Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Akuzohen për korrupsion, SPAK çon për gjykim tre zyrtarë, mes tyre vëllai i ish-Presidentit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Akuzohen për korrupsion, SPAK çon për gjykim tre zyrtarë, mes tyre vëllai i ish-Presidentit
KronikeLajmi i fundit

Akuzohen për korrupsion, SPAK çon për gjykim tre zyrtarë, mes tyre vëllai i ish-Presidentit

Published: February 12, 2024
Shpërndaje

SPAK mbyll hetimet dhe çon për gjykim 3 zyrtarët e Ministrisë së Mjedisit. Bëhet fjalë për tre inspektorë të Ministrisë së Mjedisit, Ilir Nishani, Genci Hicka dhe Gersion Tafa, të cilët akuzohen për korrupsion.

Ilir Nishani, është vëllai i ish- Presidentit Bujar Nishani.

Po ashtu për hetim janë dërguar dhe dy mjekët Konstandin Balloma dhe Besim Boҫi, të cilët akuzohen për veprën penale “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

- Publicitet -

Hicka, Tafa dhe Nishani u kishin kërkuar klinikës ku punonin Balloma dhe Boçi, 30 mijë lekë në mënyrë që të mos i gjobisnin për mungesën e trajtimit të mbetjeve spitalore. Ka qenë vetë mjeku Kostandin Balloma që i ka kallëzuar 3 inspektorët pasi u dha pagesën që ata kishin kërkuar.

Njoftimi i SPAK:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar më datë 29.12.2023 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: Dërgimin në gjyq të çështjes penale që i përket procedimit penal me Nr. 84, të vitit 2020, në ngarkim të të pandehurve Genci Hicka, Ilir Nishali dhe Gerson Tafa, të cilët akuzohen për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 259 dhe 25 i Kodit Penal, si dhe në ngarkim të të pandehurve Konstandin Balloma dhe Besim Boҫi të cilët akuzohen për veprën penale “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 244 paragrafi 1 dhe 25 i Kodit Penal.

  1. Në seancën e datës 12.02.2024, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (seanca paraprake) me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Bani, pasi shqyrtoi pretendimet e palëve, me vendimin Nr. 39 Regjistri Themeltar, datë 12.02.2024 vendosi:
  2. Pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
  3. Dërgimin në gjyq të çështjes penale që i përket procedimit penal me Nr. 84, të vitit 2020, në ngarkim të të pandehurve:
  • Genci Hicka, i cili akuzohet për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 259 dhe 25 i Kodit Penal;
  • Ilir Nishani, i cili akuzohet për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 259 dhe 25 i Kodit Penal;
  • Gersion Tafa, i cili akuzohet për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 259 dhe 25 i Kodit Penal;
  • Konstandin Balloma, i cili akuzohet për veprën penale “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 244 paragrafi 1 dhe 25 i Kodit Penal;
  • Besim Boҫi, i cili akuzohet për veprën penale “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 244 paragrafi 1 dhe 25 i Kodit Penal;

      5. Kundër këtij vendimi nuk lejohet ankim.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
7 Comments
  • mali says:
    February 12, 2024 at 3:37 pm

    C’fare komente te besh ?Per SPAK -un e kam thene diku,duhet te ndryshoje marshin e shpejtesise.Inteligjenca artificiale do te kishte mbaruar pune me kohe lidhur me malin e dosjeve ne hetim. Edi Rama ,mos bej ndonje idiotizem dhe fut inteligjenca artificiale ne drejtesi,lere sic eshte qe te hani buke te tere si gjoja pozite ashtu edhe fake opozite.

    Reply
  • Tani says:
    February 12, 2024 at 8:51 pm

    Keta mjeket paguan lek dhe denoncuan.
    Edhe keta jane te pandehur.
    Per mua eshte nonsense.
    Kush do denoncoj ne te ardhmen me shume se ai qe denoncon?

    Reply
  • Lasgushi says:
    February 13, 2024 at 7:26 am

    Vllai i Presidentit.!!!!!
    Vëllai i turpit,si çdo legen në krye të PD.
    QË VETËM TË SHKATËRONIN E VIDHNIN.

    Reply
  • Ali baba me 40 hajdutet says:
    February 13, 2024 at 7:56 am

    Dukeni ju patriotet qe i sherbeni me zell pushtetit ( Rames ) sepse ne pseudonimet e juajamundoheni te vendosni emra luftetresh e atdhetaresh Lagushi , Moisi Golemi, patrioti etj qe nuk jeni gje tjeter vetem patronazhiste te paguar mire nga Rama dhe jeni gatijo vetem te ofendoni dhe familjaret e juaj por dhe ti denonconi si ne kohen e merhumit.

    Reply
  • Çim.ça.ko..! says:
    February 13, 2024 at 8:27 am

    E çfarë mund të thuhet në këto raste?!
    — Mos vallë kemi ADN si jashtënjerëzore , jashtëlgjore apo superhorore!?
    Mendoj se në qoftë se vazhdojmë kështu, do të humbasë përgjithmonë fara shqiptare..!
    Kush do të thotë shprehjen ;
    –O sa mirë me qenë shqiptar!
    “Mjerë Shqipëria për ne !
    Dhe mjerë ne për Shqipërinë!”
    Mos të detyrohemi të shprehemi keqë për atdheun tonë! Shqipëria do pastruar nga këto jashtëshqitje të ndërgjegjes kombëtare!
    Brezat e ardhshëm, duhet t’a gjejnë të pastër k’të vend të bekuar nga Zoti dhe të ndotur nga njerëz të vegjël!
    Pastrojeni atdheun tonë, edhe në qoftë se gjysma e shqiptare të jetë për në burg, pastrojeni!

    Reply
  • Flamur. says:
    February 14, 2024 at 1:03 pm

    Në jemi të gatuar për kto xhentëlmen Dhe e kemi ne gjak korrupsionin. Jo spak të ket ktu por dhe zoti vet të zbres dhe wi do korruptohet

    Reply
  • Arbeni says:
    February 15, 2024 at 3:57 pm

    Emer te bukur ke gjetë… O Ali Baba… dhe ty duhet të jeshe pjese e atyre hajduteve, qe del e mbron hajdutet e PD_së…

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Lamallari: Mund të shpallim persona të tjerë “Non Grata”
  • Dalin emrat e subjekteve juridike nga Shqipëria që janë në listën e zezë amerikane
  • Lëkundje tërmeti në Berat
  • VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  • A mund të zhvillohet Shqipëria pa humbur veten?

Komentet e Fundit

  1. Gani USA on “Si do bënim ne pa ty”, letra e arkitektit holandez për Ramën: Mos bëj më zgjedhje, shpallu mbret se ke shumë shije
  2. L.H on Vajzat e Revolucionit të Flamingove
  3. 👺 n'burg, 🥶 n'burg on Vajzat e Revolucionit të Flamingove
  4. demo on Një turist në protestë
  5. Vlora 97 on VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?