Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kurti kërkon statusin e vendit kandidat në BE: Nuk po kërkojmë favor
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Kurti kërkon statusin e vendit kandidat në BE: Nuk po kërkojmë favor
AktualitetKosovë

Kurti kërkon statusin e vendit kandidat në BE: Nuk po kërkojmë favor

Published: November 23, 2026
Shpërndaje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar që Bashkimi Evropian t’i japë Kosovës statusin e vendit kandidat, duke theksuar se vendi meriton të trajtohet në bazë të meritave dhe reformave që ka ndërmarrë.

Në një intervistë për gazetën irlandeze The Irish Times, Kurti ka folur për rrugën e Kosovës drejt integrimit evropian, marrëdhëniet me Serbinë, zhvillimet politike në Ballkanin Perëndimor dhe ndikimin e Rusisë në rajon.

Gjatë intervistës, ai ka theksuar se Kosova nuk po kërkon trajtim të privilegjuar apo rrugë të shkurtër drejt anëtarësimit në BE, por vetëm mundësinë për të nisur zyrtarisht procesin e integrimit.

- Publicitet -

“Ne vërtet e meritojmë të marrim statusin e vendit kandidat. Nuk po kërkojmë një favor. Po kërkojmë një pyetje, sepse ne do t’i japim përgjigjet”, ka deklaruar Kurti.

Ai ka shtuar se procesi i anëtarësimit në Bashkimin Evropian është po aq i rëndësishëm sa vetë anëtarësimi, pasi përmes tij Kosova do të mund të përshpejtojë reformat në administratën publike, sistemin e drejtësisë dhe arsim.

“Pa rrugë të shkurtra, pa dyer të pasme dhe pa përshpejtime të veçanta. Ne po kërkojmë një proces të bazuar në merita”, ka thënë Kurti, duke shpjeguar qëndrimin e tij për raportet e Kosovës me institucionet evropiane.

Një prej pengesave kryesore për avancimin e Kosovës drejt Bashkimit Evropian mbetet fakti se pesë shtete anëtare të këtij unioni nuk e njohin pavarësinë e Kosovës.

Bëhet fjalë për Spanjën, Sllovakinë, Qipron, Greqinë dhe Rumaninë. Kjo situatë vazhdon ta komplikojë rrugën evropiane të Kosovës, e cila ende nuk ka marrë statusin e vendit kandidat.

Në intervistë, Kurti ka theksuar se Kosova po kërkon nga Komisioni Evropian që të shqyrtojë mundësinë e dhënies së një opinioni për gatishmërinë e vendit për të nisur procesin e anëtarësimit.

Ndërkohë, ai ka vënë në dukje dallimin në trajtimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke rikujtuar se Mali i Zi e ka marrë statusin e kandidatit në vitin 2010, Serbia në vitin 2012, ndërsa Shqipëria në vitin 2014.

Një pjesë të rëndësishme të intervistës, kryeministri ia ka kushtuar edhe dialogut me Serbinë dhe nevojës për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.

Kurti ka ritheksuar se Kosova synon normalizim të plotë të raporteve me Serbinë, të bazuar në njohje reciproke.

Ai ka akuzuar presidentin serb, Aleksandar Vuçiç, se gjatë viteve të fundit ka mbështetur politika që, sipas tij, kanë synuar destabilizimin e institucioneve të Kosovës.

Duke folur për sulmin e armatosur në Banjskë të Zveçanit në shtator të vitit 2023, ku u vra polici Afrim Bunjaku, Kurti ka përmendur përgjegjësinë që ia atribuon Beogradit dhe ka kritikuar veprimet e grupeve të armatosura serbe në veri të vendit.

Ai ka shprehur kënaqësinë për ndryshimet politike në Serbi, por ka thënë se ende mbetet e paqartë se çfarë qëndrimi do të mbajë qeveria e re ndaj Kosovës.

“Ta dish kush i humbi zgjedhjet nuk do të thotë se e di kush i fitoi ato”, është shprehur Kurti, duke komentuar zhvillimet politike në shtetin fqinj.

Gjatë intervistës, Kurti ka folur edhe për ndikimin rus në Ballkanin Perëndimor, duke shprehur shpresën se qeveria e re në Serbi do të ketë orientim më të theksuar evropian.

Ai ka theksuar se Kosova qëndron në anën e Ukrainës dhe se mbështetja për këtë shtet është e rëndësishme për mbrojtjen e demokracisë në Evropë.

“Evropa është në luftë”, ka deklaruar Kurti, duke iu referuar agresionit rus në Ukrainë.

Kryeministri ka shprehur gjithashtu skepticizëm për gatishmërinë e presidentit rus, Vladimir Putin, për të arritur një marrëveshje të mirëfilltë paqeje me Ukrainën.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Ndrecaj sfidon Ramën: Nuk më lëkund dhe nuk më dikton dot, do të mbroj Veliajn për aq kohë sa ai dëshiron
  • Kurti kërkon statusin e vendit kandidat në BE: Nuk po kërkojmë favor
  • Ekzekutimi në oborrin e shtëpisë, si nisi zinxhiri i hasmërisë mes Ben Qimes dhe Sel Çamit
  • U lirua nga burgu dhe u vra një javë më pas, ekzekutimi i 60-vjeçarit në Fier dhe gjurmët që çojnë drejt Vlorës
  • Partitë e reja kundërshtojnë duopolin PS-PD mbi reformën zgjedhore

Komentet e Fundit

  1. anti25642654censurë on FOTO: Kafsha e çuditshme që tmerroi Mirditën, historia e majit të largët 1976 dhe e shoferit që i dha fund sagës së viktimave
  2. nastradini on Beteja e 17 nëntorit për Tiranën në arkivat amerikane: Një ofertë e heshtur për grusht shteti që u refuzua në fushëbetejë
  3. demo on Durrësi harron tërmetin, ndërhyrjet pa kontroll në pallate rikthejnë rrezikun
  4. ANA on Sa larg mund të shkojë dora e shtetit në Hagë?
  5. xhaxhi moderatori on Rama i përgjigjet Veliajt: Ata që zbatojnë porositë e Veliajt në bashki do t’i gjykojmë me ashpërsinë më të madhe politike

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?