Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Akuzat për manipulim të shortit për çështjen “Salianji”, reagon Gjykata e Lartë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Akuzat për manipulim të shortit për çështjen “Salianji”, reagon Gjykata e Lartë
KronikeLajmi i fundit

Akuzat për manipulim të shortit për çështjen “Salianji”, reagon Gjykata e Lartë

Published: January 27, 2025
Shpërndaje

Gjykata e Lartë ka reaguar pas akuzave të Ervin Salianjit dhe Sali Berishës lidhur me shortin e caktimit të relatorit që do të shqyrtojë rekursin e ish-deputetit demokrat, i cili prej 26 shtatorit 2024 po vuan dënimin me 1 vit heqje lirie, në Burgun e Fierit. Fillimisht shorti ka caktuar gjyqtaren Albana Boksi por më pas çështja i është kaluar Sokol Binajt.

Gjykata e Lartë sqaron se Binaj kishte qenë relator edhe i ankimimit nga Salianji lidhur me pezullimin e ekzekutimit të vendimit të Gjykatës së Apelit, kërkesë e cila u rrëzua dhe sipas ligjit nuk mund të jenë dy gjyqtarë të ndryshëm si relatorë.

“Për të respektuar përputhshmërinë me praktikën që është ndjekur në të gjitha rastet e kësaj natyre, është kryer kalimi i çështjes për shqyrtimin e rekursit tek gjyqtari Sokol Binaj, i cili është gjyqtari që ka shqyrtuar më parë kërkesën për pezullim të ekzekutimit të vendimit, e regjistruar me numrin 77303-00022-00-2024, datë 01.10.2024”, thuhet në reagimin e Gjykatës së Lartë.

- Publicitet -

SQARIM PUBLIK

Në datën 08.01.2025, në Gjykatën e Lartë është regjistruar çështja penale me numrin 51180-00012-00-2025, e cila ka si palë kërkuese: Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe të pandehur: A.V., F.A., J.O., E.S., dhe G.(A.)Xh..

Përmes regjistrimit elektronik në Sistemin e Menaxhimit të Çështjeve Gjyqësore (ICMIS), që nuk administrohet nga Gjykata e Lartë, por nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, shorti cakton automatikisht një gjyqtar relator për çdo çështje të regjistruar. Për këtë çështje është caktuar nëpërmjet shortit elektronik si gjyqtar relator, anëtarja e Kolegjit Penal, Albana Boksi.

Bazuar në Urdhrin nr. 106, datë 15.05.2023 të Kancelarit të Gjykatës së Lartë “Për disa masa organizative lidhur me menaxhimin e çështjeve gjyqësore”, është e detyrueshme që “kur për shqyrtimin e kërkesës për pezullimin e ekzekutimit të vendimit civil/administrativ/penal të regjistruar më parë dhe për shqyrtimin e rekursit të regjistruar më vonë, janë caktuar dy gjyqtarë relatorë të ndryshëm nga sistemi ICMIS, çështja gjyqësore të kalojë në emër të gjyqtarit të caktuar për shqyrtimin e pezullimit të ekzekutimit të vendimit civil/administrative/penal”.

Referuar këtij urdhri dhe për të respektuar përputhshmërinë me praktikën që është ndjekur në të gjitha rastet e kësaj natyre, është kryer kalimi i çështjes për shqyrtimin e rekursit tek gjyqtari Sokol Binaj, i cili është gjyqtari që ka shqyrtuar më parë kërkesën për pezullim të ekzekutimit të vendimit, e regjistruar me numrin 77303-00022-00-2024, datë 01.10.2024.

Mospërmbushja e një veprimi të tillë do të konsiderohej në kundërshtim me rregullat e vendosura për gjyqtarin natyral dhe me standardin e gjykatës së caktuar me ligj.

Ky veprim që kryet automatikisht nga sistemi elektronik, i cili garanton njëkohësisht edhe për integritetin e tij, ka për qëllim të sigurojë një menaxhim më të mirë dhe më të shpejtë të çështjeve gjyqësore, si dhe transparencë dhe efikasitet në administrimin e drejtësisë.

i.b./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Ethem Lalaj says:
    January 27, 2025 at 7:27 pm

    Ky SHPIFS kampion Nr.2 në Shqipëri pas Sb nuk po e kupton se u fut në BURG NGA SALEHU pasi në 8 janar 2022 doli me hu në krahë për të shmangur agresionin “OTOMAN SALEH” për të PUSHTUAR SHQUP dhe për tu graduar Kryetai i PD-BANDË të bërë copash prej tij & i OPOZITËS merre me lëng se mishi u mbarua.
    Nuk ka lidhje fare Edi Rama me Salianin me vidion oritoke në Kuvënd,pasi drejtësia është kapur nga NON GRATA 1992 me kursin 6 mujor.
    Është pikërisht arrestimi tij nga SALEH për të mos kandiduar për 2025 për deputet,pasi për PS nuk ka fare rëndësi se kush zgjidhet deputet në PD kur në 11 maji do fitoi 100 % mandatin e 4 dhe të 5 nëse Sb do qëndroi në PD si GUR VARRI për 35 vite nga TMERRI SPAK PËR KORRUPSION MADHOR,MINIM TË DEMOJRSCISË,SHPËRFILLJE TË DREJTËSISË,etj.QË DO TË THOT RRËZIMIN E SHTETIN NË SHQIPËRI NË 34 VITE SIPAS DASH.!
    FLM DITA.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Vlora dhe hebreja Ana Kohen
  • Arkivoli në protestë
  • Konflikt mes dy personave në Korçë, plagoset me sëpatë njëri prej tyre
  • Protesta para Parlamentit, Prokuroria kërkon “arrest me burg” për 2 të arrestuar, 1 arrest shtëpie, 18 “detyrim paraqitje”
  • Organizatorët e protestës së shpejti do publikojnë emrat e një Kuvendi Kombëtar?

Komentet e Fundit

  1. Kohë on Pas kësaj pyetjeje ai nisi të sillet çuditshëm! Gazetari i BBC-së zbardh prapaskenat e intervistës me Ramën: “Sytë e tij u…”
  2. Dajti on Protestat masive, Rama: Një ekip i tërë po dëgjon me shumë vëmendje
  3. 1thundrak on Persona të maskuar sulmuan godinën, një police u lëndua. Çfarë ndodhi gjatë mesnatës në Komisariatin 3
  4. 1thundrak on Persona të maskuar sulmuan godinën, një police u lëndua. Çfarë ndodhi gjatë mesnatës në Komisariatin 3
  5. nona on Persona të maskuar sulmuan godinën, një police u lëndua. Çfarë ndodhi gjatë mesnatës në Komisariatin 3

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?