumi i Ballkanit me te cilin ne Krenohemi qe jemi Shqiptare
    Ndaj nuk ecen Shteti o Migena
    SEpse qiptari eshte llum dhe plere
    Ndaj eshte Shtet plere, se eshte shtet plerash.
    Dhe keto monologet e tua, as merren vesh, dhe as kuptohen.
    Kot domthene, sa per te shkruar nje fjale

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Çfarë pritet t’i ndodhë ekonomisë shqiptare nëse lufta kundër drogës dhe pastrimit të parave do shkojë më tej
  • Takimet në ishullin e famshëm kanë hedhur dritë mbi një nga dyshimet më të forta të hetimit
  • Nga Sazani në Australi: Perandoria miliardere e familjes Trump ndesh në revoltë qytetare
  • Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  • Takimet në Aruba dhe Monako, vetëdorëzohet në polici Erjon Rama, i akuzuar si pjesë e grupit të Artur Shehut

Komentet e Fundit

  1. K R on Leksione morali me Aruba në sfond
  2. K R on Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  3. Ana on Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  4. K R on Taksixhiu dhe Agjentët Grekë
  5. Një vlonjat pa parti në Londër on Taksixhiu dhe Agjentët Grekë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?