Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Alarm për zjarr në avionin “Ryanair”, 18 pasagjerë u plagosën nga evakuimi me urgjencë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Alarm për zjarr në avionin “Ryanair”, 18 pasagjerë u plagosën nga evakuimi me urgjencë
BoteLajmi i fundit

Alarm për zjarr në avionin “Ryanair”, 18 pasagjerë u plagosën nga evakuimi me urgjencë

Published: July 5, 2025
Shpërndaje

PALMA, MAJORKË – Një incident i pazakontë ndodhi mbrëmjen e 4 korrikut në Aeroportin Ndërkombëtar të Palmës, ku një avion i kompanisë “Ryanair” që po përgatitej për t’u nisur drejt Mançesterit, u evakuua urgjentisht për shkak të një alarmi për zjarr.

Sipas autoriteteve spanjolle dhe raportimeve të mediave vendase, të paktën 18 persona u plagosën, nga të cilët gjashtë u dërguan në spital për trajtim mjekësor. Incidenti ndodhi në bord të fluturimit FR3446, i planifikuar të ngrihej në orën 22:50 të së enjtes.

Një video e publikuar në rrjetet sociale tregon pasagjerët që dalin nga avioni përmes krahut të majtë, duke kërcyer nga një lartësi prej afro tre metrash – një veprim i rrezikshëm që ndodhi pasi nuk funksionuan të gjitha rrëshqitëset e emergjencës, siç ndodh zakonisht në raste të tilla.

- Publicitet -

Zëdhënës të kompanisë ajrore Ryanair konfirmuan incidentin dhe sqaruan se “Një dritë alarmi për zjarr u ndez gabimisht dhe ekuipazhi vendosi të evakuojë pasagjerët për siguri maksimale. Evakuimi u krye përmes rrëshqitëses në derën e përparme të majtë. Disa pasagjerë u lënduan lehtë gjatë procesit. U ofrua menjëherë ndihmë mjekësore dhe u sigurua një avion zëvendësues, i cili u nis të nesërmen në orën 07:05.”

Nuk dihet ende pse nuk funksionuan rrëshqitëset e tjera të emergjencës, një element kyç në procedurat e sigurisë ajrore. Autoritetet e aviacionit në Spanjë kanë nisur një hetim zyrtar për të sqaruar shkaqet dhe për të vlerësuar reagimin e ekuipazhit dhe të kompanisë.

Pasagjerët e mbetur janë rikthyer në terminal, ndërsa kompania ka kërkuar ndjesë për vonesën dhe shqetësimin e shkaktuar.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Akrobatja shqiptare Fiona Rushiti thyen rekordin botëror, hyn në librin Guinness
  • Ka ekzistuar vend me emrin Dogerland?
  • Tedi Blushi dhe Belind Këlliçi përplasen me policinë
  • PD fut militantët në protestë, të rinjtë i rrethojnë me kordon: Nuk ju duam këtu, Berisha në burg
  • FOTO: Kafsha e çuditshme që tmerroi Mirditën, historia e majit të largët 1976 dhe e shoferit që i dha fund sagës së viktimave

Komentet e Fundit

  1. Sivi on VIDEO: Ministri i Jashtëm rus Lavrov mbërrin në SHBA me veshje të pazakontë pas 20 orësh fluturim
  2. Miri on VIDEO: Ministri i Jashtëm rus Lavrov mbërrin në SHBA me veshje të pazakontë pas 20 orësh fluturim
  3. Ana on VIDEO: Ministri i Jashtëm rus Lavrov mbërrin në SHBA me veshje të pazakontë pas 20 orësh fluturim
  4. Felix on VIDEO: Ministri i Jashtëm rus Lavrov mbërrin në SHBA me veshje të pazakontë pas 20 orësh fluturim
  5. Kokpalari 21 janarit on PD fut militantët në protestë, të rinjtë i rrethojnë me kordon: Nuk ju duam këtu, Berisha në burg

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?