Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ambasadori rus në SHBA: Koha të reduktohet numri i gazetarëve amerikanë në Rusi
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Ambasadori rus në SHBA: Koha të reduktohet numri i gazetarëve amerikanë në Rusi
BoteKryesore

Ambasadori rus në SHBA: Koha të reduktohet numri i gazetarëve amerikanë në Rusi

Published: April 14, 2023
Shpërndaje

Ambasadori rus në Shtetet e Bashkuara tha se Uashingtoni ka kërcënuar se do të hakmerret pasi gazetari i Wall Street Journal, Evan Gershkovich u arrestua nën akuza për spiunazh dhe sugjeroi se mund të jetë koha që të reduktohet numri i gazetarëve amerikanë në Rusi.

Shërbimi Federal rus i Sigurisë (FSB) tha më 30 mars se ka arrestuar Gershkovichin në qytetin e Jekaterinburgut dhe ndaj tij ka iniciuar një rast për spiunazh, pasi sipas autoriteteve ruse, gazetari amerikan dyshohet se po mblidhte sekrete shtetërore lidhur me kompleksin industrial ushtarak.

Gershkovich, gazetari i parë amerikan i arrestuar në Rusi nën akuza për spiunazh që nga përfundimi i Luftës së Ftohtë dhe media ku ai punon, kanë mohuar akuzat.

- Publicitet -

SHBA-ja i ka bërë thirrje Rusisë që të lirojë Gershkovichin dhe i ka cilësuar akuzat ndaj tij si qesharake. Presidenti amerikan, Joe Biden, po ashtu ka bërë thirrje për lirimin e gazetarit.

“Amerikanët na kanë kërcënuar me masa hakmarrëse nëse nuk e lirojmë Gershkovichin në një të ardhme të afërt”, tha ambasadori rus në Uashington, Anatoly Antonov. “Do të shohim se si do të veprojnë ata”.

Antonov tha se ka pasur një “bisedë të ashpër” me nënsekretaren amerikane të Shtetit, Victoria Nuland, e cila e ka akuzuar Rusinë për arrestim të paligjshëm të Gershkovichit. Antonov tha se Nuland vazhdimisht e ka ndërprerë atë gjatë bisedës.

Ambasadori rus tha se mund të jetë koha që të ulet numri i gazetarëve amerikanë që punojnë në Rusi.

“Amerikanët e kanë një fjalë shumë të mirë, reciprocitet, në të cilin ata insistojnë gjithmonë”, tha Antonov.

“Ndoshta është koha që ne të tregojmë reciprocitet dhe të reduktojmë numrin e gazetarëve amerikanë që punojnë në Moskë dhe në tërësi në mbarë Rusinë, dhe ky numër të jetë po aq sa numri i gazetarëve rusë që punojnë në Uashington dhe Nju Jork”, tha Antonov.

SHBA-ja tha të hënën se Rusia ka “arrestuar paligjshëm” Gershkovichin, duke hedhur poshtë akuzat, të cilat thanë se janë të motivuara politikisht.

Shumë gazetarë amerikanë janë larguar nga Rusia pasi presidenti rus, Vladimir Putin, urdhëroi pushtimin e Ukrianës vitin e kaluar dhe gazetarë të tjerë janë larguar pas arrestimit të Gershkovichit.

SHBA-ja vazhdimisht u ka kërkuar shtetasve të saj të largohen nga Rusia për shkak të luftës në Ukrainë, duke i paralajmëruar se ata mund të jenë subjekt i arrestimeve arbitrare dhe ngacmimeve nga forcat e sigurisë së Rusisë. / REL

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Ekzekutimi në mes të Sarandës, reagon Policia: Janë ngritur pika kontrolli
  • Tjetër episod i rëndë kriminaliteti në Sarandë, vritet në qendër të qytetit 44 vjeçari, plagoset kalimtari i moshuar
  • Në epokën e Inteligjencës Artificiale, ata vazhdojnë të zgjedhin librin
  • Zgjedhjet në Berlin dhe Mecklenburg, testi i rëndësishëm i Merz dhe partisë tradicionale
  • “Kishim konflikte”, vrau me thikë gruan, flet 68-vjeçari: Qëndronte te shtëpia e vajzës

Komentet e Fundit

  1. Dashi on Qeveria i jep leje të re në Jalë biznesmenit të protestave në Rrjoll
  2. ANNA on Tjetër episod i rëndë kriminaliteti në Sarandë, vritet në qendër të qytetit 44 vjeçari, plagoset kalimtari i moshuar
  3. Sarandjoti pa det on Tjetër episod i rëndë kriminaliteti në Sarandë, vritet në qendër të qytetit 44 vjeçari, plagoset kalimtari i moshuar
  4. miqesisht on Vila 69 në Palasë është në pronësi të ish-ministrit Blendi Klosi e fshehur në emër të komentatorit sportiv Dritan Shakohoxha?
  5. aktualiteti on BE-ja shpik “anëtarësimin e asociuar” për Kanadanë, çfarë do të thotë kjo për Shqipërinë?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?