Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Aksidentohet makina e eskortës së gjyqtares që dha masën e arrestit të Berishës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Aksidentohet makina e eskortës së gjyqtares që dha masën e arrestit të Berishës
KronikeLajmi i fundit

Aksidentohet makina e eskortës së gjyqtares që dha masën e arrestit të Berishës

Published: December 23, 2023
Shpërndaje

Makina që u përfshi në aksident mbrëmjen e djeshme në zonën e Selitës në Tiranë, po eskortonte familjen e gjyqtares së Gjykatës së Posaçme Antikorrupsion, Irena Gjoka.

Më 26 dhjetor gjyqtarja Gjoka caktoi seancën për shqyrtimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme për të zëvendësuar masën e sigurisë ndaj ish kryeministrit Sali Berisha i akuzuar për korrupsion pasiv në bashkëpunim, në aferën e privatizimit të ish-kompleksit sportiv Partizani.

Kërkesa erdhi pasi Kuvendi autorizoi një ditë më parë SPAK për arrestin e Berishës, pasi refuzoi disa herë të zbatonte masën e mëparshme “detyrim paraqitje” para oficeres gjyqësore.

- Publicitet -

Mbrëmjen e djeshme, makina e Gardës së Republikës ku ndodhej familja e kryegjyqtares, e cila po ruhet me masa shtesë, pas vendimit që Gjoka dha më 20 tetor 2023 për ish-kryeministrin Sali Berisha, u përplas nga një makinë policie.

Në dëshminë e dhënë, polici është shprehur se teksa po drejtonte makinën humbi kontrollin për shkak të shiut, duke ia lënë fajin “rrugës”. Paraprakisht, dyshohet se efektivi, që është prezantuar si polic nga Elbasani, po udhëtonte me shpejtësi tej normave të lejuara.

Megjithatë, për këtë ngjarje kanë nisur hetimet dhe po kryhen verifikime urgjente nga SHISH dhe Garda.

Në njoftimin që policia e Tiranës shpërndau rreth orës 21:50 nuk jepej shumë detaje por informohej se një automjet është përplasur me makinën e policisë dhe si pasojë efektivi ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga. Fatmirësisht nuk ka pasur persona të plagosur, por vetëm dëme materiale.

“Më datë 22.12.2023, në Selitë, janë përplasur (vetëm me dëme materiale) automjeti me drejtues shtetasin A. D., me automjetin e policisë, me drejtues shtetasin I. H. Si pasojë shtetasi I. H., ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe ka dalë nga rruga”, njofton policia e Tiranës.

Prej ditësh Garda e Republikës kishte shtuar truprojat për ruajtjen e gjyqtares Irena Gjoka e cila vijoi të përballej me sulme verbale të njëpasnjëshme nga Sali Berisha që pas vendimit të datës 20 tetor 2023 kur firmosi masën e arrestit ‘detyrim me paraqitje’ dhe ndalim të udhëtimit jashtë për vetë Berishën si dhe masën e arrestit me burg për Jamabër Malltezin. Të dy akuzohen për korrupsion pasiv në aferën e privatizimit të ish-kompleksit sportiv Partizani që pasoi me ndërtimin e 19 kullave dhe një fitim prej 5.4 milionë eurosh prej dhëndrit të ish kryeministrit Berisha.

Si drejtuese e gjykatës së posaçme, Gjoka kishte pasur deri katër truproja, ndërkohë që ky numër i ishte shtuar në gjashtë pas sulmeve verbale dhe shantazheve publiike që Berisha përcillte drejtuar gjyqtares në deklaratat e tij live nëpër konferenca për median apo dhe në takimet e tij politike me deputetët e Rithemelimit apo militantë.

 

p.c. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: Fytyrat e ministrave dhe deputetëve gjatë fjalimit të Ramës flasin më shumë se vetë fjalimi
  • MESAZH KRYEMINISTRIT
  • Protesta, Rama e heq Albin Kurtin nga lista e “armiqve të jashtëm”
  • ​Propaganda e dëshpëruar po sulmon edhe djersën e emigrantëve shqiptarë në Greqi
  • MEPJ dënon heqjen e flamurit të ambasadës së Izraelit: Akt i turpshëm dhe i papranueshëm

Komentet e Fundit

  1. ¿? on VIDEO: Fytyrat e ministrave dhe deputetëve gjatë fjalimit të Ramës flasin më shumë se vetë fjalimi
  2. xxx on ​Propaganda e dëshpëruar po sulmon edhe djersën e emigrantëve shqiptarë në Greqi
  3. Drin on ​Propaganda e dëshpëruar po sulmon edhe djersën e emigrantëve shqiptarë në Greqi
  4. ILIR on Rama vijon me “armiqtë e jashtëm”, u tregon protestuesve Waterlonë: Po mbroni interesat e “dikujt tjetër”
  5. Anonymous on Kush mban përgjegjësi për modelin? Rruga e parave të kokainës drejt ‘lejeve strategjike’ të qeverisë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?