Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Akuzat më dëmtuan karrierën”, mbahet në GJKKO gjyqi mes Bardhit dhe Edmond Sulës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > “Akuzat më dëmtuan karrierën”, mbahet në GJKKO gjyqi mes Bardhit dhe Edmond Sulës
KronikeLajmi i fundit

“Akuzat më dëmtuan karrierën”, mbahet në GJKKO gjyqi mes Bardhit dhe Edmond Sulës

Published: January 13, 2025
Shpërndaje

Në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar është mbajtur seanca gjyqësore për padinë e ngritur nga ish-drejtori i Policisë së Shkodrës, Edmond Sula, kundër deputetit demokrat Gazmend Bardhi. Padia përfshin akuzat për “shpifje, kryer botërisht” dhe “fyerje, kryer botërisht”.

Në seancën e parë ishte i pranishëm paditësi, Edmond Sula, ndërsa deputeti Gazmend Bardhi nuk mori pjesë personalisht, por u përfaqësua nga avokatët e tij, Marash Logu dhe Ledio Braho.

Mbrojtja e Sulës paraqiti argumentet e saj gjatë seancës, duke theksuar se më 12 shtator 2024, gjatë një interpelance në Kuvend, Gazmend Bardhi, bazuar në disa materiale të referuara nga SPAK, kishte deklaruar se Edmond Sula ishte një person i emëruar nga grupet e strukturuara kriminale dhe i shërbente këtyre grupeve.

- Publicitet -

Në lidhje me akuzat e Bardhit, mbrojtja e Sulës theksoi se bisedat dhe materialet e përmendura nga Bardhi i përkisnin periudhës 2019-2020, tri vite para se Sula të emërohej në detyrën e tij.

“Deklarata e bërë nga Bardhi është transmetuar botërisht dhe është shpërndarë gjerësisht në media të shkruara dhe vizive, duke përhapur një informacion të pavërtetë, të cilin ne e mbështesim në prova. Akuzat kanë dëmtuar rëndë imazhin dhe karrierën e Edmond Sulës, i cili ka një përvojë 28-vjeçare në funksione të ndryshme të policisë”, deklaroi përfaqësuesi ligjor i Sulës.

Gjithashtu, Sula pretendon se pas publikimit të deklaratave të Bardhit, familjarët e tij, përfshirë dy vajzat, janë përballur me ofendime dhe sulme në rrjetet sociale dhe ambientet ku punojnë e studiojnë.

Sula theksoi se çështja për të cilën Bardhi i është referuar është duke u trajtuar dhe se shumë shpejt do të dalë në pah e vërteta.

“Duke qenë se çështja për të cilën i është referuar Gazmend Bardhi është në shqyrtim, dua të saktësoj që unë jam pyetur në cilësinë e dëshmitarit në lidhje me këto fakte. Shumë shpejt do të dalë se kush është ‘Mondi i vërtetë’ që përmendet në ato komunikime.

Unë e kam deklaruar edhe në seancën e parë dhe e përsëris: emërimi im është bërë me urdhër të drejtorit të përgjithshëm. Jam krenar për çfarë kam bërë me stafin që ishte atje. Rezultatet e arritura në 1 vit e 1 muaj sa qëndrova në Shkodër janë të qarta dhe flasin vetë”, theksoi ai.

Ndërkohë që avokati i Gazmend Bardhit, Marash Logu, bëri publike disa detaje nga dosja e përgjimeve të Sky Ecc që Bardhi përmendi në parlament në adresë të Sulaj.

Avokati i Gazmend Bardhit, Marash Logu: Gjatë një komunikimi mes Pëllumb Gjoka dhe Ardit Hasanbegaj diskutohet për emrin e ministrit të Brendshëm Taulant Balla. Ky dhe Bledar Cuci përmendeshin si pasues të Sandër Lleshaj. “Mua mondi më duhet një dimër aty vlla”, flitet mes këtyre dy personave. Në kuadër të këtij procesi kemi sjellë edhe një provë që vjen nga mediat e shkruara sa i përket komunikimeve në Sky ECC. Pas dorëheqjes së Sandër Lleshaj, u emërua Bledar Cuci. Më pas mori detyrën Taulant Balla. Në 15 korrik 2023, emërimi i Taulant Ballës u pasua me emërimin e Edmond Sulës. Përputheshin, dhe mbi këtë bazë ngrihen dyshime se kishte ndikim nga biznesmeni Pëllumb Gjoka, mik i ministrit Taulant Balla, dhe nga Ardit Hasanbegaj.

Është e qartë që nuk kemi të bëjmë me një përpjekje të Gazmend Bardhit për dezinformim. Ashtu si zoti Bardhi dhe deputetët e tjerë kanë detyrën të ngrijnë zërin mbi shqetësimet apo denoncimet që u vijnë. Bardhi nuk ka deklaruar se Sula ka marrëdhënie apo njohje personale me personat nën hetim, por ka theksuar se krimi i organizuar është i lidhur me policinë e shtetit.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • “Jam gangster i gangsterëve, ta mbyll gojën me ngjitëse”! Aktivisti denoncon dhunë nga person civil brenda makinës së policisë
  • PËRGJIMET: “Mos dil sot, na njoftuan këta të shtetit”! Kush e dekonspiroi aksionin e SPAK-ut kundër Call Center-ave?
  • VIDEO: Me shenja të shumta dhune, Gjykata liron të arrestuarit para Kuvendit (pamje ku goditen edhe pasi janë neutralizuar)
  • Incident në qendër të Bllokut në Tiranë, biznesmeni i ilaçeve dhunon pronarin e Sky Tower
  • Të paktën ju Adriatik Lapaj, Arlind Qori mbajeni vath në vesh konstatimin e Kadaresë!

Komentet e Fundit

  1. Hasoni on BKH zbarkon në Kadastër, nën hetim drejtues dhe zyrtarë të lartë
  2. xxx on BKH zbarkon në Kadastër, nën hetim drejtues dhe zyrtarë të lartë
  3. fshatari.pafshat on Incident në qendër të Bllokut në Tiranë, biznesmeni i ilaçeve dhunon pronarin e Sky Tower
  4. nastradini on BKH zbarkon në Kadastër, nën hetim drejtues dhe zyrtarë të lartë
  5. demo on BKH zbarkon në Kadastër, nën hetim drejtues dhe zyrtarë të lartë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?