Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Si po lexohen papiruset e karbonizuara të bibliotekës së Herkulanit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kuriozitete > Si po lexohen papiruset e karbonizuara të bibliotekës së Herkulanit
Kuriozitete

Si po lexohen papiruset e karbonizuara të bibliotekës së Herkulanit

Published: November 22, 2026
Shpërndaje

Me rreze X dhe inteligjencë artificiale, studiuesit po lexojnë libra që do të thërrmoheshin po t’i hapje me dorë. Mes fjalëve të shpëtuara nga biblioteka e Herkulanit është edhe një pyetje e lashtë për kënaqësitë e përditshme.

Ç’lidhje kanë muzika, ngjyra e purpurt dhe shija e kaperëve?

Për një filozof të lashtësisë, të tria ia vlente të përmendeshin në një arsyetim për kënaqësinë.

- Publicitet -

Ai pyeste, ndër të tjera, nëse e shijojmë më shumë diçka ngaqë na bie rrallë ta kemi.

Për afro dy mijë vjet, fjalët e tij mbetën të mbyllura brenda një rrotulle papirusi, të zezë si qymyri.

Sot mund ta ndjekim sërish fillin e atij mendimi. Rrotulla është ende e mbështjellë.

Në vitin 79 të erës sonë, shpërthimi i Vezuvit varrosi Herkulanin, qytetin romak në brigjet e Gjirit të Napolit.

Në një vilë që sot njihet si Vila e Papiruseve, nxehtësia e jashtëzakonshme karbonizoi rrotullat e një biblioteke të tërë. Kur gërmimet i nxorën në dritë më 1752, ato u ngjanin copave të drurit të djegur.

Për breza të tërë studiuesish, vështirësia fillonte që te gjesti më i zakonshëm i lexuesit.

Për të mbërritur te rreshti i parë duhej ngritur një shtresë papirusi aq e brishtë, sa bashkë me të mund të shkërmoqeshin edhe shkronjat, saktësohet në “National Endowment for the Humanities”.

Si po lexohen papiruset e karbonizuara të bibliotekës së

Zgjidhja erdhi kur studiuesit mësuan ta hapnin papirusin në ekran.

Tomografia me rreze X jep një pamje tredimensionale të brendësisë së rrotullës.

Në atë imazh, studiuesit ndjekin kthesat e një flete mes shtresave të ngjeshura dhe e shpalosin atë në mënyrë digjitale. Pastaj hyn në punë inteligjenca artificiale, e stërvitur të dallojë në skanime gjurmët tepër të zbehta të bojës.

Aty ku në ekran fillojnë të shquhen shkronjat, specialistët e papiruseve mund të lexojnë greqishten e lashtë, të lidhin fjalët dhe të gjykojnë se ç’kuptim ka një fjali edhe kur një pjesë e saj mungon, citohet te nature.com.

Në shkurt të vitit 2024, nisma ndërkombëtare “Vesuvius Challenge” bëri publike pasazhet e para të gjata të lexuara me këtë metodë.

Si po lexohen papiruset e karbonizuara të bibliotekës së

Një ekip të rinjsh kishte arritur të nxirrte në dritë më shumë se 2 000 shkronja greke, të shpërndara në 15 kolona.

Pikërisht aty u gjetën vargjet e arsyetimit për shqisat dhe kënaqësinë. Vepra i atribuohet paraprakisht Filodemit të Gadarës, filozof i traditës epikuriane.

Mes rreshtave të dëmtuar shquhet ende mënyra se si autori e afronte lexuesin me një ide filozofike, duke e ftuar të kujtonte diçka që e kishte dëgjuar, parë apo shijuar vetë.

Më 25 qershor 2026, në Napoli, studiuesit njoftuan një tjetër arritje.

Për herë të parë kishin shpalosur digjitalisht, nga njëri skaj në tjetrin, të gjithë pjesën e ruajtur të një rrotulle tjetër të Herkulanit.

Papirusi, i shënuar në katalog me numrin PHerc. 1667, shtrihet në afro një metër e gjysmë dhe përmban 20 kolona të një teksti grek mbi etikën. Pas leximit të pasazheve të veçuara, studiuesit tani mund të ndjekin zhvillimin e një argumenti përgjatë gjithë dorëshkrimit të mbijetuar.

E megjithatë, nga gjithë kjo histori, të mbetet në mendje ai hollësim i vogël, shija e kaperëve.

Si po lexohen papiruset e karbonizuara të bibliotekës së

Një njeri që jetoi para se Vezuvi të mbulonte qytetin e tij mendoi se lexuesi do ta kuptonte më mirë po t’i kujtonte një shije të njohur.

Afro dy mijë vjet më vonë, ende mund ta kuptojmë ç’kishte parasysh.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Evropa hyn në një cikël vendimtar zgjedhjesh, rezultatet mund të tronditin themelet e Bashkimit Evropian
  • Si po lexohen papiruset e karbonizuara të bibliotekës së Herkulanit
  • Këngëtarja e njohur dërgohet në gjyq për evazion fiskal, dyshohet se fshehu mbi 6 milionë lekë të ardhura
  • Mickoski pyetet për himnin shqiptar në Pustec, gazetari nga Tetova përplaset me Ramën më Qafë-Thanë
  • Momente paniku pas triumfit të Boca Juniors, kampioni i botës shembet përtokë gjatë intervistës live

Komentet e Fundit

  1. Ethem Lalaj on Pamja e jashtme e një politikani është zgjedhje e tij personale, llogaridhënia për paratë e shpenzuara është detyrim
  2. Gjergj on Trump, Vuçiç dhe presioni pas dyerve të mbyllura: Çfarë fshihej pas projektit në Beograd?
  3. fery on Pamja e jashtme e një politikani është zgjedhje e tij personale, llogaridhënia për paratë e shpenzuara është detyrim
  4. rilindjotizim-sensibilizim on Rama i përgjigjet Veliajt: Ata që zbatojnë porositë e Veliajt në bashki do t’i gjykojmë me ashpërsinë më të madhe politike
  5. ali baba me 40 hajdutet on VIDEO: Njoftohet krijimi i LSK, çfarë ndodhi mes tyre dhe Ramës te shkallët pas Asamblesë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?