Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Alarmi i Osmanit në Tiranë për planin Vuçiq-Putin: Të gjithë shqiptarët duhet të qëndrojnë të bashkuar
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kosovë > Alarmi i Osmanit në Tiranë për planin Vuçiq-Putin: Të gjithë shqiptarët duhet të qëndrojnë të bashkuar
KosovëKryesore

Alarmi i Osmanit në Tiranë për planin Vuçiq-Putin: Të gjithë shqiptarët duhet të qëndrojnë të bashkuar

Published: September 4, 2023
Shpërndaje

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tha në Tiranë se i gjithë rajoni është në një sfidë përballë një plani të përbashkët të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq dhe presidentit të Rusisë, Vladimir Putin.

Osmani gjatë vizitës në Shqipëri tha se shqiptarët në rajon duhet të qëndrojnë të bashkuar, pasi ajo që po ndodh në veri, sipas saj është në fakt një përpjekje për ta zbatuar planin rus.

“Nuk duhet të lejojmë që plani i Putinit të zbatohet nga Vuçiqi në Ballkanin Perëndimor”, tha Osmani.

- Publicitet -

“Duke e zbatuar në përpikmëri planin që Putini e pati zbatuar në vitin 2014 kundër Ukrainës, Vuçiqi dhe Serbia po synojnë ta destabilizojnë gjithë Ballkanin Perëndimor, e nëpërmjet destabilizimit të rajonit tonë ta atakojnë sistemin e vlerave mbi të cilin qëndron Bashkimi Europian dhe NATO. Pra, duhet ta shohim të gjithë pikturën e cila është shumë më e madhe sesa zhvillim në një vend apo në një rajon”, tha ajo.

“Prandaj edhe në mbrojtje të këtyre vlerave të përbashkëta dhe të asaj që e kemi arritur me shumë mund e sakrificë, që është shteti i pavarur e sovran i Kosovës në kufijtë aktualë, duhet të qëndrojmë të bashkuar të gjithë shqiptarët në rajon në radhë të parë, por bashkë me aleatët tanë që na kanë ndihmuar të vijmë deri te ky moment”, theksoi ndër të tjerash Osmani, në një konferencë të përbashkët për media me presidentin shqiptar, Bajram Begaj.

Në këtë pikë, ajo shprehu bindjen që ndërmjet kryeministrave Albin Kurti dhe Edi Rama, çdo diskutim i momentit që mund të ketë involvuar mospajtime tashmë është tejkaluar.

Osmani thotë : ‘’Mungesa e sigurisë në një pjesë ndikon në mungesën e sigurisë dhe stabilitetit në gjithë Ballkanin Perëndimor. ’’

“Më lejoni ta qartësoj një gjë: Nuk është situata në veri ajo që e ka acaruar dialogun Kosovë-Serbi, është Serbia ajo që gjithnjë acaron situatën në rajonin tonë nëpërmjet sulmeve të njëpasnjëshme ndaj Kosovës. Nuk ka javë që kalon që dikush nga Serbia nuk gjuan me armë policët e Kosovës që janë në territorin e Republikës së Kosovës”, tha Osmani.

Ajo përmendi se “Serbia vazhdimisht fut armatim në Kosovë” dhe “vazhdimisht trajnon grupe kriminale në ushtrinë serbe”.

 

p.c/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Ambasada e Izraelit në Portugali kërkon anulimin e koncertit të Kanye West
  • Tre anëtarë të një familje shqiptare humbin jetën në Gjermani
  • Nismë për Referendum pas rreth 70 ditësh protestë: Kërkohet shfuqizimi i ligjit që cenon Zonat e Mbrojtura
  • Episodi që trazoi verën e BE-së
  • “Smart City” premton siguri në shkolla, por kush e garanton sigurinë nga kamerat?

Komentet e Fundit

  1. K R on “Evis kujdes, nuk është thjesht vrimë…”
  2. xxx on Gjykata e Tiranës lë në burg aktivisten turke, pavarësisht azilit politik nga Franca
  3. demo on Një simptomë e skemës së PPP-ve, me kosto të tjera të larta financiare për taksapaguesit
  4. lato on Ndotja kërcënon ambicien tonë për t’u kthyer në destinacion turistik në Adriatik
  5. Dashi on “Evis kujdes, nuk është thjesht vrimë…”

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?