Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Akuzohen për krime lufte, arrestohen 5 persona në Kosovë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Akuzohen për krime lufte, arrestohen 5 persona në Kosovë
AktualitetKosovë

Akuzohen për krime lufte, arrestohen 5 persona në Kosovë

Published: August 3, 2024
Shpërndaje

Prokuroria e Posaçme e Kosovës ka deklaruar ditën e sotme se pesë persona janë arrestuar nën dyshimet për krime lufte kundër popullsisë civile. Në një njoftim të prokurorisë thuhet se pas hetimeve disa mujore së bashku me policinë e Kosovës kanë arrestuar personat me inicialet D.C., D.N., N.S., S.J., M.Sh., për veprën penale krime lufte, por pa bërë të ditur përkatësinë e tyre kombëtare. Zyra për Kosovën në qeverinë e Serbisë i identifikoi katër nga të arrestuarit, Dragan Cvetkoviç, Dragan Niçiç, Millosh Shoshiç dhe Slobodan Jevtiç nga fshati Pasjan në lindje të Kosovës.

“Prokuroria tha se personat e arrestuar në bashkëkryerje edhe me pjesëtar tjerë të paidentifikuar, të armatosur dhe të veshur me uniforma të kamufluara dhe uniforma jo të rregullta të policisë apo ushtrisë serbe, me 5 prill të vitit 1999, në orët e para të mëngjesit, kishin ndërmarrë një aksion në fshatrat Inatoc (Kokaj), Llovcë, Pogragjë dhe Uglar, ku me qëllim dhe dashje kishin vrarë, plagosur, djegur për së gjalli viktimat civile shqiptare, marrë peng, përdhunuar, rrahur, keqtrajtuar, torturuar fizikisht dhe psiqikisht, plaçkitur, shkatërruar pronat e shqiptarëve dhe djegien e tyre, kishin dëbuar popullatën civile shqiptare, shkatërruar dhe abuzuar objektet kulturore dhe fetare”, thuhet në njoftim.

Prokuroria e Posaçme tha se këto krime janë të dënueshme sipas ligjeve vendore, zakoneve të luftës dhe Konventës së Gjenevës. Zyra për Kosovën në qeverinë e Serbisë, mohoi që të arrestuarit të jenë përfshirë në krime lufte dhe akuzoi kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti se, siç thuhet vazhdon të terrorizojë popullin serb në Kosovë.

- Publicitet -

“Është e qartë se me arrestimet e reja në Pasjan, regjimi antiserb nga Prishtina dëshiron të përshkallëzojë situatën në terren dhe ta bëjë të padurueshme jetën e serbëve në Kosovë”, thuhet në reagimin e Zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë.

Mbi 10 mijë veta u vranë dhe mbi 5 mijë llogariteshin të zhdukur në fund të luftës në Kosovë e cila mori fund me ndërhyrjen e forcave të NATO-s, që u dha fund mizorive të forcave serbe. Sipas të dhënave të Fondit për të Drejtën Humanitare, që nga përfundimi i luftës nga sistemi gjyqësor vendës dhe ndërkombëtar janë dënuar rreth 70 persona për krime lufte, pjesa më e madhe të përkatësisë kombëtare shqiptare.

i.b./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Riatdhesohen nga kampet e Sirisë dy gra e tre fëmijë, mes tyre 79-vjeçarja që shkoi për nipërit pasi i biri iu vra
  • Kë takoi? Misteri i vizitës së shefit të CIA-s në Moskë
  • “Mua vetë m’u desh 1 minutë e gjysëm të kuptoja që s’isha unë”! Historiani pranon se u mashtrua nga një deepfake i vetvetes
  • Media franceze: Ermal Beqiri është milioner, por u gjobit me vetëm 7 mijë euro
  • Ethet e Nilit në Korçë, ISHP në terren pas konfirmimit të rastit të parë në Shqipëri

Komentet e Fundit

  1. L.H on Media franceze: Ermal Beqiri është milioner, por u gjobit me vetëm 7 mijë euro
  2. Anonymous on Fëmijëria e një pene të rrallë: Fotot dhe kujtimet e pabotuara të Nasho Jorgaqit në 4 vjetorin e ikjes
  3. xxx on Zbardhet dokumenti “Leptiri”, plani serb për komprometimin dhe rekrutimin e Albin Kurtit
  4. Ilirjani on Moska anulon reperin amerikan, Putinit i mungoi “vizioni” për të blerë stadiumin me para publike
  5. xxx on Moska anulon reperin amerikan, Putinit i mungoi “vizioni” për të blerë stadiumin me para publike

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?