Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Akuza në Maqedoninë e Veriut për fshehjen e ndotjes së ajrit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Akuza në Maqedoninë e Veriut për fshehjen e ndotjes së ajrit
AktualitetBote

Akuza në Maqedoninë e Veriut për fshehjen e ndotjes së ajrit

Published: January 19, 2024
Shpërndaje

Në rrugët e Shkupit gjithnjë e më shumë vërehen qytetarë të cilët bartin maska mbrojtëse, për shkak të shkallës së lartë të ndotjes së ajrit. Organizatat që në fokus kanë mbrojtjen e ambientit jetësor në Maqedoninë e Veriut, thonë se një pjesë e madhe e pikave matëse, jo vetëm në Shkup, por edhe në Strumicë, Kavadar, Kumanovë, Manastir, Gostivar, Veles, Berovë, Ohër, Tetovë, Gostivar, Gjevgjeli e Koçan, qëllimisht mbeten jashtë funksionit me ditë të tëra, për të kamufluar shifrat enorme për sa i përket ndotjes së ajrit.

“Në shumë qytete të vendit qytetarët nuk janë në dijeni se çka thithin gjatë frymëmarrjes. Sistemi i monitorimit gjatë pjesës më të madhe të kohës mbetet jofunksional dhe vazhdimisht një sensor në stacionet matëse nuk funksionon”, thotë Gorjan Jovanovski, aktivist njëherësh këshilltar në Qytetin e Shkupit dhe krijues i aplikacionit My Air.

Nga Ministria e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinorë për Radion Evropa e Lirë kanë pranuar se një pjesë e konsiderueshme e pikave matëse, për sa i përket cilësisë së ajrit, është jashtë funksionit.

- Publicitet -

“Gjatë vitit 2023 kanë ndodhur mbi 120 defekte të natyrave të ndryshme, në instrumente të ndryshme matëse, në të gjitha pikat matëse”, kanë theksuar për Radion Evropa e Lirë nga Ministria e Mjedisit, duke mos dhënë detaje se nëse do të ketë përgjegjësi dhe nga kush për mosfunksionimin e stacioneve matëse.

Organizatat joqeveritare që në fokus kanë ambientin jetësor kanë ngritur dyshimet se mosfunksionimi i stacioneve matëse është i qëllimshëm. Iniciativa O2, më 17 janar, në rrjetin social Facebook ka shkruar se shkalla e lartë e ndotjes së ajrit vjen nga djegiet industriale, të cilat nuk kontrollohen.

“[Fabrika e Çimentos] Usje sigurisht është ndotësi më i madh industrial në Shkup. Tymi i oxhaqeve të larta formon re të errëta që lëvizin mbi qytet. Përveç kësaj, ne nuk e dimë nivelin e dyoksideve dhe furaneve më të rrezikshme, metaleve të rënda, fluorideve të hidrogjenit, klorureve të hidrogjenit që çlirohen në masë më të madhe gjatë djegies së mbeturinave”, thuhet ndër tjerash në postim.

Aty theksohet se në bazë të standardeve evropiane, në hyrje të fabrikës “Usje” duhet të funksionojë stacioni matës, të dhënat e të cilit duhet të jenë të qasshme për opinionin. Problem më vete mbetet dhe mungesa e kuadrit të duhur për monitorimin e ambientit jetësor. Komunat në Maqedoninë e Veriut kanë të punësuar vetëm nga një inspektor mjedisor, i cili duhet të kontrollojë tërë komunën, ndërsa Inspektorati Shtetëror i Mjedisit punon me gjysmë kapaciteti nga viti 2022 me gjithsej 24 inspektorë në të gjithë territorin e Maqedonisë së Veriut.

Ndërkohë, nga organizata joqeveritare, Eco Guerila, thonë se Maqedonia e Veriut ndodhet para sfidës më të vështirë, sa i përket përmbushjes së standardeve që kanë të bëjnë me kujdesin për ambientin jetësor, duke vënë theksin në përfshirjen e kuadrit profesional në institucionet e shtetit. Sipas saj, këtë problem bashkë me organizata të tjera që veprojnë në fushën e mjedisit në Maqedoninë e Veriut, e kanë adresuar edhe në zyrën e misionit të Bashkimit Evropian në Shkup.

REL

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • A do të shohin drejtësi sa janë gjallë prindërit e Aleks Nikës? Kreu i SPAK pyetet në komision për 21 janarin
  • Rënie dramatike: Për herë të parë në histori, euro zbret poshtë 94 lekëve
  • Kroacia i thotë lamtumirë Botërorit dhe Modriçit
  • Veliaj hyn në Administrative me romanin ‘Zoti President’ në dorë
  • Amendamenti i kongresmenit amerikan: SHBA të hetojë lidhjet e qeverisë shqiptare me drogën

Komentet e Fundit

  1. Aldrin on Kreu i SPAK në Kuvend: Korrupsioni ka përfshirë administratën dhe drejtësinë. Imuniteti? Deputetët para ligjit duhet të ishin si të gjithë
  2. Altini on Premtoi tërheqje të ligjit por Rama sapo ka firmosur 1 milion m2 tokë në Vlorë për biznesmenin turk që ka si imazh aktorin e famshëm të telenovelave
  3. Aldrin on Kreu i SPAK në Kuvend: Korrupsioni ka përfshirë administratën dhe drejtësinë. Imuniteti? Deputetët para ligjit duhet të ishin si të gjithë
  4. Altini on Premtoi tërheqje të ligjit por Rama sapo ka firmosur 1 milion m2 tokë në Vlorë për biznesmenin turk që ka si imazh aktorin e famshëm të telenovelave
  5. TIRANA on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?