Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Alergjitë stinore, simptomat dhe disa këshilla si t’i mbani nën kontroll
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Alergjitë stinore, simptomat dhe disa këshilla si t’i mbani nën kontroll
AktualitetShendetesi

Alergjitë stinore, simptomat dhe disa këshilla si t’i mbani nën kontroll

Published: April 25, 2023
Shpërndaje

 

 

Alergjitë stinore, ashtu si edhe alergjitë e tjera zhvillohen kur sistemi imunitar i trupit bëhet i ndjeshëm dhe reagon ndaj substancave që ndodhen në mjedis, të cilat në pjesën më të madhe të popullatës nuk japin probleme. Ekspertët e shëndetit publik bëjnë me dije se Pranvera është stina ku miliona njerëz në botë preken nga alergjitë stinore, prandaj për të reduktuar shqetësimet gjatë kësaj periudhe, duhet treguar shumë kujdes dhe duhen marrë masat e duhura, si dhe medikament e nevojshme të përshkruara nga mjeku specialist.

- Publicitet -

Kështu, nëse keni teshtima, rrufë, ju lotojnë sytë, lëkura irritohet, dalin puçrra dhe fillojnë të kruhen, apo keni probleme me rrugët respiratore dhe nuk e kuptoni pse?! Me shumë mundësi jeni ekspozuar ndaj një alergjeni, i cili ka shkaktuar një reaksion alergjik (alergji).

Simptomat e sëmundjes ndryshojnë në varësi të gjendjes shëndetësore të çdo individi të prekur. Reaksioni alergjik mund të variojë nga një gjendje thjesht e bezdishme, deri në një kërcënim për jetën. Disa alergji janë sezonale, ndërsa disa të tjera janë të lidhura me gjendje shëndetësore kronike, si: sinusiti dhe astma.

Sipas të dhënave të raportuara nga strukturat shëndetësore, rezulton se alergjitë respiratore janë ndër format më të përhapura të alergjive. Gjithashtu, përhapja e sëmundjeve alergjike po vjen duke u rritur edhe si rrjedhojë e ndryshimeve klimatike, dhe nuk kufizohet më vetëm në ndërrimin e stinëve apo në mjedise specifike.

Me ndryshimin e stinëve, por sidomos në pranverë kur lulëzojnë bimët, ndodh një fenomen natyral, ku re të padukshme të poleneve ndjekin rrymat e ajrit dhe përhapen në atmosferë në distanca të largëta prej shumë kilometrash nga vendburimi i tyre. Polenet mund të depozitohen nga pak kudo, madje edhe në mukozën e konjuktivës, në hundë dhe në mushkëritë e personave të cilët jetojnë në këto mjedise. Individët të cilët bëhen të ndjeshëm ndaj proteinave alergjike të lëshuara nga polenet reagojnë me simptoma klinike. Alergjia nga polenet karakterizohet nga lotim i syve, teshtima, ndonjëherë kollë dhe astmë me shfaqje sezonale.

Bimët janë përgjegjëse për alergjitë ndaj poleneve, dhe alergjitë janë të ndryshme pasi ne kemi një shumëllojshmëri bimësh. Edhe pse bimët alergjike janë të përhapura më shumë në zonat rurale sesa në ato urbane, polenet prekin më shumë njerëzit që jetojnë në qendrat e qyteteve, aty ku trafiku i makinave është shumë i madh. Vëzhgimet kanë treguar se efekti i alergjeneve të çliruara nga polenet vjen duke u rritur nga ndërveprimi me ndotësit e ajrit dhe ndotësit që nxjerrin makinat.

Një formë e shpeshtë e alergjive është edhe riniti alergjik (me ose pa konjuktivit) prek mbi 60 për qind të popullatës në Europë, nga të cilët 15-20 për qind vuajnë një formë të rëndë të sëmundjes. Vlerësohet gjithashstu se astma alergjike prek 5-12 të popullatës në Europë.

 

Çfarë është një alergjen?

Alergjeni është një substance, e cila në momentin që hyn në organizëm nxit një rekasion alergjik. Alergjitë janë të shumta. Përmendim:  Alergji nga ushqimi, nga medikamentet, nga pickimi i insekteve, etj. Pyetjet se kush është në rrezik për alergji ekspertët e shëndetit publik i përgjigjen se çdo njeri mund të ketë, apo mund të zhvillojë një alergji, që nga i porsalinduri e deri tek i rrituri.

 

Çfarë duhet të bëjmë për t’i parandaluar?

Mënyra më e mirë për të parandaluar alergjitë është të shmanget kontakti me lëndët apo substancat alergjike, por në rastin e alergjive stinore, të cilat janë kryesisht nga polenet, është e vështirë të evitohet kontakti, pasi kjo kërkon qëndrimin larg ambienteve të hapura në periudhën e përhapjes së poleneve, mbajtjen mbyllur të dritareve, përdorimin e filtrave të ajrit, etj. Simptomat mund të zbuten nëpërmjet marrjes së medikamenteve të rekomanduara gjithmonë nga mjeku.

Nuk ka mrekulli që mund të largojë të gjithë alergjenet nga ajri, por nëse jeni një person që vuani nga alergjitë stinore, janë një sërë këshillash që duhet të ndiqni gjatë përditshmërisë për të përmirësuar cilësinë e jetës dhe për të përballuar më mirë simptomat e alergjisë. Këshilla të cilat i gjeni të detajuara në vijim të shkrimit.

 

 

Çfarë mund të bëni?

  • Përdorni ajër të kondicionuar në shtëpinë dhe makinën tuaj.
  • Nëse përdorni ngrohjen me kondicioner, përdorni filtra HEPA me efikasitet të lartë dhe ndiqni rregullat e mirëmbajtjes së tyre.
  • Përdorni një filtër portativ për ajër të pastër në dhomën tuaj të gjumit.
  • Nëse parashikohet shtim i poleneve në ajër, filloni të merrni medikamente para fillimit të simptomave.
  • Mbani maskë kur dilni në mjedise të jashtme, për të shmangur inhalimin e poleneve.
  • Nëse mbani kafshë shtëpiake, pastroni rregullisht tapetet apo batanijet nga qimet e tyre, pasi nëse kafshët rrinë jashtë për një kohë të gjatë, ka mundësi që polenet të ngjiten në qimet e tyre.
  • Konsumoni sa më shumë ushqime që përmbajnë vitamin C.
  • Mbyllni dyert dhe dritaret gjatë natës dhe në çdo kohë kur ka shtim të poleneve në ajër.
  • Shmangni aktivitetet në natyrë në mëngjes herët kur ka rritje të poleneve në ajër.
  • Zvogëloni ekspozimin ndaj të gjithë faktorëve që shkaktojnë alergji.
  • Qëndroni në ambiente të mbyllura në ditë të thata dhe me erë; koha më e mirë për të dalë është pas një shiu të rrëmbyeshëm i cili pastron polenet nga ajri.
  • Bëni dush, ndërroni rrobat dhe lani duart sa herë që ekspozoheni në mjedise të jashtme ku ka alergjenë.
  • Përdorni një lagështues për ajrin, pasi ndihmon në largimin e alergjenëve që gjenden në ajër.
  • Përdorimi i probiotikëve gjatë vitit të parë të jetës së bebeve, përdorimi i tyrë gjatë shtatëzanisë dhe ushqyerjes me gji nga nëna, pakëson mundësinë e shfaqjes së reaksioneve alergjike të fëmija.

 

p.k\dita 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Çfarë pritet t’i ndodhë ekonomisë shqiptare nëse lufta kundër drogës dhe pastrimit të parave do shkojë më tej
  • Takimet në ishullin e famshëm kanë hedhur dritë mbi një nga dyshimet më të forta të hetimit
  • Nga Sazani në Australi: Perandoria miliardere e familjes Trump ndesh në revoltë qytetare
  • Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  • Takimet në Aruba dhe Monako, vetëdorëzohet në polici Erjon Rama, i akuzuar si pjesë e grupit të Artur Shehut

Komentet e Fundit

  1. K R on Leksione morali me Aruba në sfond
  2. K R on Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  3. Ana on Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  4. K R on Taksixhiu dhe Agjentët Grekë
  5. Një vlonjat pa parti në Londër on Taksixhiu dhe Agjentët Grekë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?