Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Akuza të reja për Trump\ Kërkoi fshirjen e incizimeve lidhur me dokumentet e klasifikuara
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Akuza të reja për Trump\ Kërkoi fshirjen e incizimeve lidhur me dokumentet e klasifikuara
AktualitetBote

Akuza të reja për Trump\ Kërkoi fshirjen e incizimeve lidhur me dokumentet e klasifikuara

Published: July 28, 2023
Shpërndaje

 

 

Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump, po përballet me akuza të reja në rastin për posedim të paligjshëm të dokumenteve të klasifikuara.

- Publicitet -

Prokurorët pretendojnë se ai i kërkoi një punonjësi t’i fshinte xhirimet e kamerave në pronën e tij në Florida, në një përpjekje për ta penguar një hetim federal për këto dokumente.

Aktakuza e re përfshin akuza shtesë për pengim të hetimit dhe mbajtje të qëllimshme të informacionit të klasifikuar, duke shtuar kështu detaje të reja në çështjen penale të iniciuar muajin e kaluar ndaj Trump dhe një punonjësi të tij të afërt.

Këto akuza të reja erdhën si befasi, raporton agjencia e lajmeve AP, në një kohë kur Trump kërkon ta rimarrë Shtëpinë e Bardhë në vitin 2024. Në Uashington është shtuar besimi se do të ngrihet edhe një padi tjetër për përpjekjet e Trump për ta përmbysur rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020.

Aktakuza e përditësuar nga prokurori i posaçëm, Jack Smith, përqendrohet në pamjet e kamerave në pronën e Trump në Mar-a-Lago në Florida, që kanë qenë prej kohësh dëshmi jetike për rastin. Trump dyshohet se kishte kërkuar fshirjen e xhirimeve pasi hetuesit e FBI-së dhe Departamentit të Drejtësisë e vizituan pronën në qershor të vitit 2022 për të mbledhur dokumente të klasifikuara që ai i mori me vete pasi u largua nga Shtëpia e Bardhë.

Aktakuza e re gjithashtu e akuzon atë për mbajtjen e paligjshme të një dokumenti që ai pretendohet se ua ka treguar vizitorëve në Nju Xhersi.

Një zëdhënës i Trump i ka hedhur poshtë akuzat e reja si “asgjë më shumë se një përpjekje e vazhdueshme e dëshpëruar” nga administrata e presidentit aktual amerikan, Joe Biden, “për të ngacmuar Presidentin Trump dhe ata përreth tij” dhe për të ndikuar në garën presidenciale të 2024-ës.

Prokurorët e akuzojnë Trumpin se ka komplotuar me punonjësin e tij, Walt Nauta, dhe një menaxher pronash në Mar-a-Lago, Carlos De Oliveira, për t’i fshehur pamjet nga hetuesit federalë pasi ata i kërkuan ato pamje.

Këto xhirime do të luanin një rol të rëndësishëm në hetim, thanë prokurorët, sepse aty shihej Nauta teksa lëvizte kuti dokumentesh brenda dhe jashtë një depoje , përfshirë edhe një ditë para një vizite të FBI-së. Kutitë u zhvendosën në drejtimin e Trumpit, thuhet në aktakuzë.

Sipas aktakuzës, Nauta u takua me De Oliveira më 25 qershor 2022 në Mar-a-Lago, ku ata shkuan te një kabinë sigurimi ku shfaqeshin videot e kamerave të sigurisë dhe ecën me një elektrik dore nëpër një tunel ku ndodhej dhoma e magazinimit, duke vëzhguar dhe vënë në dukje kamerat e vëzhgimit.

Dy ditë më vonë, sipas aktakuzës, De Oliveira eci nëpër një tunel bodrum me një punonjës të paidentifikuar të Trumpit, të cilin De Oliveira e pyeti se sa ditë i ruante pamjet serveri.

De Oliveira, thanë prokurorët, i tha punonjësit se “shefi” donte që serveri të fshihej dhe e pyeti: “Çfarë do të bëjmë?”

Gjatë një interviste vullnetare me FBI-në janarin e kaluar, prokurorët thonë se De Oliveira gënjeu kur tha se “kurrë nuk ka parë asgjë” në lidhje me kutitë e dokumenteve të klasifikuara në Mar-a-Lago.

De Oliveira iu shtua aktakuzës, i akuzuar për pengim dhe deklarata të rreme në lidhje me atë intervistë të dhënë për FBI-në. Avokati i tij nuk pranoi t’i komentojë akuzat.

Si Trump, ashtu edhe Nauta janë deklaruar të pafajshëm për aktakuzën origjinale me 38 pika. De Oliveira do të dalë në gjykatë në Florida më 31 korrik.

Gjyqi për Trump dhe Nauta është caktuar për më 20 maj 2024. Është ende e paqartë nëse shtimi i një të pandehuri të ri mund të rezultojë në një shtyrje të këtij gjyqi.

Akuzat e reja u ngritën ndërsa Trump po bëhet gati të përballet potencialisht edhe me një akuzë tjetër në lidhje me përpjekjet e tij për të zhbërë zgjedhjet e vitit 2020 në prag të trazirave të 6 janarit 2021 në Kapitolin e SHBA-së.

Javën e kaluar, ai zbuloi se kishte marrë një letër nga Departamenti i Drejtësisë që e informonte se ishte pjesë e atij hetimi dhe sugjeroi se mund t’i ngrihej akuzë.\rel\

 

 

p.k\dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Qytetarët paguajnë, por s’kanë ujë 24 orë! Dokumente e ID me çmimet më të larta në rajon
  • Po ndërtonte pa leje një objekt 5-katësh, arrestohet pronari 39-vjeçar në Himarë
  • Ambasada e SHBA ndan mesazhin e Rubios: Një vend që nuk prodhon dot anije dhe ilaçe, nuk mund të mbrojë popullin e tij
  • Basti i ri i qeverisë me legalizimin e llotove sportive online
  • Sulmi brenda burgut të Fierit, flet Denis Bajri: Ibrahim Lici dha urdhër të më vrisnin

Komentet e Fundit

  1. Km on “Kaq shumë dëshiron ta shpopullosh këtë vend?” Postimi i dy këngëtarëve të njohur për Ramën
  2. Detari on Pamjet e ndotjes në Gjirin e Lalzit, reagon UKD: Uji i errët u shkaktua nga sedimentet, jo nga ujërat e zeza
  3. Artan on 130 mijë njerëz ikin çdo vit: Pse po largohen të rinjtë nga Ballkani?
  4. Detari on “I mbushja arkat bosh me libra që të ruhej pesha”! Si vidheshin paratë me kile brenda Bankës së Shqipërisë, vijimi i një procesi
  5. Dashi on Zelensky tha në Serbi se nuk e njeh Kosovën, reagon Ministria e Jashtme e Shqipërisë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?