Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Aksidenti tragjik në Librazhd, a u vra 42-vjeçari nga neglizhenca e ARRSH-së?
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Aksidenti tragjik në Librazhd, a u vra 42-vjeçari nga neglizhenca e ARRSH-së?
AktualitetKronike

Aksidenti tragjik në Librazhd, a u vra 42-vjeçari nga neglizhenca e ARRSH-së?

Published: July 4, 2026
Shpërndaje

Në aksin Hotolisht–Librazhd është regjistruar një ngjarje e rëndë, ku një 42-vjeçar humbi jetën pasi një masiv shkëmbor u shkëput nga segmenti rrugor në ndërtim dhe ra mbi automjetin e tij.

Një rrugë që duhej të garantonte siguri minimale për qarkullimin është kthyer në një rrezik fatal për jetën e qytetarëve.

Kjo tragjedi nuk erdhi papritur.

- Publicitet -

Prej muajsh janë raportuar dhe publikuar denoncime të përsëritura nga qytetarët për rënien e gurëve në këtë aks dhe për gjendjen e rrezikshme të kantierit.

Paralajmërimet kanë qenë të qarta, të dokumentuara dhe të vazhdueshme.

Megjithatë, pavarësisht këtyre këmbanave, institucionet përgjegjëse, përfshirë Autoritetin Rrugor Shqiptar (ARRSH) dhe strukturat mbikëqyrëse të punimeve, nuk kanë ndërmarrë masa efektive për sigurimin e segmentit.

As masa mbrojtëse serioze, as ndërprerje të përkohshme të qarkullimit në zonat e rrezikut, as ndërhyrje parandaluese që do të kishin shmangur një humbje jete.

Në vend të reagimit të menjëhershëm, rreziku është trajtuar si dytësor, deri në momentin kur u kthye në fatalitet.

Sot, pasojat janë të pakthyeshme: një 42-vjeçar ka humbur jetën dhe një familje është shkatërruar.

Kur një rrezik publikohet në mënyrë të përsëritur dhe injorohet nga institucionet përgjegjëse, çështja nuk mund të mbyllet si një “aksident”.

Ajo kërkon hetim të plotë dhe transparent mbi mënyrën si është menaxhuar kantieri, mbi mungesën e masave të sigurisë dhe mbi çdo nivel përgjegjësie institucionale.

Një rrugë në ndërtim nuk mund të kthehet në kurth vdekjeje.

Dhe një shtet që nuk reagon ndaj paralajmërimeve, mban përgjegjësi për pasojat. / JOQ

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Ushqimet rëndojnë xhepin e shqiptarëve, gati 3-fishi i BE-së
  • Trump telefonatë me Putin për Ukrainën, Kremlini: Biseda ishte konstruktive
  • PISA 2025: Shqipëria përmirësohet në matematikë dhe shkencë, por rezultatet kanë kufizime
  • Vrasësi i heshtur i Ballkanit Perëndimor: Çfarë tregon rasti i Kosovës
  • VIDEO: Shpërthen depozita e karburantit te ‘Brryli’, plagosen tre punonjës, shembet godina pranë saj

Komentet e Fundit

  1. demo on Rreth 800 metra gjatësi dhe 59 dhoma: Nën kalldrëmet e pazarit të Gjirokastrës, një nga sekretet më të mëdha të komunizmit
  2. Shqiptari on Rreth 800 metra gjatësi dhe 59 dhoma: Nën kalldrëmet e pazarit të Gjirokastrës, një nga sekretet më të mëdha të komunizmit
  3. Dashi on Shqipëria “dënon” Serbinë një ditë me vonesë, për nderimet shtetërore ndaj “Kasapit të Bosnjes”
  4. prehistoriku on Protesta pas 100 ditësh
  5. E on Si funksionon modeli i denoncuar nga ish-zëvendësi i Ramës

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?